"Fansi" i Berishës: Boll na servirët lajme për AliBashën, shpejt të shpëtojmë demokracinë se s'ka kohë

26 Mars 2022, 15:47Politika TEMA

"Fansi" i Berishës: Boll na servirët lajme për

Ylli Manjani i ka drejtuar sot një thirrje Komisionit të Rithemelimit, duke thënë se këta të fundit duan që të organizohen, por koha nuk pret.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se nuk duhet të merren shumë me ngjarjet në politikë, por me ato aktulale, siç është rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburanteve që ka prekur qytetarët.


Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

O Komisioni i Rithemelimit!

E di që është kohë e papërshtatshme, por qeveria ka vendosur çmime, bash si në kohën e Adil Çarçanit.

Çmimi i naftës 250 L sot, me vendim qeverie!!!

Ushqimet nuk preken me dorë.

Fierza dhe kaskada e tharë e Drinit, me vendim qeverie gjithashtu, na ftojnë drejt një krize eehe më të madhe.

Borxhi publik në drejtim të paditur.

Pasuria publike e mbetur po u jepet miqve të pushtetit.

Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm.

Shteti e drejtësia janë një me pushtetin.

Europën po na e largojnë edhe nga dylbitë…

Nëse keni ndonjë derman për këto gjëra e të tjera, po ju presim. E dimë që doni të riorganizoheni, por koha nuk pret.

Veç, pash zotin, boll na servirët lajme me AliBashën, AliBardhin e AliBeun!

Ikën ata!

Janë thjesht shembull për lektorët politikë që tu mësojnë të rinjve se si nuk duhet bërë politika.

7 Komente

  1. N
    NGA nje opinjonist i fese tjeter !

    Jeni bere si mize kali ore fans i cdo partie qe hidhesh sipas interesave, por pusho more i mallkuar, se nuk je i denje per asnje grupim ... budallenjesh !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      hahah kur jep mend edhe ky kokmishi si koqe plaku e ka kaptinen

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koke Hajdari

        Po' o Udhi Menjane.Demokracine e bijen vetem ATA qe rrenuan Shqiperine.Demokracia ngritet vetem mbi germadha,mbi pervojen e kuotes zero,te 1997,1998,gerdecit e 21janarit.A te kujtohet kur ishte minister i drejtesise?bridhje gjukates me gjukates dhe linje porosine :-"cdo gjukates duhet te kujtohet se pas tyre qendron emri i ministrit."Sigurisht ,kerkoje pjesen.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lugu gjat

          E ta mendosh per nje moment se ka qene minister dretesie ky borsilok eshte per te vene kujen

          Përgjigjjuni
          1. z
            zoga e vodices

            PO maloku me malokun puqet.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zjarri

              O Yllo te q...sha cepat

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nv

                Ç'është ky more që thërret për çmimet ? Ç'është ky që llokoçit fjalën demokraci? Ç'është ky që vendos bishta në mbiemra ? Mos është ky ai i Cfurkut? Po, ai është ,dhe tani cfurkut duhet t'i gjejë vëndin duke e përdorur tek vtvetja por nga të dy anët edhe nga bishti edhe nga kreu sepse i ka mbetur hatri cfurkut që atëhere kur donte revolucionin që do drejtonin gjeneralët nën kostume dhe ky si Gebelsi do merrej me hallet e Rjahut.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje