Hetimet për “21 Janarin”, Ilir Meta kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

25 Nëntor 2025, 15:56Politika TEMA
Hetimet për “21 Janarin”, Ilir Meta kërkon të merret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur sot në burgun 313 mbrojtësin e tij ligjor, avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t'i bëjë kërkesë prokurorit të SPAK, Alfred Shehu për t'u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me "21 Janarin", protestë në të cilën armët e shtetit vranë 4 protestues.

Më 21 Janar 2011, Meta ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës. 

SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër i drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”.

Ishte Gjykata e Strasburgut që e cilësoi 21 Janarin krim shtetëror dhe në vazhdë të këtij vendimi, Gjykata e Lartë më 12 mars 2024 urdhëroi SPAK të nisë hetimet dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë.

Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

11 Komente

  1. K
    Kujdes Like se do ta hash ma thelle

    Po i han botha Ilir boles se Saliut.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Fshatari injorant korrnuto,kërkon të futet në lojë.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Dakord jam. Menjehere te rihapet hetimi per videopergjimin ndaj Metes dhe bllokut te tij te korrupsionit , sepse kjo ishte arsyeja pse u organizua protesta e 21 janarit.

        Përgjigjjuni
      2. K
        King D

        Te pakten drejtesia te vendose para 2035 mqse sulltan saliu parashikohet te jete ne jete.

        Përgjigjjuni
        1. J
          J

          Ilir,Spaku te beri koke turku qe te shpetoj Saliun,medemek e filluam nga opozita.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Ptu motërqir

            Thuaj për vjedhjen e bllokut që bëre për Zenin. Lëre motërqirllëkun, se edhe Mona të qiu dhe të hodhi në burg, pasi të kalërojë partinë, të nxorri bojën, të nxorri gomar dhe të qiu edhe familjen. Dy rrugë ka për ty ose burg në këtë sistem ose torturë dhe varje si tradhtar, hajdut dhe motërqir po të rrëshqasim në ndonjë diktaturë nacionaliste si ajo e Enver Hoxhës Sa vodhe me Zenin dhe për Zenin? Ku e shitët pasi e rropët Shqipërinë?

            Përgjigjjuni
            1. 2
              21 JANARI, GERDECI.15000€ PER NJE VEND PUNE NE MPJ

              LIKE RRI URT VAZHDO BEJ PUNIME ME DOR

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Ziguri.Guri I Zi

                Eh cte bene ata kokepalaret dhe Bibilushi

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Nje nder shkaqet e protestues se 21 janarit ka qene regjistrimi i Priftit per Meten ku kërkonte ,800000 euro dhe Drejtesia qe sot quhet e re e nxori te pafajshem Meten.Çfare do te thote Meta ne prokurori si person qe ka dijeni,kur ne ate periudhë njerezit e tij neper ministri ishin me te korruptuarit dhe punonin per familjen Meta edhe akuza qe u behet socialistëve ishte veper e Leseisteve,se njerezit e asaj partie e drejtonin por askush nuk i permend

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tahipi

                    Ilirit parimisht i hani karin te gjithe ju patronazhistet. Kur e akuzuan per ato "700" ai te pakten dha doreheqjen. Ndersa sot kur akuzojne me dokumenta me regjistrime telefonatash Balluken per 50milione € ,Palloshi na e çon ne Kushtetuese se gjasme paska pasoja te renda. Pse atehere nuk kishte dhe dogji Tiranen dhe çoi drejt vdekjes kokepalaret?

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tahip qe cke me te.

                      Ty tahip te paska ngelur qefi pse Jo per liken ne kushtetuese.Cfare funksioni kishte like kur u errestiua.Ky krahasim do te vliente po te arrestohej kur ishte president.Edhe pse dhe une kam rezerva menyra si vepruan per arrestimin e tij.

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje