
Partia Socialiste pritet të kalojë në emra konkretë pas dështimit të paralajmëruar të raundit të tretë për Presidentin e ri.
Opozita nuk bëri dot diferencën. Ajo shfaq e përçarë dhe me qëndrime të ndryshime në këtë proces, ndërsa i vetmi që përfitoi ishte kryeministri Edi Rama.
Taulant Balla vijoi deri diku diversionin se PS-ja do të marrë vota përtej saj, duke nënkuptuar vota të opozitës për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Deputetët e Alibeajt po përpiqen të shmangin rrjedhje votash nga grupi i tyre duke bojkotuar në bllok që në raundin e tretë të votimit ndërsa ata që nuk munguan ishin deputetët e “Rithemelimit”.
Deri më tani PS-ja nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat, por Erion Veliaj paralajmëroi të shtunën se PS-ja ka plot 10 emra figura të spikatura por asnjëri prej tyre deputet aktiv.
A do të ketë kandidat edhe nga e djathta që Rama mund të shesë në tavolinë? Kjo mbetet për tu parë.
Agron Duka i PAA-së tha pak kohë më parë që Rama do të “shesë” një emër nga e djathta për ta konsideruar më pas procesin konsensual.
Në anën tjetër Taulant Balla ka lënë të hapur negociatat me Fatmir Mediun dhe Mesila Doden ndërsa ka përjashtuar bisedimet me grupin e Berishës.
Si Mediu ashtu edhe Doda kanë folur për emra për tre raundet e para por me një kusht që ato të shkonin si paketë në emër të opozitës.
Atëherë çfarë zgjidh konsensualisht raundi i katërt nga PS-ja për Presidentin?
A do të varet ky raund nga emri që do të propozohet prej tyre për të joshur edhe vota nga e djathta?
Kjo mbetet për tu parë. Dhe shumë shpejt madje.
Taulant Balla tha të hënën se presidenti i ri do të zgjidhet brenda 6 qershorit.
Që do të thotë se PS-ja nuk do ta lerë pasuesin e Metës në afatet limit të votimit që përcakton Kushtetuta, raundi i pestë.
Por as provën për opozitën, nëse për herë të parë do të rezultojë e unike në qëndrim, apo do të çedojë edhe në votimin e fundit.
Uroj qe te zgjidhet presidenti i duhur per kete vend
Pas nje kryeministrit te suksesshem me mbiemirn RAMA, duam edhe presidentin me mbiemrin Rama, por edhe Dvoranin e pranojme , mjafton qe te jete nga fusha e Drejtesise.
Besojme se PS do te beje zgjedhjen e duhur per kandidatin e presidences duke sjelle nje person te denje per postin. Opozita le te merret me llafe
jemi te bindur qe vendimi i marre do jete ne te miren e secilit nga ne! ashtu si cdo vendim i marr deri me sot nga ana e qeverise
Kemi besim tek zgjedhja juaj sepse Rama nuk gabon kurre dhe i mendon mire te tilla vendime sepse do te kete nje ndikim te madh tek shteti jone dhe sigurisht qe do te zgjedhe nje njeri qe i ploteson te gjitha kushtet per ate pozicion.
edi rama president dhe kryeminister pandeli majko
Si gjithmone partia socialiste ka bere zgjedhjet e duhura sepse ka drejtues te zot si Rama.E sigurt qe njeriu qe do te zgjidhet do te jete i pershtatshem per tu bere presidenti i nje vendi qe eshte duke bere progres cdo dite dhe eshte i gatshem te punoje akoma me fort per ta afruar te ardhmen me te mire te mundshme.
te keqen vetem te na ike likja se eshte turp per te gjithe ne me pas nje si ai ne rolin e presidentit . cdo vedim i marre ndikon drejtperdrejt te te gjithe ne
Kemi shum besim tek zgjedhja e kryeministrit per president dhe mendoj qe do bej gjen e duhur si gjithmon
Kam besimin se presidenti i ti do te jete shume here me i mire se presidenti aktual. Opozita e di dhe vet qe ka mbaruar si parti dhe prandaj nuk dha as emra diten e djeshme
Jam i sigurt qe qeveria do bej zgjedhjen e dhhur per kete post te rendesishem. Opozita eshte per te ardhur keq qe edhe pse ju dha mundesia per te dhene mendimin heshti.
Po t'i permbahemi logjikes se zgjedhjeve te shkuara. ksaj rradhe gjigandi do zgjedhe Monen
o veq te ike ky ilir meta e tvendoset ni president i hajrit per ket vend
Them se rradhen e ka Mehdiu. Ka kaq vjet kontribute ne politike. Edhe Balla po e negocion... Goxha djale. Ka edhe dashnore. Me nji llaf i permbush te gjitha kushtet
Kemi besim te zgjedhja juaj z.kryeminister qe do zgjidhni nje president te denjt per vendin.Po te ishte per opoziten pale ku do ishim me ato mend
Kam besim tek zgjedhja e kryeministrit tone dhe e di qe do te bejne zgjedhen me te miren per shqiperine dhe shqiptaret.
Rama eshte njeri diplomat dhe kemi besim ne zgjedhjet e tij pasi asnjehere nuk na ka zhgenjyer
PS do b3j perher zgjedhjet e duhura, dhe nuk do na zhgenjej perseri Vetem te iki likja se cdo gje do shkoj mire
Ps duhet ta zgjedh vete presidentin perderisa pd nuk propozoj asnje kandidat. plus ca do degjosh non gradat apo te zgjedhin president si ilir floriri,,,
ps gjthmone ka bere zgjedhjet e duhura dhe kjo duket qarte qe ne momentin qe e ka bere shqiperine te perparoje ne nje kohe shume te shkurter prandaj i besojme dhe ne zgjedhjen e presidentit sepse Rama e ka thene qe objektivi i presidentit qe do te perzgjidhet do te jete vetem permiresimi akoma me shume i vendit tone.