Kandidatura e Simon Mirakës për Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Balla: E votojmë nëse hiqet firma e ‘non grata-s’ nga propozuesit

30 Maj 2022, 13:29Politika TEMA

Kandidatura e Simon Mirakës për Komisionin e Dosjeve të Sigurimit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tregoi sot në Kuvend kushtin e PS për të votuar Simon Mirakën në  Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Balla u shpreh se nëse Sali Berisha hiqet nga lista e propozuesve të kësaj kandidature janë të gatshëm ta votojnë Mirakën.

“Jemi në një rrugë të duhur në një fushë disi të re për shoqërinë shqiptare. Unë besoj se një prej detyrave që merr shumë rëndësi në rezolutën që do të miratojmë është pikërisht mbrojtja nga diskriminimin nga sektori privat, Shqiptarët janë njohur me një listë pagash dhe aty kishte diskriminim. Është një televizion që deklaronte pagesa gazetarësh, drejtorë informacioni 500 mijë lekë të vjetra. Ky është diskriminim por mund të jetë edhe vepër penale.

Nuk dua të hyj në debat me parafolësin që sapo kreu ushtrimin e radhës këtu në foltoren e Kuvendi dhe që nuk meriton të merret në konsideratë por meqë u përmend këtu për vendimmarrjen

z. Simon Miraka të cilin unë e kam votuar pak vite më parë në mandatin e tij të parë në autoritetin që e ngriti kjo shumicë. Kur PD ishte në pushtet nuk u ngrit kurrë një institucion që të hidhte dritë për dokumentet e sigurimit të shtetit. Dhe arsyeja është se edhe ky që bëri zhurmë këtu ka dritëhijet e tij.  Ne nuk kemi asgjë me kandidaturën e z. Miraka. Jemi të gatshëm ta votojmë sërish nëse nga lista e propozuesve të hiqej emri i katranit me bojë. Do të ishte fyerje ndaj z. Miraka nëse pjesë e propozuesve do të ishte katrani.

S’mund të pranohet që në autoritetin të jetë dikush që propozohet nga katrani që sot është njëlloj si sigurimi i shtetit.

Sa i përket përpjekjeve disavjeçare për të ndjellë ndasi mes veriut dhe jugut, unë mendoj që shembulli më domethënës janë investimet e kësaj qeverie në Tropojë. Ccdo deputet të shikojë si ishte Bajram Curri në vitin 2013 dhe si është sot, si ishte rruga për të shkuar në Valbonë dhe si është sot”, tha Balla në fjalën e tij në Kuvend. 

2 Komente

  1. I
    I përndjekur politik.

    Simon Miraka është një vegël e fëlliqur në shërbim të kupolës enveriste në politikën e këtyre 30 vjetëve. Gjoja i përndjekur, ai duhet të ketë qënë një shërbëtor jo i sigurimit të shtetit, por njeri i Nexhmije Hoxhës, i sigurimit të fshehtë personal të Partisë, dmth. Enver Hoxhës. Kupola politike enveriste e përdor sa herë që flet për të përndjekurit politik. Ky është thjesht një xhelat i fshehtë i diktaturës së djeshme dhe të sotme. Berisha të vret për të, e ka xhol për të justifikuar dhe fshehur urrejtjen e tij të papërmbajtur për shtresën e të përndjekurve politik nga regjimi komunist.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ram

      Kontrolloni vetëm listën e ish të përndjekurve që ka firmosur ky, për të kuptuar kush është Simon Miraka. 3/4 janë pasardhës të ish kupolës komuniste.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje