“Fieri është kryeqyteti i socialistëve”, Rama: E ngjitëm flamurin shqiptar në ato maja ku mblidhet bota

7 Maj 2025, 21:42Politika TEMA
“Fieri është kryeqyteti i socialistëve”, Rama: E

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës në Fier. “Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, kështu është shprehur kryesocialisti Rama i cili në fokusin e tij gjatë takimeve elektorale ka pasur gjithashtu procesin e integrimit europian.

Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentarë të 11 majit. Gjithashtu nuk i ka kursyer kritikat edhe për opozitën.

Rama: Është një det kuqezi dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, Fieri është kryeqyteti i socialistëve. Kur kemi nisur këtë rrugë së bashku, ky shesh nuk ekzistonte. Gjanica e bllokuar që mblidhte plehrat dhe që derdhte llumrat në rrugët e Fierit. Ashtu sikundër ne e kthyem Gjanicën nga një plagë në një vlerë dhe në një kartolinë krenarie për këtë qytet ashtu në e kthyem organizmin e Shqipërisë nga një plagë e hapur në një emër që na bën krenar kudo ku shkojmë në botë. 

Nuk e ulim më kokën, nuk kemi më zor të themi ‘jam shqiptar’. Nuk kemi më asnjë vështirësi, përkundrazi, jemi të kënaqur të tregojmë për vendin tonë sepse gjithmonë e më shumë njerëz nga Europa dhe bota vijnë në vendin tonë. Në këto vite ne kemi bërë shumë gjëra, por gjëja e gjërave ka qenë dinjiteti që i kemi dhënë flamurit kuqezi, të cilin deri dje e valëvisnim me krenari në stadiume, por nuk  shikonim të qëndronte mes familjeve të tjerë. E ngjitëm flamurin shqiptar në ato maja ku mblidhet bota. Europa, ku mblidhen ata që marrin vendime. Madje disa herë ky flamur ishte flamuri që udhëhoqi tryeza të mëdha ndërkombëtare.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    !? = LOL = RROFTE Aleanca Komuniste Berisha -Rama, 25!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Ore nje gje nuk kuptoj...ku e ngjiti flamurin ky? Po ne per letra trajtohemi si Bangladeshi...njesoj do nje Shqiptar me perendim te mari letrat. O zot. Ku jeton ky njeri? Po mire meqe the askush nuk erdhi ne kohen e Bufit. Po erdhi Bush o njeri ne 2008. Nje president amerikan. Kaq mjafton. Mashtrime ordinary.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zyko

        Nuk besoj se fjeraket jane akoma aq budallenj sa te votojne teveqelin Ramush qe e la bujqesine fjerake ne pikjade dhe perdhunoi per 12 vjet pensionistet dhe naftetaret. Nese e votojne perseri ta gezojne edhe per disa mandate te tjera se te rinjte dhe te mencurit do i bejne perfundimisht naften atij vendi. Votoni partite e reja te shpetoni nga kjo mizerje ripjellje! Mjaft u genjyet nga propaganda.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje