Braçe: Opozita i dha fund përgjegjësisë së saj! Na duhet një president që e pranon Shqipëria, jo PD e Berishës dhe Alibeajt

30 Maj 2022, 10:03Politika TEMA

Braçe: Opozita i dha fund përgjegjësisë së saj! Na

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për djegien e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit duke thënë se opozita i dha fund përgjegjësisë së saj. 

"Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria, jo që ta pranojë PD e Berishës, e Alibeajt, e Bashës, e Fatmir Mediut. Opozita i dha fund sot përgjegjësisë së saj, tre raunde ishin të sajat për të zgjedhur presidentin sa kohë duheshin më shumë vota, 84.

Ne nuk i kishim. Tani përgjegjësia është e gjitha tek ne, sa kohë është tek ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekjen të zgjedhim presidentin që do Shqipëria, që e pranon shoqëria dhe natyrisht do të jetë thelbi i unitetit të kombit", tha Braçe.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Rama pret ti thonë kë duhet të votoj., po luan me nervat tona siq bënte me statusin., kur tërhiqej Holanda, problemi vinte nga Rama.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje