Ibsen Elezi: Është thjesht e pamundur fitorja e PD-së në këto zgjedhje. Berisha e përkeqësoi situatën

7 Mars 2023, 18:45Politika TEMA

Ibsen Elezi: Është thjesht e pamundur fitorja e PD-së në

Ish-kandidati për Kryetar të PD-së Ibsen Elezi shprehet se opozita nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për Report TV, Elezi thotë se rikthimi i Berishës e përkeqësoi situatën në PD.

“Është thjesht e pamundur fitorja në këto zgjedhje. Fitorja duhet menduar më larg. Është e vështirë të mendohet për ngritje. 

Berisha e përkeqësoi situatën. Berisha i futi njerëzit në primare me lista çorap, të pasaktësuara.

Përdori një formë të dhënies formale të secilit kandidat që e degjenerojnë procesin e votimit. 

Janë përdorur forma që nuk njihen në demokraci”, tha Elezi.

2 Komente

  1. L
    Luli

    Edhe me mbështetjen tënde o këriç i vogël!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Nuk ka faj! Politika nuk është bërë as për gomerë e as për kriçët e tyre. Aq kupton aq bën, ndaj ju lutem mos i bini në qafë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje