Flamur Noka kalon në "ekstazë", Ylli Rakipi: Ore je këtu ti a jo?

6 Dhjetor 2022, 09:33Politika TEMA

Flamur Noka kalon në "ekstazë", Ylli Rakipi: Ore je

Flamur Noka i ka konsideruar primaret e Partisë Demokratike, si "të mrekullueshme" dhe "demokratike". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ishin edhe dy kandidatët për primaret e Kamzës, Asllan Dogjani dhe Shemsi Prençi, të cilët e kontestojnë procesin, Noka tha se mund të ketë patur disa parregullsi, por i shpalli të shkëlqyera primaret. 

Flamur Noka: Ç’janë primaret? A i konsideron si sukses?

Ylli Rakipi: Kur janë të manipuluara jo. Kur bëhet trukimi me qëllim, i konsideroj maskaradë dhe mashtrim. Përgjigju dy zotërinjve (Dogjani dhe Prençi) që i kontestojnë, mos më trego mua se çfarë janë primaret.

Flamur Noka: Çfarë janë primaret? Janë suksesi më i madh i demokracisë. Ata zotërinj i kam miq. Është një degë që mund të ketë patur problem me lista. Është nga degët e vetme që kandidatët kanë plotësuar pafund formularë. 

Mund të ketë patur defekte dhe gabime. Por, çfarë janë primaret? Flasim për primare në një vend ku ka monizëm që emëron, dikton dhe ka zhdukur votën. Ju merreni me defekte në një zonë.

Në një vend ku ka monizëm, primaret janë shpresë për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë. Kjo është. Primaret janë histori suksesi.

Ku mendon, në çfarë vendi po aplikohen, është mrekulli! Ju kapeni që në një degë ka patur disa probleme. Ne jemi PD që kemi pasuruar listat votim pas votimi.

Është parti që në 23 mars, nuk kemi gjetur asnjë listë anëtarësie. Listat janë duke u përpunuar dhe perfeksionuar.

5 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    kur degjon nul moken te vjen per te dhjere

    1. P
      Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

      pa le kur ndegjon luciano bocin qe ben primare me vetveten dhe ka fituar 99,99%. se i thoshin qe kjo nuk quhet primare,idioti nuk mbushte

    2. a
      altin

      Nul Moka hahaha

      1. G
        Gjovalini

        Primaret e Foltores ishin sukses i agjentruse serbo-ruse ne Shqiperi!

      2. a
        alphade

        Nje koqegomari zor se mund t’a gjesh ne kete planet Toke ! KY eshte Muli Nokes ! (MUL -o pothuajse ne te gjitha gjitha gju- het neolatine do te thote : MUSHK , kryqezimi i gomarit me pelen ! Pra KY eshte MUL-i) !!!!

        Lini një Përgjigje