Homazhet për Servet Pëllumbin/ Rama: Do të mbetet gjithnjë pikë referimi! Do ta kujtojmë si burrë të ndershëm, të mençur e babaxhan (VIDEO)

6 Maj 2026, 13:10Politika TEMA
Homazhet për Servet Pëllumbin/ Rama: Do të mbetet gjithnjë

Në fjalën e tij, në homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një burrë të mençur e babaxhan, dhe një njeri shumë progresist.

Ai kujtoi se në fillim mes të dyve kishte pasur antipati në distancë, ndërsa pasi ishin takuar nga afër, marrëdhënia e tyre kishte ndryshuar.

“Unë profesorin e kam njohur pak dhe nga larg. Për hir të së vërtetës, dua të kujtoj këtu se marrëdhënie ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe pastaj një simpatie reciproke në afërsi. Për vite, qëkurse e kam parë të shfaqet në sytë e mi, profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja: konservator, marksist-leninist, e të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij, kur vinte fjala për sulmet dhe etiketimet që i bëheshin. Ka qenë një nga mësimet më të çmuara të gjithë këtij rrugëtimi përballja me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kronizimit të tij në sferën publike dhe për surprizën time kam njohur një njeri shumë progresist, një njeri dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe dhe një njeri solidar me mua në momente të vështira, i cili befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim në mënyrë të papritur, duke më çuar fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shoh se përtej momentit të vështirë dhe përtej atyre që dukeshin kishte një kategori njerëzish, të cilët e ndiqnin dhe e vlerësonin një situatë të caktuar me qetësi dhe me vërtetësi.

Kur më shkruajti Beni që profesori kishte ndërruar jetë, më erdhi si e papritur se nuk e di pse isha mësuar me idenë që profesori ecte çdo ditë dhe më dukej si diçka e paravendosur që ai do ectë gjithmonë. Në ato pak raste kur e kam takuar e gjeja gjithmonë në formë dhe gjithmonë të dëshiruar për të folur për ato tema që ai i kishte përzemër.

Kur një njeri largohet shumëçka lidhet me të afrohet, por besoj se edhe kur ky afrim i gjërave si rezultat i momentit të tretet në kohë, profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve dhe ndryshimit të epokave, e padyshim një pikë referimi për të gjithë ata që do të duan një ditë të kuptojnë dinamikat dhe historinë e vetë PS. Ajo që është më e rëndësishme është kujtimi që ai lë mbrapa. Besoj që me zë ose pa zë, gjithkush që e ka njohur do ta kujtojë si burrë të mirë, të ndershëm, të mençur dhe mbi të gjitha, si burrë babaxhan. Uroj ta kujtojnë gjithmonë jo vetëm djemtë, por edhe mbesat, nipërit dhe gjithë të afërmit e tjerë duke shprehur me dhimbje edhe urimin që të prehet i qetë në paqe siç e ka merituar me jetën dhe kujtimin që lë mbrapa”, tha Rama.

4 Komente

  1. N
    Nastradini

    Sharlatan, ndryshoje ndonjehere veshjen se sepse nuk shkoje njelloj ne dasma dhe vaki njelloj, o debili i Lndes me kapele.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Titi

      Serveti qe ngrinte 3 gishtat ne 97 kur digjej Shqiperia.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albert

        Genjeshter. Turp.

        Përgjigjjuni
      2. B
        B

        Hipokrit, sharlatan !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje