Vendimi i sotëm i Gjykatës që unë, në procedimin penal për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikale, të mos qëndroj në “kafazin e sigurisë” por në sallën e gjyqit, ka një rëndësi që shkon përtej interesit tim vetjak në lidhje me çështjen.
Ky vendim rikujton një parim elementar: atë që në sallën e gjyqit autoriteti vendimmarrës është Gjykata. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe çdo strukturë tjetër sigurie kanë vetëm detyrimin që të zbatojnë vendimet e Gjykatës.
Siguria në gjykatë është e nevojshme. Por siguria nuk mund të përdoret si arsye automatike për të kufizuar të drejtën e mbrojtjes, komunikimin me avokatin dhe pjesëmarrjen reale në proces.
Deklarimet e disa prokurorëve se qëndrimi në kafaz sigurie “nuk pengon mbrojtjen efektive” bien ndesh me realitetin praktik. Mbrojtja efektive nuk bëhet me leje të avokatit për t’u afruar tek xhami dhe për të komunikuar pak minuta, nuk bëhet me komunikim të ndërprerë, nuk bëhet as me distancë fizike, me pengesa akustike dhe vizuale, apo përmes një dritareje të vogël (60 cm me 20 cm) që nuk mundëson konsultim normal dhe konfidencial.
Pamjet flasin vetë. Komunikimi real mes avokatit dhe të pandehurit ndodh zakonisht para fillimit të seancës ose gjatë pushimeve. Gjatë seancës, çdo ndërhyrje, sqarim apo konsultim i menjëhershëm bëhet i vështirë, i varur nga leja e gjykatës dhe jo nga nevoja e mbrojtjes.
Në një proces penal, i akuzuari nuk është spektator pas xhamit apo pas hekurave. Ai është subjekt procedural. Ka të drejtë të dëgjojë, të kuptojë, të reagojë, të këshillohet me mbrojtësin dhe të marrë pjesë në mënyrë reale në gjykimin që zhvillohet ndaj tij.
Barazia e armëve nuk është formulë teorike. Ajo matet në sallën e gjyqit. A ka mbrojtja mundësi reale të veprojë në të njëjtat kushte procedurale me akuzën? Nëse prokurori komunikon lirshëm me dosjen, kolegët dhe argumentin e tij, ndërsa i akuzuari dhe avokati komunikojnë me pengesa fizike e procedurale, atëherë barazia e armëve cenohet.
Prandaj vendimi i Gjykatës është mëse i drejtë dhe shumë i rëndësishëm. Ai nuk është privilegj. Është zbatim i standardeve të procesit të rregullt ligjor, i së drejtës për mbrojtje efektive dhe i parimit se çdo masë sigurie duhet të jetë e domosdoshme, proporcionale dhe e motivuar konkretisht.
Siguria nuk mund të jetë fasadë për kufizimin e mbrojtjes. Dhe kafazi nuk duhet të jetë normalitet procedural.
Shume turp per drejtesine e re! Te gjitha denimet e dyshes Gjkko/Spak do te permbysen nga Strasburgu! Kostot duhet ti paguajne kash ose me burg prokuroret dhe gjyqtaret speciale perkates, por ne asnjemenyre jo buxheti i shtetit.
Jo të paguhet me para në dorëpor me burg!Atëherë mund të kemi drejtësi të drejtë!
A mund te mahen keta personat ne paraburgim pa vendi gjyqi? Ilir Beqja,Erion Veliaj,Ilir Meta,kurr ata nuk perbejne rrezik te largohen nga vendi apo te prishen provat? Ata jo vetem qe nuk jane nga ata njerez,por nuk kane as mundesi sepse jane nen survejimin e perhershem te policis. Ata duhet tee ndiqen ne menyre te lire. E dyta kafazi eshte nje mohim dhe shkelje e te drejtave,eshte nje turp i madh per drejtesine.
Një këshillë për policët si brënda dhe jashtë kafazit të qelqtë: kujdes xhepat, mos mbani lekë me vehte, sepse Beqaj e ndjen erën e lekut një km larg. Ka një nuhatje për lekun shumë më të madhe se ajo e qënëve antidrogë.
Ne kafaz te rrine se e kane rrjepur kete popull. Veliaj e meriton kafazin plotesisht, por ka plot jashte qe presin rama balluku etj
Jo mo se ka fjetur në zyrë duke punuar ditë natë për Tiranën s'ka fituar asnjë qindarkë dhe gjysmën e rrogës e dhene në bamirësi. Nuk ka vila as apartamente dhe në bankë kishte 150€ gjendje
Sigurisht Saliu nuk hyn te ata qe presin. Ah o popull i mjere qe beni tifozllek per rezultatet e paravenosura.
Aty ne kafaz te rrine. Te fusin dhe ramen sa me shpejt qe te shpetoje ky vend
Ta vendosim ne podiuminin e gjyqtareve! Futjani kot! Barazia e armeve në proces është të degjohesh njesoj si pala tjerër. Të plotesohen kerkesat si pala tjerër etj. Pra, asnjera të mos jetë mbi tjetren. Sa per komunikimin e te pandehurit me avokatin, me kafaz apo pa kafaz ai komunikon sa herë të duash. Po ne gjykaten e larte që nuk merr pjese i pandehuri ç'farë duhet të themi që i është mohuar e drejta e fjales? Apo është i pabarabarte? Veliaj ka mesuar nga shoku Shullazi të shtyje gjyqet, hahahaha legen që ka frike të ballafaqohet me të vërtetën e tij.