Peleshi takim me homologun austriak Rosenkranz: Austria, partner strategjik i Shqipërisë! Do ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi

25 Nëntor 2025, 15:28Politika TEMA
Peleshi takim me homologun austriak Rosenkranz: Austria, partner strategjik i

Në kuadër të një vizite zyrtare në Austri, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit austriak, Walter Rosenkranz, duke shënuar nisjen e një faze të re të diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryetari Peleshi theksoi se pas mbështetjes së Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe qeverive të vendeve anëtare, tashmë është thelbësore sigurimi i mbështetjes së parlamenteve kombëtare dhe qytetarëve të vendeve të BE-së.

Ai u shpreh se kjo nismë nisi nga Vjena, duke vlerësuar rolin historik të Austrisë si një aleat i qëndrueshëm i Shqipërisë që prej shpalljes së pavarësisë dhe në vijimësi, në mbështetje të objektivit strategjik kombëtar, anëtarësimit në familjen europiane.

Të dy palët vlerësuan nevojën për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, si dhe për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar në nivele të ndryshme, nga drejtuesit e lartë, te komisionet, grupet e miqësisë dhe shërbimet parlamentare.

Deklarata e plotë e Niko Peleshit:

Sapo kemi përfunduar një bisedë shumë interesante dhe shumë të vlefshme gjatë vizitës sime të parë në Austri me homologun, presidentin e Parlamentit Austriak, është një kënaqësi e veçantë dhe jo e rastësishme që vizita ime e parë personalisht, po edhe e një delegacioni nga Parlamenti Shqiptar, zhvillohet në Austri, një vend që ka mbështetur Shqipërinë që në ditët e para të pavarësisë dhe të krijimit të shtetit tonë.

Në gjithë historinë tonë, Austria ka qenë pranë Shqipërisë. Interesat tona janë të përbashkëta, por mbi të gjitha kemi lidhje emocionale dhe njerëzore. Këtu në Shqipëri ndodhet krenaria jonë kombëtare, këtu është shpata dhe rojtja e historisë sonë kombëtare.

Këtu Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, ka marrë mbështetje në hapat e parë të shtetit. Këtu është formuar një pjesë e mirë e elitës intelektuale shqiptare, e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë, duke kontribuar jashtëzakonisht shumë, dhe mund të përmendim shumë emra të shquar.

Por Austria ka qenë pranë Shqipërisë edhe në historinë e vetë moderne. Pas viteve 1990, në procesin tonë drejt ribashkimit me Europën, Austria ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, duke mbështetur vendin tonë jo vetëm me vullnet politik, por edhe me veprime konkrete. Dua të veçoj këtu Punishtën e Demokracisë, një iniciativë jo shumë e njohur për publikun në gjerë, por ku janë trajnuar mbi 6000 fëmijë, të cilët mësojnë demokracinë, vendimmarrjen dhe funksionimin e institucioneve shqiptare.

Austria ka kryesuar edhe Grupin e Miqve të Ballkanit për vendimmarrjen, një dorë e rëndësishme dhe e fuqishme mbështetëse për gjithë rajonin drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ndaj sot, unë erdha jo vetëm për të shprehur falënderimin në emër të gjithë shqiptarëve për atë që Austria po bën për Shqipërinë, por edhe për të ndërtuar ura dhe hapësira të reja bashkëpunimi. Si tha Zoti President, edhe në fushën e edukimit kemi disa iniciativa pionere, si Akademia Peter Mahringer në Shkodër, por edhe iniciativa më e fundit, bashkëpunimi midis Universitetit Boku të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës. Janë disa nga këto iniciativa të cilat jam i bindur se pas kësaj vizite do të shumëfishohen dhe do të shtohen, sepse ne shqiptarët duam të jemi me dinjitet në Europë. Nuk duam të jemi vetëm përfitues nga tregu i përbashkët i mundësive, ekonomisë dhe politikës, por duam të jemi edhe kontribues me dijet tona, me angazhimin tonë, me pjesën intelektuale të ekonomisë së dijes, drejt një epoke të re ku shqiptarët do të jenë në standarde të larta dhe europiane.

Faleminderit para së gjithash publikisht homologut tim, presidentit të Parlamentit Austriak, për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen që na garanton për të ardhmen e Shqipërisë.

3 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    U bëmë deri në fyt me partnerë strategjik. Lum si ne! Dhe lum si partnerët strategjikë që kanë neve në krye të halleve për të zgjidhur! Një dynja me gjëra po bëhen qesharake.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Edhe Amerika nuk ka kaq shume partnere strategjik, nga do qe shkojne keta pallavesht tane thone qe i kemi partner strategjik, po Lymin e Tutit e kemi partner strategjik? Si e ke katandisur vetem keshtu o Niko Pambuku, qe kur te ka shkerdhyer vajzen labi Vishaj nuk po e merrni veten si familje.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Vata

        Ky Pleshti i Korces Niko pret delegacionet nga Evropa , po ky derdimen eshte pa shkolle me diplomevte blere qe ja ka dhene Spiuni i sigurimt Dekani Gezim Karapici qe Saliu e beri deputet me 2005 vetem se ishte spiun.........!!!!!! Nikua prej kesaj qe thame eshte si puna e Tao Taos ( Adil Carcani ') Turp qe ky derdimen pefaqson Korcen.... ..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje