Elisa Spiropali, në takimin e NATO-s: Evidentova rastin e vendit tonë që u sulmua nga Irani

16 Nëntor 2022, 20:05Politika TEMA

Elisa Spiropali, në takimin e NATO-s: Evidentova rastin e vendit tonë

Ministrja Elisa Spiropali ka qenë në Bruksel, ku ka marrë pjesë në një takim të NATO-s.

“NATO, Bruksel - Me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, në Takimin e Nivelit të Lartë të Pikave të Kontaktit për Qëndrueshmërinë (Resilience) që u zhvillua sot me përfaqësues të vendeve aleate të NATO-s.

Lufta e Putinit në Ukrainë por edhe rreziqet e tjera globale, e kanë kthyer në urgjente shkëmbimin e praktikave më të mira të shteteve për të rezistuar, rikuperuar dhe vazhduar ofrimin e shërbimeve qeveritare në kohë krize, paqeje dhe lufte.

Evidentova rastin e vendit tonë që u përball me sulmet kibernetike të Iranit dhe theksova gatishmërinë për të patur një qasje më të fuqishme, të integruar dhe koherente të qëndrueshmërisë në nivel kombëtar dhe si pjesë e Aleancës”, shkruan ajo.

1 Komente

  1. E
    Edkari

    NATO qe gjithnje e mendoja si nje force serioze e te ulet kaq poshte sa Spiropali te marre pjese do thoja qe te kesh dy bythe qe njeren ta shklysh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje