“Fredi Beleri u shërben neonazistëve grekë”, Ardit Bido: E dinte që një ditë para që do arrestohej

17 Prill 2024, 17:48Politika TEMA
“Fredi Beleri u shërben neonazistëve grekë”, Ardit

Ardit Bido, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave ka qenë i ftuar në emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News ku ka folur kryesisht për çështjen e Fredi Belerit dhe kandidimit të tij nga Greqia për eurodeputet.

Në një krahasim mes Goros dhe Belerit ai thotë se ka një ndryshim shumë të madh.

 “Zoti Goro nuk ka shtetësi greke, i është hequr pasi nuk i shërbeu nacionalizmit grek. Ai ka identifikim shqiptar dhe e ka deklaruar para disa vitesh. 

Por këto kohë kanë dalë shumë politikanë që thonë se ka vetë-identifikim grek dhe këtë  absurditet se kuptoj, sepse askush nuk i cakton dot tjetrit se çfarë vetë-identifikimi ka. E dyta, ka plot politikanë dhe deputetë në këtë vend që kanë etni greke, por janë shqiptarë. 

E treta, ka shumë politikanë që kanë shtetësi të huaj, dhe janë shqiptarë. Fredi Beleri është tjetër gjë, ai është akuzuar nga shteti grek si vrasës i Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit. Është përdorur dhe ka përdorur neonazizmin grek, për të avancuar interesa të neonazizmit dhe nacionalizmit politik në Shqipëri. 

Edhe në fushatën e fundit ka pasur struktura shtetërore të shtetit grek. Sepse pasaportat të cilat u dënua, nuk i jep një kompani private, i jep shteti grek. 

Bursat që jepte në shtetin grek, aksesin në spitalin e Janinës, janë aksese të shtetit grek. Ardhja e më shumë se dyfish e emigrantëve për të votuar, duket që nuk është bërë nga ai, por nga qarqe nacionaliste antishqiptare", tha Bido.

Bido ka dhënë gjithashtu edhe një informacion shumë të rëndësishëm që mund të ndryshojë gjithë mënyrën se si po shqyrtohet çështja e Fredi Belerit.

 “Dje unë mora vesh një lajm shumë interesant. Nga shtabi i zotit Beleri u deklarua se z. Beleri një ditë para se të arrestohej e dinte që do të arrestohej dhe kjo është shumë interesante sepse i bie që z. Beleri ka inskenuar arrestimin e tij.  E dinte një ditë p[ara që do arrestohej dhe në nesërmen Pandeli Kokaveshi ka dhënë lekët për blerjet votash. 

Mund të kemi një skenar shumë të çuditshëm pse ai i arrestua, pse e shtyu 1 vit e ca dënimin e tij sepse nuk pranoi gjykim të shkurtuar, dhe mund të kemi një skenar shumë interesant. 

Sepse edhe pse e dinte që ishte në përgjim vajti dhe pagoi lekët Pandeli Kokaveshi ndaj të infiltruarit të policisë. Është një lajm i veçantë që ne duhet ta shqyrtojmë ndryshe tashmë”, tha Bido.

9 Komente

  1. H
    Himara

    Z. Bido, Qe i eshte hequr shtetesia greke z.Goro do te thote qe e ka pasur dhe i eshte akorduar me kerkesen e tij, pra ka pranuar qe i perket minoritetit grek te Himares….apo jo?! Pastaj perse ju hoq kjo eshte jo me kerkesen e tij po per gjera qe ai i di vete me mire se te tjeret….

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Ç'punë dhe çfarë njohje ka ky drejtor i përgjithshëm i arkivës për këtë çështje?!!! Përse i fut turinjtë ky person në një çështje që nuk është profili i tij?!!! Si "njohës" i gjithçkaje që është, nuk e ka mësuar se personat që përfaqësonin neonazizmin janë në burg dhe se parti të tilla ndalohen me ligj në Greqi? Atëhere ky shtet do linte Belerin të lirë në qoftëse akuzohej për vrasje dhe ishte anëtar të grupeve neonaziste?!!! Dhe meqë po flasim për vrasje, në Hagë janë disa të tillë nga Kosova të akuzuar dhe të dënuar. Si ka mundësi që shteti shqiptar i trajton si heronj? Me këtë llogjikë arsyetimi, mos vallë shteti shqiptar mbështet neonazizmin dhe terrorizmin?

      Përgjigjjuni
      1. N
        NO PASION

        KY TE TREMB KUR DEL NEPER EMISIONE TELEVIZIVE SEPSE KA NJE IDE FIKSE DERI NE DELIR ANTIGREKE...MJAFTON QE DIKUSH TI THOTE ATIJ QE NUK KE TE DREJTE DHE AI SHNDERROHET NE NJE ILIR META...E FILLOI ME TE FAMSHMEN TEORI DHE E BERI LIBER PER TE QETESUAR MARREZINE E TIJ ME TE FAMSHMEN AUDOBUSAT QE DO NDRYSHONIN DEMOGRAFINE NE HIMARE E DERI NE KONISPOL...DHE NE CDO STUDIO FTOHESHIN NJEREZ QE NUK JETOJNE ASNJE MINUTE NE KETO ZONA PER TE TREGUAR REALITETIN DHE PERRALLAT EZOTIT BIDO...BILES AQ PASIONANT E DERI NE CMENDURI FLISTE SAQE ISHA GATI TE RREMBEJA ARMET E TI DILJA AUDOBUSIT IMAGJINAR TE ZOTIT BIDO PER TA NDALUAR..POR REALITETI I VENDIT KU UNE VAZHDOJ TE JETOJ ESHTE SE VETEM FURGONI I FATRIUT VJEN NE KONISPOL....DHE NGA AI AUDOBUS ZBRESIN VEC NJEREZ TE ETNISE CAME....SE NE E GJITHE ZONAT E MINORITETIT DHE BREGDETI SE BASHKU ME HIMAREN... NUK KA ME NJERI PERVEC CDO FSHAT TE MINORITETIT KA E SHUMTA 3 PLEQ...ORE JANE NE TEREZI KETA ANALISTE ..KANE ZBRITUR NDONJEHERE TE SHOHIN REALITETIN NE MINORITET....U BETE QESHARAKE CDO DARKE KUR FLISNI PER HELENIZIM I JUGUT....NGA BELERI KUR NUSJA E DJALIT TE BELERIT ESHTE NGA MIRDITA DHE NIPI I BELERIT KENDON KENGEN ..MORA FJALE...NUK I HA ME NJERI KETO PERRALLA TE BIDOS ... MARIN MEMES .. DUDUSHIT... ZHEJIT ..POR NJE MENDJE E KTHJELLET DO PYESI ..PO MIRE CFARE KANE KETA PERSONAZHE PUBLIKE QE FLASIN ME HISTERIZEM KUNDER ANTIPATIKUT BELERI....KJO ESHTE PYETJA E DUHUR ...SEPSE GOJE E LIGA THONE SE HARTAT E SJELLA NGA ARKIVI I STAMBOLLIT DHE QE PERMBAJNE PRONARET E VERTETE TE TOKAVE JANE FUTUR NE ARKIVIN E SHTETIT TE FALLSIFIKUARA....THONE ....POR EDHE DUDUSHI THA LIVE NE TV KLAN QE ESHTE NGA VUNOI...QE ZHEJI ME SHOKE JANE PRONAR NE TOKAT E BREGDETIT QE MVARET NGA BASHKIA HIMARE....GOJET E LIGA E THONE NDAJ LE TE DALI BIDO ME SHOKE E TUA MBYLL GOJET DUKE SJELLE ARGUMENTIN E KUNDERT...

        Përgjigjjuni
        1. r
          rrr

          Bido cami,,,di shum ,,,haha ,eshte nga ata qe i ndoqi Zerva ,,,,,beleri eshte hero ,,,mbron fen dhe identitetin e tij dhe te gjith himares ,,,

          Përgjigjjuni
          1. b
            bregas

            Himara eshte shqiptare kurse ai heroi yt gjynah qe nuk eshte vrare prej kohesh per vrasjet qe ka bere.

            Përgjigjjuni
          2. b
            ben

            Kjo e fundit ishte kot fare. E paska ditur Fredi Bejleri qe do arrestohej dhe perseri vajti e i dorezoi leket bashkepuntorit te tij ne krim, qe te kapej me presh ne bythe. Po ta kishte ditur se do arrestohej, Bejleri do kishte ikur ne Greqiose ne Qipro, sic iku heren e pare kur u denua per prishje te simboleve tona kombetare.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Evisa

              Gjithçka bëhet për propagandë, të bëhet zhurmë ndërkombëtare, të deklarohet siç u deklarua Pirro Dhima që "Himara është kryeqendra e Epirit të Veriut", pra shkurt, të arrihet që një krahinë e cila kurrë nuk është klasifikuar si zonë e minoritetit grek, të klasifikohet si e tillë. Grekët janë hedhur në sulm për të arritur këtë qëllim. Sulmin e udhëheq vetë Kryeministri Grek Micotaqis. Po ne çfarë po bëjmë si kundërvënie ndaj këtij veprimi antishqiptar? Berisha dhe Meta, dy individ që për atdhe kanë Pushtetin dhe Paranë ju bashkuan qëllimit grek, duke kandiduar një figurë groteske si Bejleri i cili për nga qëllimet është i njëjtë si ata. Kurse pjesa më e qytetëruar e kësaj krahinë rri dhe bënë sehir. I vetmi që po lufton nga ajo krahinë është Kryeministri Rama. Këtij mundohen t'ja diskreditojnë përpjekjet duke i njësuar si përpjekje për të arritur objektiva korruptiv. Po historiani ynë i "ndritur" , Paskal Milo, i cili është po nga kjo krahinë, pse hesht? A e ndjen dhe a është shqiptar zoti Milo? Atëherë në këtë situatë kaq delikate kur një nga krahinat më të bukura të mëmëdheut po kërkojnë t'ja klasifikojnë si zonë minoritare greke, krahinë nga e cila ai është, çka që nuk ngrihet me forcë për t'a mbrojtur? Po të tjerët si ai, pse heshtin? Kohë për të heshtur është kjo? Ngrihuni dhe luftoni, mbroni mëmëdheun, ndryshe turpi i tradhëtisë ka për t'ju mbuluar. Justifikoheni se janë marrëzira mesjetare greke kur të gjithë do të jemi në Europën e bashkuar!!! Pse, grekët nuk janë pjestar të Europës së Bashkuar dhe bëjnë këto veprime? Gjithë sa thuhen për Europën e bashkuar, për grekët janë broçkulla që vetëm politikanët shqiptar mund t'i hanë. Për grekët Europa nuk është asgjë tjetër veç një lopë që ata duan t'a mjelin dhe më pas t'ja hedhin valles në buzuqe. Zaten, ç'mund të presësh nga një popull që në kohën e sotme nuk shquhet për asgjë dhe rron me lavdinë e të parëve?

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kujtim

                Në shumicën e atyre që shkruan ke të drejtë por ti nuk e njeh Himarën o Evisa! Nuk shtrohet himarjoti as para turkut as para grekut... Ata janë njerëz krenarë dhe shumë të ndjeshëm për tokën e tyre, Greqia përherë ka patur një fiksim për Himarën po himarjotët mbetën të pavarur dhe nëse do pyesje gjyshërit o Evisa labët i nderonin himarjotët si shqiptarë dhe të pamposhtur. Paskal Petromilo thua ti,palasikoti! Legen plastik,dredharak dhe frikacak,servil i çdo pushteti, në thelb jo himarjot. Nuk pyetet ai surrat për një krahinë të cilës edhe osmanët i njihnin venome. Shqipëria duhet të krenohet me Himarën,mu pikërisht sepse nuk është nënshtruar në shekuj ,as ndaj turkut as ndaj grekut. Po Balua thotë bejtja e ka të keqen brënda...... Evisa ,Ed Rama që harram i qoftë emri himarjot ,do t'a vjedhë tokën e Himarës për të bërë resorte për ata që i kanë në dorë shpirtin, dhe për t'a fshehur këtë të shet ty edhe mua përralla me Greqi. Greku i vjen anës Himarës se nuk përfaqësohet Himara nga spiunë si Pirro i Dhimës dhe Alfred Dionisi i Belerëve! Këtij kopilit tonë si i bëhet o Evisa? Problemet e Himarës nuk i zgjidh dot as çami i fiksuar Bido! O Ardit( guximtar italisht) duke luftuar kundër Himarës lufton shqiptarët o qyq ,jo grekët se atje nuk ka të atillë!

                Përgjigjjuni
              2. P
                Piltoti

                Shkumo Bido sa te duash. Vetem se je antigrek nuk mund te perfaqesosh asgje.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje