“Çelja e negociatave lajm i mirë për Shqipërinë”, Kadilli: Qeveria teknike nuk u kërkua në momentin e duhur, nuk bëhet me dhunë

18 Tetor 2024, 16:06Politika TEMA
“Çelja e negociatave lajm i mirë për

Ish -deputeti i PD, Fatbardh Kadilli tha se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë është një lajm i mirë. Kadilli tha se kjo nënkupton se do të ketë pak BE në Shqipëri dhe kjo gjë sjell më tepër garanci për demokracinë.

Ndër të tjera, Kadilli tha se kërkesa për qeverinë teknike nuk është bërë në kohën e duhur.

"Çelja e negociatave është një lajm i mirë për Shqipërinë. Sa më shumë prezencë të institucioneve të BE-së të kemi, aq më shumë garanci do të kemi.

Qeveria teknike është zgjidhje e mirë, por nuk bëhet me dhunë, por vetëm me dakordësi.

Këto kërkesa ne i bëjmë në ditën e fundit. Normalisht, më e mira është që bëhet marrëveshje fill pas zgjedhjeve. Pra, për të treguar forcat politike se nuk e do qeverinë teknike për avantazh momental.

Po ta kërkosh në kohën e duhur qeverinë teknike, jam i sigurt që gjendet ekuilibri dhe zgjidhja", tha Kadilli në një intervistë në News24. 

 

 

 

2 Komente

  1. P
    PROSHI

    O Kadil, po më qeveri teknike se kjo e Ramës nuk gjen në BE. Përveç kryeministrit që është politik të gjithë të tjerët janë të afruar nga profesioni i tyre dhe karjerë individuale gjë që kritikohet nga media dhe opozita.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Po kur eshte koha e duhur more bythelepires i pushtetit kriminal te ripjelljes, more morr, more vemje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje