Eduard Shalsi: Kur Rama tha nuk keni parë gjë akoma një pjesë brenda nesh nuk e kuptoi…

4 Qershor 2024, 09:23Politika TEMA
Eduard Shalsi: Kur Rama tha nuk keni parë gjë akoma një

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion", ku ka folur për reportazhin e RAI 3 dhe akuzat e Arben Ahmetajt.

Ky i fundit u shpreh për Ahmetajn se ndoshta hyn tek ata njerëz që u shqetësua kur Rama në fillim të marrjes së pushtetit u shpreh me fjalinë “nuk keni parë gjë akoma”.

Shalsi tha se kanë qenë të shumtë brenda PS-së që nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte kryeministri kur tha atë fjali.

Sipas Shalsit, Ahmetaj mund të kishte dëshmuar dhe ishte ballafaquar me drejtësinë dhe jo të dilte me kamera të fshehta.

Akuza e Ahmetajt që Rama koordinon krimin dhe i pret në zyrën e tij?

Unë jam që nga 2004 që punoj dhe disa vite kam qenë ngushtë me Edi Ramën. E njoh mirë punën.

E njoh mirë vullnetin, por ndoshta ky person hyn tek ata që kur Edi Rama shprehu “nuk keni parë gjë akoma” u shqetësua opozita.

Në fakt një pjesë brenda nesh nuk e kuptuan se çfarë donte të thoshte sepse realisht një pjesë abuzoi me pushtetin.

Në rastin konkret një njeri i cili mund të kishte dëshmuar, ballafaquar me drejtësinë. Të shkonte, të fliste aty ku duhet të fliste. Por me kamera të fshehta sinqerisht as nuk më ngjall interes…

3 Komente

  1. G
    Gazetari i partisë

    A është ky Shalsi që tha dikur Ne do vjedhin me stil jo si Saliu??

    Përgjigjjuni
    1. T
      Thenje me vend...

      z. Shalsi ka te drejte persa i perkete deshmise qe Ai muti qe i eshte refuzuar Azil ne Swizer nese do te ishte i paster dhe pa gabime shkelje ligjore .... te jepte dhogari para Drejtesise ne shqiperi..... nders aper sa i perket thenjes qe ka thene z.. Edi Rama....e ka thene qe kushdo qofte qe shkele ligjet do ti shkerdhehet vete dhe do te degjenerohet vete dhe do te denohet... Thenje me vend...

        Lini një Përgjigje