Dosja CEZ-DIA, avokati: Do të arrestohet Meta, Berisha dhe Shkëlzeni! Kush është zyrtari i lartë që shkroi shënimin në dokumentin që implikon Shkëlzenin në Gërdec dhe shpërblimi që mori nga Saliu

12 Shkurt 2024, 10:18Politika TEMA
Dosja CEZ-DIA, avokati: Do të arrestohet Meta, Berisha dhe Shkëlzeni!

Avokat Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, teksa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit të këtij të fundit Shkëlzenit dhe kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilët madje ka paralajmëruar  “ditë të zeza”, pasi siç theksoi ai do të kenë telashe me Prokurorinë Speciale (SPAK) sa i takon aferave kriminale dhe korruptive ku janë përfshirë.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri theksoi se sa i takon aferës ‘CEZ-DIA’, arrestimi i parë është Meta, Berisha dhe Shkëlzeni. Ndërkohë gjatë intervistës për “SOT”, Beqiri paralajmëroi se do të hapet dosja numër 2 për masakrën e “Gërdecit”.

Avokati theksoi se në Gërdec është bërë një masakër e vërtetë, pasi janë vrarë 26 persona dhe 300 të tjerë kanë mbetur në tentativë. Ndërkaq, sa i takon “Faksit për Shkëlzenin’, Beqiri tha se ishte dërguar në drejtim të Sali Berishës dhe se nuk është shkruar nga Aldo Bumçi, por nga zv/ministri i Drejtësisë, Viktor Guma, i cili më pas u shpërblye nga Berisha për punën e mirë që bëri.

-Avokat Beqiri, fillimisht dua të ndalemi pak tek dosja “Gërdeci”, e cila po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërkohë që ish-ministri Fatmir Mediu ka thënë se akoma nuk e ka vendosur nëse do të jap ose jo shpjegime. Keni një koment?

Ajo i takon atij nëse do të jap apo jo shpjegime. Nëse pranon pastaj do të ti tregojnë pyetje edhe avokatët e familjeve të viktima.

-Po faksi që flitet për Shkëlzen Berishën?

Është për Shkëlzen Berishën dhe atij i ka shkuar. Drejtimi i fax është tek Shkëlzen Berisha. Ajo ka thënë (sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Anjola Agolli) se fax e kam drejtuar në drejtim të Berishës. Nuk e ka shkruar Bumçi, po zv/ministri Drejtësisë Guma, i cili mori shpërblim dhe u bë dhe deputet i Saliut. Ata duan që ta marrin atë shkrimin që është Shkëlzeni dhe ta çojnë dhe merr drejtim procesi. Nuk është kjo se ca do të thotë sekretarja. Sekretarja e ka thënë një herë dhe ta thotë dhe para gjykatës. Jo vetëm që po ecën, por ata që janë thirrur për t’u pyetur janë “thembra e Akilit” për procesin që e kanë të hapur dosjen nr.2 për vrasjet masive, për motive të dobëta, 26 dhe 300 të mbetur në tentativë që është masakër dhe këto prova asaj dosje i shërbejnë më shumë. Në këtë aspekt unë shikoj se dëshmitarët që janë thirrur, duke filluar nga Luan Hoxha, por edhe dëshmitarë të tjerë do të thotë se procesi e ka marrë drejtimin.

-Mendon se SPAK është i pavarur?

Aty ka element të caktuar që janë të varur nga politika. Saliu aty ka pjesën e vet të njerëzve që e informojnë, pra aty ka element të caktuar që janë të varur në SPAK, edhe nga krahu tjetër i politikës. Por, si institucion SPAK varet nga ligji dhe nga ata profesionit që janë të FBI dhe se lënë që të lëviz dhe të bëhet i varur.

-Ka hetime për inceneratorët?

Inceneratorët po mbarojnë gjyqet do shkojnë në Apel. Është në hetim Gërdeci, 21 janari, CEZ-DIA, kompleksi Partizani. Janë në hetim shëndetësia, ish- ministri shkon në SPAK.  

-Keni marr kërcënime personale lidhur me kallëzimet që keni bërë?

Këtu po kërcënohet vendi, shteti ligjor. Elementët e krimit të organizuar janë bërë si bisha të tërbuara dhe të organizuara. Kush ngrihet që bën një kallëzim që jep një provë vërsule 100 e ca deri në terrorizëm. Unë kam pas shumë, edhe në Facebook edhe sot ka shumë. Këto janë edhe mangësi të SPAK sepse po punon me ngadalësi të madhe dhe nuk po i përgjigjet ritmeve të krimit dhe të malit të madh të korrupsionit që ka ndodhur në këtë vend. Në ‘CEZ-DIA’ arrestimi i parë është Meta, Berisha dhe Shkëlzeni. Këta duke e zvarritur po bëjnë që kriminelët të marrin forcë dhe të porosisin që të na vijnë nga Kosova pako tritol për shpërthim. Të tëra janë për ta destabilizuar vendin, sepse krimi nuk po goditet. Po shohim përgatitje për akte përgatitje terroriste që do ta dëmtojnë rëndë këtë vend dhe shtetin tonë ligjor.

-Si e sheh vitin 2024, do marr fund pandëshkueshmëria?

Viti 2024 do jetë viti që në vend do ngulitet në kokë fort që në këtë vend nuk do të ketë më të pandëshkueshëm. Me proceset që janë në duar të drejtësisë por edhe më të tjera që do të hapen. Në 2024 a do arrihet që shteti që ne kemi sot që të krijoj një lloj balance pozitive që pasuritë që ka krimi këta do ta kenë shumicën apo vet shteti. Sot krimi e ka më  të madhe paranë se e ka shteti. Çfarë do bëjë SPAK për të konfiskuar  pasuritë e atyre që ato ti kalojnë buxhetit të shtetit që i kanë vënë në rrugë jo të ligjshme. Ata që po e mbajnë peng këtë vend në 2025 nuk do ti kemi më nëpër këmbë.

-Sa i përket deklaratave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, si e pe?

Njeri nuk e beson, madje për vet natyrën e shqiptarit, ai e humbi edhe të qenit shqiptar. Azil politik mund ta kërkosh, por nuk mund të thuash dot gjëra që janë të paqena. Azil politik kam kërkuar edhe unë, kurse ky do ta marr me krimet që ka bërë. Nëse korrupsionin në anën e djathtë ka qenë Berisha dhe Meta, kryetari i kodrës së korrupsionit tek e majta është Arben Ahmetaj. Del Berisha mbron Ahmetajn, po kjo nuk shkon.

3 Komente

  1. T
    Treni

    Edhe mua mu duk pak e frikshme ajo puna e tritolit... Gjithë ajo sasi aty. Shumë dyshuese.

    1. S
      Shkembi

      Edhe pse duket ca e cuditshme, une kam frike se drejtesia me ngathtesine dhe vonesat skandaloze, do e coje kete vend perseri ne piken zero, ku banditet do e gezojne pronen e vjedhur dhe shqiptaret do i versulen sistemit te drejtesise, qe u kthye ne armikun e tyre me te eger. Mos ndodhte!

      1. M
        Mokrari

        Mire e ke ti avokat Beqiri kesaj i thone Pirth pirth se cfryesh po te hetonte SPAKU si duhet pa e zvaritur vetem me te dhenat e tua dhe te Karajt ceshtja do ishte mbydhur por keta prokuroret e Spakut dhjesin gjak nga Meta,Berisha e Shkelzeni me keto prova qe ke thene ti ma Karajn po te ishte nje tjeter do ishte arestuar nja dhjete here,ligji zbatohet vetem per FUKARAIN o avokat me gjthe besim qe ka populli.per SPAKUN.

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema