Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, organizoi një takim me intelektualë, pedagogë dhe zëra publikë të shoqërisë civile.
Ndërsa përflitet se do të sfidojë Sali Berishën në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike që do të zhvillohen më 23 maj, ish-deputeti konfirmoi tërthorazi një ambicie të tillë, duke folur për demokracinë e brendshme të partive politike në Shqipëri, përfshirë dhe integritetin e proceseve zgjedhore brenda partiake.
Salianji theksoi se është nevojë urgjente një rregullim ligjot për mënyrën si funksionojnë partitë politike në vendin tonë.
“Duhet një rregullim ligjor për të rregulluar mënyrën si funksionojnë partitë politike, duke krijuar një komision për mënyrën se si funksionojnë zgjedhjet brenda partiake. Dy kryetarët e partive kryesore politike në Shqipëri, kur vjen puna te kontrolli i partive politike, bëhen bashkë, ndryshon vetëm retorika pak”,- tha Salianji.
Salianji shtoi se “ka mungesë rregullash loje në partitë politike, qoftë PS, qoftë PD. Sistemi zgjedhor u përkeqësua me ndryshimet e fundit në vitin 2024, ku qytetarët nuk zgjedhin asgjë dhe kryetarët e partive zgjedhin çdo përfaqësues”.
Salianji, perndryshe Babalja, takim me intelektuale! Mooooos! Uauuu!
Kush është ai intelektual që shkon takon strumbullarin butgaxhi të Babales??? PDja një kope kriminelësh
Salianj, mos derdelllit por bashkohu me Alesia Balliun, ajo kryetare e ti Sekretar i Pergjithshem i PD. Por: 1. Nese Alesia ka lidhje farefisnore me Faro pacen, mos iu bashko. 2. Nese Alesian ka futur Argita, mos iu bashko. 3. Pa siguruar mbeshtje te hapur nga Ambasada Amerikane, mos u futni ne gare, sepse do te te sabotoje CDU-ja e Saliut. 4. Ti e di mire se sekti i deputeteve te Saliut eshte shume i eger, i pafytyre, dhe do tu leqendisin. Dhe, kujdes se te rrezikoni karriken e Saliut, ai ju ben gjemen, kerkoni mbrojtje fizike. 5. Ti e di mire se shumica dernuese e votuesve te 11 majit 2025 per PD jane derdimene qorra te Saliut, prandaj synoni me perparesi voten e atyre 200,000 demokrateve qe nuk votuan Saliun. Perndryshe, shume suksese, Zoti qofte me ju.
Një tavolinë e shkëlqyer me intelektualë..........Ju vraftë mbarë për të mirën e Shqipërisë zotrinj..........Unë popullori, jam kënaqur duke dëgjuar mendimet tuaja të guximshme dhe të shkëlqyera............MBARËSI, MBARËSI në misionin e nisur.
I ke beshur edhe pantallonat mbi kercin e kembes? Je bere tamam si Taleban
PUPUPUPU TAKIM ME INTELEKTUALET KU THERET QAMETI TE THERET SALLOMJNI !!
Me cilet intelectual eshte takuar Babalja mund te na thoni ndonje emer.
Salianj je gjigand, vazhdo , te mbeshtesim dhe te jemi mirenjohes. Ate cfare po ben se ka bere kurr berisha, hape fjalen dhe partine sepse eshte bere mburoje e interesave personale te belind dhe flamur
PD eshte babaleparti,po Salianji e hengri burgun se ishte me budallai,e hodhen ne tufen zjarrit pastaj e braktisen.
Bravo..... Me siguri nuk mund te mungoje Babalja