REPLIKAT/ “Boll tani s’ta lejoj, e kam fjalën në majë të gjuhës”, Spiropali 'përplaset' me zëdhënësin e Berishës: E di që ke ardhur nga poshtë ballkonit

4 Qershor 2024, 09:17Politika TEMA
REPLIKAT/ “Boll tani s’ta lejoj, e kam fjalën në majë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u përplas me zëdhënësin e Sali Berishës, Alfred Lela, në lidhje me intestigimin e RAI3.

Replikat:

Lela: Mediat në vendin fqinj janë institucione dhe veprojnë si të tilla. Unë jam në kontakt me kolegë që e kanë kontaktuar gazetarin e Rai3 dhe ata bëjnë një punë për t’u duartrokitur që merr kohë, fakte dhe të lejon ty të mbash qëndrimin tënd. Aty kishte vetëm fakte, nuk ishte emisioni i pushkës për të vrarë kundërshtarin, Edin dhe për të shpëtuar Saliun, ishte një punë gazetareske e shkëlqyer.


Spiropali: Nuk mund të mos qesh me faktin që flasin për drejtësi dhe mbajnë në bluze foton e Sali Berishës që është i akuzuar për korrupsion.

Lela: Mos e zhvendos bisedën, të lutem, jemi duke folur për reportazhin e RAI3 për akuzat, nuk ka aty akuza për Sali Berishën.


Spiropali: Po flas me të zonjën e shtëpisë dhe me publikun

Lela: Nuk e ha publiku këtë moj zonjë. Boll të lutem se nuk shkon. Nuk ka vënd ku të rrijë

Spiropali: Është e paimagjinueshme që mbahen në këmbë si parti politike me bluzën e Berishës

Lela: Është për Elisa Spiropalin, për Edi Ramën dhe qeverisjen e PS, jo për arkeologjinë e PD.

Spiropali: Doja të vija në pah absurditetin e kësaj çështjeje

Lela: Nuk kam për të të lënë të flasësh. Nuk kemi ardhur për Berishën.

Spiropali: Nuk kam ardhur për ty

Lela: Lëre Saliun, le të flasim për madhështine e reportazhit

Spiropali: Ju jeni në mjerim, do ishte absurditet të lë fëmijët e mi në shtëpi që të komunikoj me ty

Lela: Unë e kuptoj taktikën e tyre, kanë 11 vjet që këtë thonë, Saliun e keni izoluar

Spiropali: Unë e di që sapo ke ardhur nga poshtë ballkonit dhe ke marrë një frymëzim të ri

Lela: Po i kapërdij fjalët që i kam në maj të gjuhës, por ndonjëra do më shpëtojë

Spiropali: Po provoje

Lela: Unë jam ai që druhet në fakt…

5 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Lela je mjeran... Te te rroje kafka bosh se per tru... Po si nuk e kuptoni se e keqia e ketij vendi eshte mentori yt monster. Pastak kinse na vini ne loje kur thoni: "Pse SaliHu e ka fajin edhe pas kaq vitesh?". Po sigurisht sepse ky monster, qe diten e pare qe rrembeu pushtetin, e goditi shtetin ne embrion, qelize me qelize dhe eshte mjaft e veshtire ta biesh ne binar. Socialistet punojne dhe vjedhin, ju kur vini ne pushtet vetem vidhni...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kajo E

      Eliza ne boyen e 50 miljon eurove. Kishe vene edhe dhembet e rinj tani besoj e kafshon me mire ate sendin

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Sa te jete jeta ky vend nuk behet sepse ne vitet 92..97 u be gjema ne cdo qelize te jetes se nje vendi.Prandaj nuk eshte e teper te thuhet fajin e ka Saliu por duhet uluritur cdo dite

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          ore,ka nodnjë që e njeh më mirë këtë spiropaleshen??është trashur apo thjeshtë ka filluar botoksin,kjo??jo për gjë por thjeshtë për kureshtje shou bizi!!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zamir..

            O Leli, e di nje Shqiperi qe kjo eshte buce...ka qene deri pak me pare koqeshfryresja e Pashait...eshte femer e piste...te tilla femra nuk duhen lejuar te jene nena e bashkeshorte...Me kete baxhelle do aresyetosh per Ramen?!Andi Bushati i ra ballit kesaj kurves....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje