
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kreshnik Hajdarit, kryebashkiak i Kuçovës, duke ia lënë sërish në dorë KQZ fatin e mandatit të tij.
Çështja e ka origjinën në fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, kur kandidati për Bashkinë e Kuçovës dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit. Në të, pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritetet gjyqësor në Shqipëri apo në një shtet të huaj, Hajdari, i cili fitoi zgjedhjet nën siglën e Partisë Socialiste i është përgjigjur me “JO”.
Por pak muaj më vonë, drejtësia greke konfirmoi se kryebashkiaku i Kuçovës ka qenë i dënuar, përmes një shkrese dorëzuar me letër-porosi ministrisë sonë të Drejtësisë.
Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç. Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.
Gjykata e Lartë argumenton se për aq kohë sa KQZ nuk është shprehur me një vendim shterues nëse z. Hajdari preket apo jo nga ligji i dekriminalizimit, atëherë nuk ka çfarë gjykohet.
KQZ e ka lejuar Hajdarin të kandidojë, duke vlerësuar se ai nuk preket nga efektet e dekriminalizimit, por ka qenë Komisioni i Apelimeve në KQZ, KAS, që ka kërkuar që çështja të rihetohet dhe KQZ të dalë me një vendimmarrje.
pse me dy standarte, a nuk eshte identike me rastin e gjyqtares Irena Gjoka e gjok mbas gjoke
Ka shqiptar qe nuk ka kaluar ilegalisht..... Dhe sidomos kur ishte 17 vjeç haaa ndaloni me keto marrezi , meruni me kater protestues te vrare, me Gerdecin ,e 1997 me grusht shteti 1998
Në bazë të të drejtave të njeriut, çdo vendim gjykate i marrë në moshë minorene(-18) nuk quhet dënim,madje as duhet të përdoret në asnjë procesverbal pasi përbën shkelë të rëndë të të dhënave personale. Dënimet nën moshë madhore "përdoren" vetëm e vetëm kur personi do të bëhet prokuror apo gjykatës. Ndaj,,, drejtohu gj.k, si edhe gjykatës greke për shkelje të rëndë pasi si minoren i ndalohet të të dënojnë e jo më të jesh " aktiv" në rregjistrin gjyqsor, por edhe për crregjistrimin e dënimit pasi ka kaluar çdo afat kushtetues. Thirrje Gj. K. Nxirrni një vendim ku :Të gjithë minorenet, të dënuar që kanë mbaruar " edukimin" të crregjistrohen nga regjistrat gjysor ( regjistri i burgjeve, ai i brendshi, është gjë tjetër)
Po qesharake eshte ceshtja e denimit minoren refugjat emigrant pa dekumenta. pyetja e vertet eshte e ka bere shkollen e mesme ky tipi se o shkollen o punen ka bere te dyja sbehen?! Do jet dhe ky diplom kristali.
Por te kesh vrare qytetar te pafajshem, te kesh vjedhur dhe te kesh punur kundra Shqiperise dhe Shqiptarve eshte ne rregull te behesh deputet dhe krytar partije. Ka marr fund aj vend.
greqia si gjithmone bashkepunon ngushte me tradhetaret e shqiperise, pederastet e pd-se, si ka mundesi qe sa here qe ju duhet ndonje dekument ketyre bastardeve te pd-se, greqia e ka gati. greqia ka futur ne paraburgim me mijra shqiptare dhe keshtu i bie qe me shume se 1 milion shqiptare s'duhet te mbajne poste shteterore , kujtojme ketu operacionet fshesa te te jatit te miços te taqit, qe shqiperia ka lejuar qe ti behet edhe bust. shaka allashqiptare qe nderron si gjithmone armiqte e vet