Berisha flet nga dritarja për Asamblenë Kombëtare e PS-së: Ua mbylli Edvini gojën, ndryshe do i vrasë

11 Shkurt 2024, 20:11Politika TEMA

Berisha flet nga dritarja për Asamblenë Kombëtare e PS-së:

Sali Berisha ka komentuar Asamblenë Kombëtare të PS-së, në një tjetër dalje nga dritarja e banesës së tij.

Gjatë fjalës së tij ai e ka cilësuar Asamblenë e PS si mbledhje tipike të një organizate kriminale.

Berisha tha se Edi Rama ka përdorur kodin e mafias, duke u thënë anëtarëve të mos çelin gojë, përndryshe i pret plumbi pas veshit.

“Në asamblenë e kalbësirës që quhet Rilindje. Të ndalen për një moment hap pas hapi, të analizojnë këtë asamble, e cila do të shkruhet me germat më të zeza në histori si asambleja film tipike e një organizate kriminale.

Edi Rama tek hynte në asamble, në krah kishte Charles McGonigal. Para tij ecte Arben Ahmetaj, gazetarja e pyet, e len pa gojë e len pa mend, nxihet dhe ikën.

Ndalni pak. Mos harroni këtë asamble. Cilat qenë dy anët e saj të dashur qytetarë.

Për ju, për shqiptarët, socialistët, papartitë, asambleja ishte një heshtje varri, sepse Edi Rama përdori ndaj qytetarëve shqiptarë, kodin e omertas, kodin e mafias, sipas të cilës anëtarët janë të betuar të mos çelin gojën, se përndryshe i pret plumbi pas veshit. Asgjë nuk pipëtin. Nuk kishte më fjalime për inteligjencën artificiale, as për hidrogjenin e Bulqizës, apo metanin e Shpiragut.

Jo, jo, kishte omerta, omerta, omerta. Në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Arben Ahmetaj ishin 100% të vërteta. Se ajo heshtje vdekësore, vetëm sa konfirmoi një për një ato akuza të tmerrshme.

Arben Ahmetaj në të vërtetë në intervistën e tij certifikoi të gjithë vërtetësinë e akuzave të opozitës, se Edi Rama është autori kryesor i djegësave në Shqipëri.Se Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës.

Arben Ahmetaj dëshmoi para shqiptarëve se vetingu është një akt fund e krye politik, se drejtohet me mesazhe dhe dokumente false dhe se u bë me gjah shtrigash.

Ai u tha shqiptarëve se kreu i ekzekutivit ka kryer veprime të llahtarshme, ndaj dhe omerta, sepse të llahtarshme për çdo njeri normal janë aktet e vrasjes, pengmarrjes, detyrimit me forcën e armëve për ti kryer një akt kriminal tjetrit.

Në rastin e Ramës, me avion privat në dispozicion jashtë çdo kontrolli, janë dhe mund të jenë baulet me tonelata drogë, pasi siç thotë Ahmetaj është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, ose baulet me narkoeuro, ose kontot bankare të ofshore.

Mos harroni se në 2014 u akuzua nga OSBE-ja se ka 200 mln euro ofshore. Pra llahtari këto mund të jenë, ndaj dhe kodi i mafias për qytetarët shqiptarë.

Arben Ahmetaj e akuzoi Edi Ramën se i ka kërcënuar në mënyrën më të rëndë në kryesi, dhe më pas janë kërcënuar fëmijët, familja. Asnjë anëtar kryesie nuk doli ta mohojë. Të gjithë i pranuan me heshtje denoncimet e Ahmetajt”, tha Berisha.

14 Komente

  1. N
    Noci

    Rama te paktën i mbledh dhe nje fare pune te tyren e bejne por ti nuk ke parti fare e kritikon ate qe e ka

    1. E
      ENTSOE

      Kafshe e llahtarshme!!

      1. M
        Mateo

        I ziu Teme, c'e ka gjetë! Ŕama vret e pret, sić di I ziu Teme të bējë. Ka njē tē mirë: e thote hapur se ai kercënon e të zhduk po I zure rrugën.

        1. T
          Tironci

          E ca te boni Ed Rama ty mer malok te shkerdheu para mbrapa te boni te flasesh me vete aty te rrish o felliqesire e kombit aty ne ballkon deri sa te ngordhesh si qen I avdallisur me gjithe Ata loqet qe te ndjekin nga prapa Yyyyyyyyyy o kelysh kurve nga u bone sebep ti per ne shqiptaret mor maloq te shkerdhefsha robt mor pis muti

            1. T
              Treni

              Saliu ekspert në groshë qorre. Po shiko o derman partinë tënde se u copëzua si lakra e stërzjerë.

              1. S
                Shqipetari-Berlin

                O sALEH...Hale...Berisha:Bastradi i Sheqeres dhe Karaxhicit(Plake),...futi ne Sumet ato dy Gishtat...themi ne Kavajsit..na degjo..keta te Jugut jane me "Dashamirese" me ty Berisha thone:Futi ne B..thet.....dhe Goje.... @@Ik dhe Mbyllu ne halen qe ke Ndertuar vete Bastarde..ata qe vijne poshte shtepise tende jane "Koraxhinjte e tu"...qe pasi te bejne Qejfin duke bere Gallate poshte shtepise tende Thon:Ngordhe..o i Ngordhur...qe te Shpetojme nga "Kthetrat e tua"...edhe Lul Basha TA FUTI....edhe Fazllici..NUK PO NDIHET ME..keshtu eshte kur bie nga ......ha nje tume tani...lol

                1. D
                  Doli Sala n'penxhere .....

                  Doli Sala n'penxhere per me pa se sa jane mbledh , po ik o Sal ne spital se je bere karr naval haaaa. Saliu rrezoje komunizmin haaa nje komunist nje sekretar PPSH n behet kryetar i nje partie te ashtuquajtur e djathte haaaa tragjikomike. O sali ke dy rruge ose ne burge ose ne spitalin psqiatrike por me shume shance ke spitalin psqiatrike

                  1. d
                    drejtesia

                    Lidhni more qenin se eshte terbuar fare!pika qe ste bie

                    1. S
                      Sulua

                      Plak i rejedhur nga trute Po te rjedhur jane edhe ato qe i shkojne atij nga mbrapa Shqipetare te pa civilizuar ,akoma te eger

                      1. S
                        Shkembi

                        Nga kjo hale s’mund te pritet gje tjeter. Pershendetje Spaku! Amanet kufomen.

                        1. O
                          Ori

                          Uau ky nxjerr me keto tregon te gjith veprimtarine e vet si ka vepru, mendon se te tjeret vepriojne si ky.Kujdes ky do vrase Ahmetajn dhe do te thote e vrau Rama!!!!!

                          1. S
                            Shkembi

                            Po or qelbesire, po. Te gjithe duhet te veproje Sipas logjikes sate, ndryshe s’mund te mbyllet haleja jote.

                            1. x
                              xhoxhi

                              Pse nuk dërgon avokatët që të kërkosh lejë për të protestuar kundër Blinkenit?Po ke bythë dhe je trim kërkoi gjykatës se Blinkeni ta dërgoi pusullkën për non grata dhe jo Rama.Ja pra se nuk je trim.Dili para dhe thuaji pse më akuzon se nga kati i tetë edhe unë bëhem trim..

                              Lini një Përgjigje