Dështimi i raundit të tretë, Balla: Nuk do e lëmë vendin pa president! Askush nuk e merr peng procesin, PS propozon kandidatin në raundin tjetër

30 Maj 2022, 10:32Politika TEMA

Dështimi i raundit të tretë, Balla: Nuk do e lëmë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas seancës plenare për raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit, ka dalë në një deklaratë për mediat.  Ai u shpreh se opozita nuk pranoi të marrë përgjegjësinë e saj ndërsa shtoi se janë të gatshëm të dialogojnë me këdo.

"Siç e patë ne i qëndruam angazhimit për të pritur një propozim nga opozita, siç kishim thënë, me besim dhe shpresë se opozita do të merrte përgjegjësinë për pjesëmarrje në proces. Ne nuk do ta lëmë vendi pa president sigurisht, por duke ndjekur procesin e duke dialoguar me secilin që dotë bashkëpunojnë. Në raundin e katërt dhe të pestë është një mekanizëm zhbllokues ku askush nuk mund të marr peng procesin dhe zgjedhjen. Në asnjë moment të vetëm nuk kemi marrë propozim me emra konkret. Kemi ardhur në momentin e përmbylljes së procesit, do të kërkojmë komunikim me deputetët e opozitës që të sigurojmë mbështetje të madhe.

Duhet t’ju them që në raundin e katërt do të propozojmë një kandidat apo kandidate në varësi të procesit që po vjen. Një forcë politike serioze bën edhe një proces paraprak për zgjedhës. Kemi identifikuar kandidatura potenciale. Duam që presidenti të jetë një autoritet moral dhe të mos jetë i PS por i gjithë shqiptarëve. Në vijon do ju komunikojmë më shpesh për të gjitha zhvillimet, ka disa rregulla që duhen respektuar. Ajo që duhet të kuptojmë është se procesi po shkon drejt përfundimit dhe të gjithë palët duhet të propozonin. Nesër rreth mesditës në orën 14 do të ketë një mbledhje të konferencës së kryetarëve dhe do të marrim kohë të nevojshme për të propozuar në raundin e katërt. Nesër do të dëgjoni propozimin tim se kur do të mbahet raundi i katërt.

Meqënëse jam në këtë pikë më lejoni të sqaroj një element, lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve. Për sa i përket kandidaturës së Simon Mirakës, ne e kemi votuar disa vite më parë, në nuk kemi asgjë me të. Në këto kushte për ne është e pamundur që Miraka të marrë mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë. I kërkoj publikisht të pastrojë listën e emrave nga katrani me bojë dhe nëse e bën këtë mund ta konsiderojmë", deklaroi Balla. 

15 Komente

  1. t
    tosi

    po normal ku jan per gje ato

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marko

      Merini vendimet vet sepse Pd nuk e le saliu te votoj se akoma degjojn ate pler plak

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur

        PD-ja ka qene gjithmone deshtim dhe ishte e pritshme qe dhe kete here do deshtonte . Presidenti duhet te zgjidhet nga ps- ja qe te na perfaqesoje denjesisht .

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeqo

          Un nuk e di pse i kerkuat mendim, ata te shkretet sdin ku kan koken do dikan te japin nji kandidatur tamam.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatmir

            Akoma mendoni qe PD-ja mund ta zgjedhe presidentiinnnn kur e dime shume mire te gjithe se sa deshtim ka qene qeveria e tyre.Per te pasur nje president te denje per te na perfaqesuar kemi besim vetem tek qeveria Rama,presidentin e zgjedh vetemmmm PS-ja!!!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luis

              Zoti Rama do marre vendimet e duhura dhe jam i sigurte qe do beje zgjdhjen e duhur duke zgjedhur nje president te hajrit

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drini

                Shqiperia do nje president te denje per te qendruar ne postin e presidentit, dhe ate mund ta zgjidhni vetem ju. PD me siguri do propozonte ndonje te paafte

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jorgo

                  O zot akoma me ata te PD merreni ju ata nuk dine ku kane koken , do bejne zgjidhje per president , po shifeni vet se ju dini te bashkepunoni dhe te merreni vesh me njeri tjetrin ne parti , shpresojme qe te beni nje zgjidhje te duhur per president nje njeri qe ka cfar ti japi Shqiperise vetem si Ilir Meta krimineli te mos jete

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eva

                    Pd jan te lodhur jo me te ken aq trru te zgjedhin nje president. Lejani ps ne dor

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ana

                      Ah me keta na ka gjet belaja ne mir kur ishin pushtet na lan 1000 vite mbrapa po dhe tani duan t bejn te njejten gje

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anjeza

                        PD nuk eshte e afte te beje asnje zgjedhje une nuk e kuptoj pse akoma i merret mendimi sidomos per nje ceshtje kaq te rendesishme si zgjedhja presidenciale

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          redi

                          Ps tashme do te bej zgjedhjen e duhur.Sa mire qe deshtuan ata te pd serish hahaha

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            alfred

                            vendi nuk do te lihet pa president keshtu qe kemi besim tek PS qe te bej zgjedhjen e duhur

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Ppsh

                              Ti nuk le vendin pa president??? Nqs ska president ska as kuvend zoteri Por behu burre dhe thuaj qe kemi votat e mjaftueshme per nje president te ps dhe as na shkon ndermend ta humbim kete rast Ky eshte thelbi pse ta ndajme presidencen me te tjere kur e kemi te gjithen Te tjerat jan fukarallek

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Endri

                                Cfare eshte presidenti ne shqiperi, thjesht brigadier arash, per tu vene ca kembore lopeve qe kullosin ne fushat e kooperatives .

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje