“Gjobat 35 milionë lekë”- Zbardhet kallëzimi që çoi Artur Bushin në SPAK

17 Mars 2023, 16:00Politika TEMA

“Gjobat 35 milionë lekë”- Zbardhet kallëzimi që

Euronews Albania ka mundur të zbulojë arsyen e thirrjes në SPAK të kryebashkiakut socialist të Krujës, Artur Bushi.

Burime bëjnë me dije se Bushi është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoxha.

Shtetasi në fjalë pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje.

Euronews Albania ka mësuar gjithashtu se ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë 7 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, ndaj 3 prej të cilave është regjistruar procedim penal. Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe 2 i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.

Ndaj Artur Bushit rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.

Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

2 Komente

  1. t
    tefiku

    Ama kjo prokurore plehre qeka qe refuzon te hetoje pasurite e Berishes dhe Metes?

    1. x
      xhemal

      Manjola eshte nje tifoze e salizmit,nje militante e salikes,e thekur dhe e bindur ne ideologjine fashiste e naziste..per kete prokurore e kaluara nuk gjykohet e sidomos kur ne pushtet ka qene saliu,per te drejtesia fillon kur ajo mori fuqine e eshte e bindur se mund te ndryshoje politiken me procese akuzash..kjo nuk ka ngjitur gjekundi e keshtu do ndodhe edhe ne shqiperi..Edhe ne drejtesi ndiqet nje rregull ,akuzat kane nje rende ,radhe spese mbaron koha e kete te fundit mundohet te shfrytezoje prokurorja..prepara duhen gjykuar tragjedite kolektive,98'98'2008'2011 e sigurisht edhe zhvatesit e pushtetit

      Lini një Përgjigje