Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës “Sy më Sy” ku i përgjigjet ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Rama e cilësoi Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që u zhvillua në 16 maj në Tiranë si një arritje të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se vendi ka nisur përgatitjet për Samitin e NATO.
“Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, fantastik do thosha pa bërë asnjë ekzagjerim, jehona e të cilit në korridoret e politikës evropiane vazhdon.
Ndërkohë kemi nisur punën për Samitin e NATO-s. Në dukje ka kohë por në fakt kjo është mënyra se si punohet për samitet e NATO, fillon puna dy vjet përpara.
Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes dhe logjistikës”, tha Rama.
Rama shtoi se se së shpejti Shqipëria do të hapë një tjetër grupkapitull të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Urojmë dhe shpresojmë, dhe besojmë që së shpejti, do marrim lajmin e hapjes së një tjetri grup kapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit. Të hapin pastaj dhe grupkapitullin e fundit, që ti kemi pastaj të gjithë grup kapitujt të hapur”, tha ai.
Na prij Gjergj