
Në Komisionin e Ligjeve është rrëzuar kandidatura e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se arsyeja se përse është rrëzuar kandidatura e Mirakës, është firma e Sali Berishës.
Sipas Ballës, PS po i bën nder Simon Mirakës pasi nuk është në të mirën e tij që në listën e mbështetësve të kandidaturës së tij të jetë emri i Berishës. Ai tha se nëse nga lista do të hiqet emri i ish-kryeministrit, ndoshta Miraka atëherë mund të marrë mbështetjen e mazhorancës.
“Për katranin me bojë e kam thënë. Dua të sqaroj një element se u krijua një stuhi në gotë, lidhur me një procedurë të ndjekur nga Ligjet, për kandidaturat për dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Ka pasur në akuzë të sekretarit të përgjithshëm të PD, Bardhi. Dua të sqaroj se sa i përket kandidaturës së Simon Mirakës, ne e kemi votuar disa vite më parë, kandidon për një mandat të dytë, e ne nuk kemi asgjë me të.
Kemi konstatuar se, deputetët që kanë propozuar, është përfshirë edhe katrani me bojë dhe e ka bërë pis emrin e zotit Miraka. Dhe për ne është e pamundur që ai të marrë mbështetjen tonë në Kuvend. Në aspektin tonë, sot të kandidosh për anëtar të autoritetet të verifikimit të dosjeve, dhe të marrësh firmën e Berishës, është njëlloj si të kishe në diktaturë mbështetjen e Sigurimit të Shtetit. Sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, dhe në rastin në fjalë është e rëndë. Si mund të marrësh firmën e një personi që është si Sigurimi në diktaturë. I kërkoj Mirakës, të pastrojë listën e emrave nga katrani me bojë”, deklaroi Balla.
Duhen parë të gjitha deftesat, familja, fisi, miqësia, ku banon, kë takon, si shpenzon kursimet., për ti besuar dikujt një detyr të till që n'varet me fatin e njeriut, pasi një gjykim i gabuar., shkon puna në vetvrasje, krime të tjera, kriz internacionale
O Mero u nxitove me shkrimin kur shkruaje qe PS nuk duhet ta votonte . PS e loze bukur pokerin o Mero
O roje (komentator) çfar pune bo?
BURRI I kurvave, Alibeaj qe eshte I vermin qe nuk I ka dashur te perndjekurit. HAJDUT langaraq qe kur u be minister