Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Fier në përmbyllje të fushatës elektorale në këtë qark.
Rama gjatë fjalës së tij nuk la pa ironizuar opozitën dhe drejtuesin politik opozitar të këtij qarku, Gazment Bardhi.
Sipas Ramës, Shqipëria nuk mund të bëhet peng pas një plaku të rrjedhur, duke u bërë “Gazi i botës”.
Ai shtoi se Bardhi nuk meriton asnjë respekt nga asnjë demokrat.
Rama: Ne populli shqiptar duam tani nuk presim më. Në ndërkohë këtu në këtë shesh është e pamundur të mos prek edhe një pjesë të kësaj historie, pjesë e shëmtuar, e neveritshme. Kënetën. U mblodh këtu në këtë shesh dhe dukej si një mbledhje mbetjesh nga Gjanica, që i kishin lënë këtu për ti pastruar shiu.
Kënetën që këtu ka zgjedhur të sjellë për të përfaqësuar Fierin në parlament dikë që jo nuk e meriton besimin e këtij qytetit, jo nuk e meriton besimin e asnjë qyteti dhe fshati, asnjë demokrati të zakonshëm në Fier, por nuk meriton asnjë respekt nga ky qytet dhe qark.
Dikë që është vetëm Gazi i botës. Nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësuar nga gazi i botës. Nuk mund të jetë i ndarë mes Shqipërisë në Be 2030 me gazin e botës.
Nuk mund të bëhet Shqipëria gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur, pas një politikani të lashtë të pashpresë që ka marrë peng opozitën për interesin e tij.
Ma tha bukur shumë një zonjë, ç’është kjo punë ne të tërë na kanë rritur me këshillën të kujdesemi për pleqtë. Këta këneta duan që një plak të kujdeset për ne.
Ramut leri idiotesite dhe perballu me mashtrimet qe ke bere ne 12 vite pushtet, nuk shtyhet me gallate me kenete e me bufa se per kete ti i bie te jesh bretkoce e kenetes. Ne 12 vite te qeverise tende eshte larguar rinia nje vend pa rini nuk ka te ardhme, jane larguar (debuar) 1 milion shqiptare, po i zevendeson me filipinas, indiane, bangladeshas, arabe e turli lloj muti qe ka bota dhe ti te jesh i qete te vjedhes e grabites sikur Shqiperine e ke trashegim nga Kristaqi,firmetari i denimit me vdekje te dy shkrimtareve desidente te komunizmit.