VIDEO/ Sulmi kibernetik nga Irani, Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen kritike

26 Janar 2026, 14:54Politika TEMA
VIDEO/ Sulmi kibernetik nga Irani, Rama falënderon Izraelin:

IZRAEL- Gjatë vizitës në Jeruzalem, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi Izraelin për mbështetjen e dhënë në tejkalimin e sulmit kibernetik të Iranit, pak vite më parë.

Rama u shpreh se ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin.

“Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.

Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë.

Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite.

E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit.”, tha ai.

4 Komente

  1. x
    xha Braho

    Po cfare sulmi nga Irani more aman, po ti i ke sistemet online pertoke, pa pike sigurie. Vetem kokeboshat si ty mund te te bejne gjemen, thjesht nga padija! Dhe te mendosh qe je drejtues shteti!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe Patriotet !

      Irani eshte eshte Russia.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironsi

      ky eshte klloun cfare ka rregulluar me thoni nje gje vetem ka vjedhur. Sistemin e drejtesise e shkaterroj totalisht jo se Berisha beri ndonje gje me te madhe, por ky erdhi me premtimet qe do ta rregulloj. Nje injorant te drejtoje shtetin. E beri shtetin Bektashi ? Shqiperia nuk ka pasur dhe ska per te pasur lider, por vetem plehra politikane.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njeri i kesaj bote

        Me mire nje mik se nje armik.... Shqiptaret duhet te shikojne vendin e tyre dhe ti lene solidaritetet me popuj te dobet (me te dobet se ne???)

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje