
Kryeministri Rama për kërcënimet e Tomor Alizotit:
“Ishte një Ludovik komplet…me ato flokët…karafil komplet. Ai mua më argëton se është personazh. Duket si i dalë nga një film i Kinostudios në jetën tonë të përditshëm, nuk kam asnjë problem me të, është personazh. Është figurë komplet”, tha Rama në Real Story.
Rama: Nuk ka lidhje me ne kjo. Është e përgjithshme janë në një moment të ri ristartimi. Është fare normale, që të mos jenë fare prezentë në mënyrën se si ka qenë më përpara dhe nuk mendoj se do të jenë më prezentë, në mënyrën se si kanë qenë më përpara, të paktën me këtë administratë.
Unë mendoj se ky ka qenë një nga defektet e mëdha dhe një nga të metat dhe shprehet më të pakuptimplota të politikanëve të këtij vendi që i kanë zgjedhur vetë ambasadorët dhe ambasadat për arbitra dhe vende arbitrimi, sepse normalisht duhet që t’u trajtojnë njëri-tjetrit momente të vështira dhe kur e them këtë nuk e kam fjalën për ndonjë paqe ideale, por janë duke folur për atë që bëjnë gjeneralët në fushën e luftës dhe kur ushtarët e tyre janë duke u vrarë me njëri-tjetrin.
Mos u argeto aq shme, por merre seriozisht. Nuk jane thjesht thirrje kanibaleske, por dhune verbale, qe mund te coje ne dhune fizike. Shiko cfare ben Mziu ne Diber, Xhin Xhoni ne Lezhe, ai deputeti rrugac me te vellane ne Devoll etj. Nuk duam vrasje me 2025 si kater vite me pare.
Edi ! I ofendon me fjale por me vepra i mbron.