Vizita e Blinken në Tiranë, Rama: Tregues se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare

11 Shkurt 2024, 16:40Politika TEMA
Vizita e Blinken në Tiranë, Rama: Tregues se ku e kemi ngritur

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Asamblesë së PS komentoi dhe ardhjen e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Antony Blinken në Tiranë duke thënë se ka një domethënie të veçantë, për vetë faktin se bota ndodhet në një situatë të vështirë.

Mes tjerash, Rama nënvizoi se vizita e tij në Tiranë tregon se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe çfarë përfaqëson vendi ynë në sytë e aleatëve tanë strategjikë.

“Në radhë të parë besoj që ka një domethënie të veçantë ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Evropa dhe bota, për kohën shumë të ngarkuar për një sekretar shteti që fakti se gjen të nevojshme dhe vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin flet në mënyrë të posaçme për ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe çfarë përfaqëson sot në sytë e aleatëve tanë lidhur me këtë rajon, ku me krenari e them se Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, rrugën e bashkëpunimit, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për t’u ndarë nga një e kaluar me tragjedi, prapambetje, me raste të pafundura të humbura për t’i lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera”, tha Rama.

7 Komente

  1. K
    Karbunar

    Ik er lar se kane ardhur te tjere sekretare shtetibpara nlinkenit dhe jo te paguar ngabsorros e mcgonigal

    1. l
      loni

      Prandaj bota po katandiset ne kete derexhe Blinken shpreson nga Rama ska koiment

      1. G
        Gyte

        Ka ngritur ky shqiperine?! Mendon se duke bere si klloun neper takime permireson pozitat e vendit. Thjesht ata (te huajt) e dine qe ky eshte K me zile dhe kaq. Pastaj te vijme tek roli i shiqperise. Gjithcka eshte fale rethanave gjeopolitike dhe pozicionit tone, si dhe ne menyre absolute fale prirjes properendimore te mases derrmuese te shqiptareve. Pjesa tjeter jane keta plehra politikane si rama , meta, berisha, veliaj etj

        1. J
          JET-666

          Tall bythën tall, ke gjetur një popull dele. Çfarë arritjesh ke bërë ti more rrap në arenën ndërkombëtare përveç të qënit një klloun që i bën njerëzit të shurrosin në brekë ? Akoma edhe pas 11 vitesh kryeministër fajin e ka Saliu për çdo gjë edhe pse Saliu ka cofur.. Lëri pordhët dhe rrjetet sociale e puno për popullin jo për ata një grusht njerëzish/ oligarkë që e vodhën këté vend , se vërtet populli dele të ngre lartë kur gënjeshtrat skanë të sosur , por pas durimit që ka fund populli kthehet në ujk dhe të bën gjëmën e nuk do ketë oligark që do të shpëtojë nga burgu.

          Lini një Përgjigje