Gogu: Ivanka Trump në Kryeministri, dëshmi e besimit personal të Presidentit Trump ndaj Ramës. Opozita, humbës të palëkundur në dyzimin e tyre

23 Janar 2026, 09:55Politika TEMA
Gogu: Ivanka Trump në Kryeministri, dëshmi e besimit personal të

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se prania e Ivanka Trump sonte në Kryeministri përbën një sinjal të fortë politik dhe njerëzor të besimit që Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, ministri Gogu theksoi se ftesa për Shqipërinë dhe për Ramën ka qenë personale dhe e drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump, çka sipas tij rrëzon pretendimet e opozitës se kryeministri është “i padëshiruar” në arenën ndërkombëtare.

“Presidenti Trump i ka besuar një miku të vet që të mirëpresë vajzën e tij në vendin e tij, në shtëpinë e tij. Sot, vajza e Presidentit amerikan, një nga personat më të afërt të tij në botë, ndodhet me kryeministrin”, u shpreh Gogu.

Ai shtoi se nga pikëpamja njerëzore, ky është një akt që flet vetë për nivelin e marrëdhënies mes dy liderëve, duke e cilësuar si një besim që nuk i jepet lehtë askujt.

Sipas Gogut, prania e Ivanka Trump në Tiranë dhe konkretisht sonte në Kryeministri bie ndesh me narrativën e opozitës, e cila njëkohësisht e cilëson Ramën si të padëshiruar dhe pretendon se ai nuk ka pasur rol në proceset ndërkombëtare të fundit.

“Faktet tregojnë të kundërtën. Sot kryeministri nuk është i padëshiruar, por i dëshiruar.”, deklaroi Gogu, duke theksuar se Shqipëria ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin në procesin e përfshirjes në Bordin e Paqes. “Opozita i bën të dyja dhe e thotë që kryeministri nuk është i dëshiruar, ndërkohë që vajza e një pjesëtari të familjes Trump është sot me të, dje dhe sot, dhe nga ana tjetër thotë që shiko se kryeministri nuk shkoi në Davos sepse nuk ishte i ftuar, ndërkohë që kryeministri ka udhëhequr ashtu siç e ngarkon Kushtetuta, ashtu siç e ngarkon ligji gjithë ekipin e vet që ta përmbushë me sukses këtë akt final të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes.”

6 Komente

  1. i
    i gjati me poturre

    business Toni, just business , nothing else

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Po ik ore servil pa shtylle kurrizore. Ne Davos vendosej e ardhmja e marrëdhënieve nderhombetare dhe Palloshi ne vend te ishte aty, ishte duke bere sejmenin e Ivankes si zorraxhi. Doni te justifikoni edhe ate qe ben mu. Trump tha dje qe ketu jane vetem ata qe une pelqej. Mqse nuk ja varen palloshit dhe nuk e ftuan ne Davos, nxorri grupin e xhirimit qe ta filmonin Ivanken dhe ja shpernadau televizioneve. Dhe i ngel hatri kur i thote Qerosi qe e keni bere stil pune xhirimet e gatshme. Me gjthe ate siguri qe ka Ivanka kujton se ka mundesi dikush ta filmoje rastesisht pa pasur leje paraprake? Pse nuk e kane filmuar kur ka ardhur here te tjera? Apo kesaj rradhe i duhej palloashit qe te kishte justifikim pse nuk ishte ne Davos. Seriozisht besoni se Sazni eshte me irendesishem se Gaza dhe projekti qe prezantoi Kushner dje?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Ja anataret e byrose me keq se ne komunizem. Po ndaj na vendosen vizat o Gogu? Ndaj mijera familje u ndalohet bashkimi familjar. Nese e ka mire Rama...pse nuk nderhyn per keto...por ben bisnes personal.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Top Kanali

          E ndoqa emisionin mbreme. Argumenta me provinciale dhe te turpshem se paraqiti ky Minister nuk kisha degjuar. I besoi vajzen tha se jemi baballare vete dhe pak miqve do ia besonim vajzen. Nje provincial dhe patriakal i felliqur. Zonja eshte 40 e kusur vjec dhe bizneswoman e sukseshme, vjen ne Shqiperi per investime, dhe ky karagjoz thote i besoi vajzen sikur te ishte minorene e jetonim ne mesjete. Palaco!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Besi

            Xxx. Me fjaline fundit nuk jam dakord.Padyshim se Sazani dhe Zverneci jane me te rendesishme sepse jane investime qe u mbeten brez pas brezi brenda familjes perndryshe Ivanka do ish prane te shoqit dhe te atit ne eventin me te rendesishem te vitit.Besoj gjithashtu se Rama ka bere goditjen me inlteligjente dhe me fatale ndaj opozites dhe popullit opozitar.Kjo tregon se Rama eshte jo tre hapa para opozites por mijera kilometra dhe eshte pa dyshim njeriu me inteligjent qe ka qene ne krye te shtetit shqiptar qe nga themelimi pavaresisht rrenimit qe po i ben popullit opozitar.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Ju militantët e partisë së sali malokut xhelozë e të frustruar për sukseset e PS dhe E Ramës dhe po pëlcisni nga inati dhe bamp t’ja bëni se nuk na plasi për saliun e Sheqeres.Ju mbani fort plakun me pampers,sepse atë meritoni,një komunist që është si i fundit i moikanëve në Shqipëri dhe në krejt vëndet ish komuniste sot.Ai është njeriu që dilte në fotografi në varkë bashk me fëmijët e diktatorit,pra është një diktator e kriminel komunist.Sa do donit ju që këto privilegje t’i kishte plaku Mere,por ju harroni se koha e tij ka perënduar.Populli i futi një hu në by.hë për të 4 herë dhe kjo nuk është e fundit.Doni apo nuk doni ju me plakun matuf vëndi jonë në vitin 2030 do jetë anëtar i BE.Ishte 1997-a e sali malokut që na la kaq vjet mbrapa,sepse nqse nuk do kish vrarë,djegur e shkatërruar Shqipërinë sot do të ishim anëtar i BE më parë se Bullgaria e Rumania e Kroacia.Investimet e huaja janë jetike për ekonominë tonë,ndërsa firma për Bordin e Paqes pret dhe bëhet në një moment tjetër.Vlora është magjike tha Ivanka dhe e till është vërtetë.saliu sa ishte në pushtet bëri 0 investime në Vlorë,sepse Vlora ime i jep një m.t të hajë jo vota.Ishte Vlora që e rrëzoi nga pushteti më 1997.Me Vlorën nuk bëhet shaka,sepse të hedh me këmbë përpjetë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje