Një vit pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, Sali Berisha, synon të rikandidojë për drejtimin e partisë në procesin që pritet të zhvillohet më 23 maj, ndërsa analiza e brendshme për humbjen zgjedhore nuk është përfunduar ende.
I pyetur nëse PD e ka mbyllur analizën për rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u shpreh se partia është ende në proces diskutimi në degët e saj.
Sipas tij, dokumenti që përmbledh pretendimet për shkelje zgjedhore nga Partia Socialiste është një material voluminoz me mijëra faqe.
“Para së gjithash, ai libër me mijëra faqesh është një kontribut historik në mbrojtje të votës së shqiptarëve. Ai është bërë një traktat themelor në tryezat e të gjithë atyre që besojnë tek vota e lirë”, u shpreh Berisha.
Sa i përket analizës së brendshme në PD, ai tha se procesi po zhvillohet në degët e partisë dhe se në disa prej tyre është ende në vazhdim.
“Analiza e PD po bëhet në të gjitha degët. Në disa prej tyre është në proces në vazhdim, por gjithçka po zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe statutin. Ajo që ka rëndësi është se në këtë parti po votohet dhe po zgjidhen kryetarët e degëve me vullnetin e lirë të anëtarëve të PD”, tha ai.
Berisha shtoi se procesi i votimit në degët e partisë po zhvillohet sipas një grafiku të përcaktuar dhe se analiza e brendshme do të përfundojë në vijim.
Deklarata vjen në një moment kur, pavarësisht kalimit të një viti nga zgjedhjet, Partia Demokratike nuk ka paraqitur ende një përfundim të plotë të analizës për humbjen elektorale, ndërsa procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë është në prag të nisjes.
Saliu ka humbur davane, mbeshtetesit po i arratisen, molotovistet do ti kete neper burgje shpejt, dhe do mbetet ne mitingje vetem me deputetet e tij te listes se Argites.
Ti në çdo harë hynë për fitore por mer karin gjithmonë pe dore. Ngele duke komentuar partinë socialiste kur partinë tënde e ke bërë kashtë e koqe. Vdes që ta shikosh të majtën të përçarë po kur ske për të fituar o dobiç i sërbëve.Kur do vijë ajo fitë zë ngordhësh i vetëm si qenë rugësh.
Shpellat nuk kane nevoje as per rregulla e as per kanune. Pune shpellaresh. Varu hebet!