
Petrit Vasili firmosi në emër të LSI kontratën me kompaninë GSIS për t’i mundësuar Metës takime në SHBA në vitin 2016. Ilir Meta vijon të mohojë dokumentet e zbuluara.
Në dosjen e dytë penale që ish deputeti Halit Valteri ka referuar në SPAK, flitet për krijimin e një grupi me politikanë dhe biznesmenë nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në funksion të zbatimit të një skeme korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas kallëzimit penal, grupi kryesohet nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa pjesë e tij janë Petrit Vasili, Edmond Panariti, Elona Guri, Muharrem Berisha, Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa.
Në kallëzimin penal thuhet se deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.
Ky shpenzim nuk është deklaruar as nga LSI-ja në KQZ dhe as nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili në ILDKPKI. Sipas kallëzuesit jemi para veprave penale të pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë, korrupsionit dhe falsifikimit.
Bashkangjitur kallëzimit penal janë kontrata e lobimit, raporti financiar i LSI në vitin 2016 si dhe deklaratat e pasurisë së Metës, Kryemadhit dhe Vasilit për vitin 2016. Ballafaqimi i këtyre dokumenteve komprometon rëndë pikësëpari Petrit Vasilin, i cili rrezikon që të merret i pandehur nga SPAK.
Ndërkaq, presidenti Ilir Meta vijon të mohojë kontratat e publikuara të lobimit.
“Ata që janë në kërkim të letrave për azil për të shpëtuar drejtësisë këtu edhe të tjerë që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku, por deri në 24 korrik do bëjmë detyrën me përgjegjshmëri të plotë e shpresojmë të ketë dhe reflektime kur bëhet fjala për çështje të interesit kombëtar”, ka pohuar Meta.
SPAK ka regjistruar procedimin penal për kontratat e lobimit. Tashmë i mbetet SPAK dhe gjykatave për të thënë fjalën e fundit nëse qëndrojnë apo jo kontratat e lobimit dhe pse nuk janë deklaruar në Shqipëri.(Shqiptarja.com)
Epo ky duket qartë që është sulm politik. Fshatari injorant kokelope , dhe ky degjenerata tjeter nuk mund të bëjnë këto gjera. Edhe sikur ta ketë bërë , ishte per te mbrojtur kushtetuten dhe lirine e popullit shqiptar.
O shoku, bollino ja ka mare doren me talljen e trapit me delenxhinjte e rilindjes. Dhe nuk i ka dale keq, fshatri nga puglia qe do riste domate eshte bere me miliona euro prona ne mes te tiranes . Lobimet ne amerike jane gjeja me kollaj per tu verifikuar, sepse verifikohen online nga gjithe bota, nese vertet ilir meta do kishte paguar keto leket si thone keta cunat e inceneratoreve , do kishte 1 hetim ne amerike si per lulzim bashen, ose ose do kishte ndonje te denuar si gruaja e bilalit. Per sa kohe ka kafshe te tilla, fene do i luaje rilindja duke vjedhur dhe duke tallur.
O ben, sa shume gjera qe di ti more, kushedi se sa denoncime ke bere ne spak kunder qeverise, vazhdo se edhe pak e do ta rezosh, pastaj do e rifitosh vendin e punes qe ke humbur dhe do hash fara me Titin!
Bravo djalit, kesi njerzish I duhen vendit,tju tregojne vendin ketyre hajdutve dhe kriminelve si Vasili me shok.
Ka vite qe flitet per afera koruptivi te Ilir Metes,Monikes,Titit etj dhe vetm fjale ne ere e asgje nuk eshte bere. Pse? Sepse SPAK dhe gjithe drejtesis shqipetare, Meta me Salin i kane dhe ashash dhe i ka vene ne gjum. Nuk dihet,se, nje dite do te zgjohen apo jo.
Kontratat e lobimit te like floririt jan vetëm një pikë ujë në mes të oqeanit. Gërmo o tare gërmo se do të gjesh edhe miliarda të tjera.
Eshte hera e pare qe Pecho Vasili ben te tilla gabime, mos beni pis figura te tilla qe jane krenaria e kombit.
Ngado te rrotullohet SPAK nuk mundet dot ASPAK te mos perplase koken fort me aferen mbi 400 milion Euro te vjedhjes te Inceneratoret.
Titi po te pret burgu i Recit Petrit Vasali. Do shoqerosh familjen mafioze ne biruce Titi.
A ka dale avokati mbrojtes i Metes zoti Arben Kraja te deklaroje qe nuk ka prova per krimet e Likes?
Dhe ju besoni te SPAK ! Ata po lene te lire nje kriminel si non grata Berrisha qe kakarris si kaposhi ne maj te plehut ....harrojeni SPAK ishte thjesht nje humore
Titi si gjithmon mbyll vrimat e ciftit Meta!
Mos e merni në qafë Peçon , po të kishte në dorë tërë ato lekë , nuk do hante FARA , bordurave të rrugëve !