Tri kërkesat e Erion Veliaj: Hapni provat, hapni kafazin, hapni kamerat

28 Prill 2026, 12:20Politika TEMA
Tri kërkesat e Erion Veliaj: Hapni provat, hapni kafazin, hapni kamerat

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka reaguar lidhur me seancën e djeshme në GJKKO. Sipas tij, në seancë ai, si përfaqësues i Veliajt, kërkoi hapjen e 35 fashikujve me prova digjitale, të cilat ende rezultojnë të pahapura, gjithashtu përsëriti kërkesën për transmetimin live të gjyqit, por edhe heqjen e kafazit prej xhami në gjykatë.

Ndreca thotë se këto kërkesa u refuzuan me ndonjë argument dhe pa bazë ligjore dhe se seanca e djeshme ishte një kontrast i fortë midis një mbrojtjeje që kërkon standarde, profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe një procesi që i shmang standardet, Kushtetutën dhe ligjin.

 

Deklarata e plotë:

 

Të nderuar përfaqësues të medias,

Seanca e djeshme ndaj Erion Veliajt nuk ishte thjesht një zhvillim i radhës procedural, por një pasqyrë e qartë e situatës dramatike në të cilën është mbërthyer drejtësia shqiptare.

Nga ana jonë u paraqitën kërkesa bazike për një proces të rregullt ligjor. Kërkuam që gjykata të sillte në sallë 35 fashikuj me prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura dhe të konstatohej ky fakt në seancë: prova që nuk janë hapur, nuk janë parë dhe nuk janë vlerësuar as nga gjykata e seancës paraprake, megjithëse ajo ka marrë vendim mbi to.

Kërkuam gjithashtu që këto prova të viheshin në dispozicion të mbrojtjes, pasi nuk janë administruar kurrë prej saj, ndërsa z. Veliaj jo vetëm që nuk i ka marrë, por nuk ka asnjë mundësi teknike të njihet me to. Reagimi i gjykatës ishte tronditës: e injoroi këtë fakt, e konsideroi të ezauruar kohën e mbrojtjes për njohjen me aktet, refuzoi çdo verifikim, nuk solli fashikujt, nuk konstatoi gjendjen e tyre dhe, ndërkohë, as vetë nuk i ka hapur dhe nuk është njohur me to.

Absurdi vijoi me pranimin e gjykimit të shkurtuar për një pjesë të të pandehurve, pra gjykimin mbi gjendjen aktuale të akteve, në një kohë kur një pjesë e tyre janë të pahapura dhe të pashqyrtuara edhe nga vetë gjykata, çka ngre pyetjen thelbësore: mbi çfarë baze u vlerësua se çështja mund të zgjidhet “në gjendjen që janë aktet”, kur vetë aktet nuk janë hapur? Një situatë kjo që krijoi bindjen e qartë për një vendimmarrje të paracaktuar për ndarjen e çështjes dhe “heqjen nga dora” të rastit “të nxehtë” Veliaj, bindje e përforcuar nga qëndrimet e prokurorëve, të cilët paralajmëruan se kërkesat tona do trajtoheshin në një proces tjetër, pikërisht siç ndodhi.

Në të njëjtën linjë, u refuzua pa asnjë argument dhe pa bazë ligjore kërkesa për transmetimin e seancave, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me praktikën e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, u refuzua e drejta e z. Veliaj për të qenë në kushte dinjitoze dhe të barabarta me palën tjetër, përmes eliminimit të qëndrimit në kafazin e xhamit, një kërkesë që u trajtua në mënyrë cinike dhe arrogante nga akuza, duke u krahasuar me një qëndrim në “hotel me 5 yje”.

Seanca e djeshme nuk ishte thjesht një diferencë qëndrimesh proceduriale, por një kontrast i fortë midis një mbrojtjeje që kërkon standarde, profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe një procesi që i shmang standardet, Kushtetutën dhe ligjin. Ajo ekspozoi një rrezik real: një drejtësi që shmang përballjen me faktet dhe të vërtetën, duke u kthyer nga organ i dhënies së drejtësisë në një mekanizëm “paketim-ambalazhimi” çështjesh, i shurdhër ndaj argumentit dhe i verbër ndaj ligjit. 

Kjo nuk na dekurajon. Përkundrazi, e rrit përgjegjësinë tonë nga një detyrë profesionale në një detyrë qytetare, për të përdorur çdo mjet ligjor dhe për ta rikthyer këtë proces në shinat e Kushtetutës dhe standardeve evropiane. Pa këto kushte, çdo përpjekje për të hequr “pataten e nxehtë” apo për të larë duart si “Ponc Pilati” do të dështojë  dhe përgjegjësia, dikur, diku, ndaj dikujt, do të kërkojë adresën e saj.

Faleminderit!

Av. Plarent Ndreca
Mbrojtësi i z. Erion Veliaj

33 Komente

  1. D
    Dire Straits

    ....harrove edhe nje te katert : Hapni dollapet e Ajoles te shikoni...qe nuk ka 800.000 euro breke !!!! Epo kur u bene trima edhe hajdutet ordinere , qe ti vene kushte gjykates. Gjykata le ta duroje edhe pak , dhe po vazhdoi me keto naze zvarritjesh , ta lidhi prej koqesh dhe ta sjelle ne seance funderrinen !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. x
      xha braho

      Pse te mos jete publik gjyqi qe njerzia te degjoje se per cfare akuzohet ay dhe bashkeshortja e tij? Po fashikujt me gjetjet digjitale pse nuk ja bejne aksesible, pra te ja mundesoje qe ti shikoje dhe lexoje? Po tja bonin keto gjona Mark Knoflerit a do ishe dakort ti?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits//.///..////

        Pse duhet te trajtohet Lali ndryshe nga te akuzuarit e tjere ne Shqiperi ??? "Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit"...A doni te mos rrije ne kafaz.....atehere te hiqet kafazi per te gjithe...A doni transmetim live i gjyqit ....atehere transmetim live per cdo gjyq........Por ti dhe te tjeret nuk e kuptoni qe te gjitha keto "naze" te Lalit jane thjesht per te kerkuar shtigje qe gjyqi te zvarritet sa me shume dhe ta fitoje pa bere gjyq fare si Lul Basha..........por rruga me e mire qe te shpetoje eshte qe te beje ate qe beri Ajola...pra te mbetet shtatzene....ehu ka ecur shkenca , leke ka , le te marre nje miter dhe vezore me qira per 1 vit , nje te vajtur ne nje spital privat "per nderhyrje estetike" ...dhe e lene ata shtatzene !!!!

        Përgjigjjuni
        1. x
          xha braho

          Per kafazin nuk te kundershtova, pse ma permend? Po pse duhet te vazhdoje te rri ne paraburgim akoma dhe te mos gjykohet ne liri? Une them e bejne kastile qe ti ulen ditet e denimit mbas vendimit te formes se prere. Sepse ti e di qe ditet ne paraburgim kane koeficiente me te larte ne perllogaritjen e diteve te burgimit definitive. Live kane frike ta japin se do dalin skifot gjuhesore qe bejne gjykatesit apo edhe prokuroret. Nuk dine te artikulojne nje mendim, vetem lexojne ate pacavure qe eshte e shkrojtur. Une psh dua ta ndjke live se jam kurrioz se ku i blinte on line breket e shoqja psh, ose si i zhdoganonte si individe apo si subjekt i regjistruar ne zyren e tatimeve. Jam kurioz te di se si financohej OJF e arioles, kush ishin paguesit dhe format e pagesave, si perpiloheshin preventivet e shpenzimeve per eventet e organizuara, si behej pagesa per honoraret me cash apo edhe ne llogari bankare dhe a mbahej tatimi ne burim etj etj. Pra per profesioniste si puna ime ka shume interes shikim live i gjykimit te kesaj ceshtje me rendesi shoqerore.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits../.....///....

            Ok , para disa javesh ndoqa nje lajm ku nje djale i ri ishte kapur , i dyshuar per vjedhjen e nje biciklete ....dhe me pas gjykata dha masen e sigurise "arrest me burg"......tani , pse Mero nuk beri nje artikull apo ju nuk reaguat per ate rast , kurse kur vjen puna tek paraburgimi i Lalit thoni qe eshte i padrejte ? Ky djali dhe Lali jane te dy te dyshuar , djali per nje biciklete , Lali per te pakten 800.000 euro apo me shume !!! atehere , "Ligji eshte i barabarte per te gjithe"....por ata qe adhurojne Lalin , dhe jane te shumte , reagojne per te , kurse per ate djalin apo te tjere si ai ....as e rruan njeri !!!!

            Përgjigjjuni
            1. x
              xha braho

              Per nje biciklete te vjedhur nuk te mbajne ne paraburgim, mos ja fut pordhes. Sa per Veliajn justifikonin mbajtjen ne paraburgim se mund te prishte provat dhe intimidonte deshmitaret. Tani qe gjyqi ne themel ka filluar nuk ka cfare provash te prishi dhe as deklarimet e deshmitareve. Keshtu pse e mbajne akoma? E mbajne per ta ndihmuar qe ti shtohen sa me shume ditet e kryera te burgut kur te denohet. Pra e favorizojne! Kete gje bejne edhe per Ilir Meten. Nejse ai i shkreti dhe po doli eshte per spital psiqiatrik. keshtu me mire aty brenda por te pranoje te kurohet. Femijet duhet ta bindin, por kam frike se i ka debila ose jo te tijet.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dire Straits..//'\\//

                Epo nuk i degjoke lajmet atehere , mjaftohesh vetem me leximin e komunikatave te Meros !!!! Ok , nese nuk beson per kete djalin , atehere po te kujtoj ate zyrtaren e ministrise se brendshme qe u akuzua per korrupsion , dhe u mbajt ne paraburgim ....per 1 celular dhe 1 arke peshk......prape jemi shume larg 800.000 eurove breke te Lalit.........megjithate nese mendon se meqe ka filluar gjyqi ne themel , Lali duhet te dale ...atehere le te dale edhe Ilir Beqja , le te dale edhe Ilir Meta ....le te dalin te gjithe qytetaret e thjeshte qe akuzohen per nje veper penale te cileve u ka nisur gjyqi ne themel !!!!!!!.........ah , edhe dicka qe do ju pelqeje , ....edhe Saliu s'ka pse arrestohet per disa ceshtje te tij ..sepse gjyqi ne themel ka filluar ...apo jo , a je dakord ???!!!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xha Braho

                  Ate zv ministren sa kohe e mbajten ne paraburgim? Po gjyqi a ju be? Vazhdoi te qendronte ne paraburgim? Nese po atehere eshte cmendur i gjithe sistemi drejtesise. Ne kemi edhe dalje nga paraburgimi kundrejt garancise pasurore apo jo? Pse nuk e zbatojne? Se nuk fusin gje ne xhep prandaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha Braho

                    Ore Mark ti kujto se une mbroj hajdutet dhe te koruptuarit? Ndrysho mendim se une jam per ti denuar dhe riedukuar ne burg, por kur tia kem perplasur dhe faktuar vjedhjet dhe abuzimet si dhe tua kem gjetur te gjithe pasurine e vene nga abuzimet dhe tua sekuestroje.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dire Straits//./''\;//.

                      ...cfare the ..."per ti riedukuar ?????" ......ata duan ate trajtim qe i beri Amerika atij Maduros qe e rrembeu dhe e futi ne ate qeli 1 me 1 , ku ha ushqim me krimba.....nuk ka riedukim per kete klase te ndyre 35 vjecare te politikes qe ia shkerdheu jeten ketij populli !!!!!.......

                      Përgjigjjuni
          2. D
            Detari

            Cpune kane njerezit te paguajne bigbrother per nje hajdut?

            Përgjigjjuni
          3. K
            Kafshet

            Po motra jote a ka breke te dollapi? Dhe sa qindarka bejne? Po mamaja? Po goca?

            Përgjigjjuni
            1. E
              E verteta tjeter

              Unë mendoj se ky, " Dire Straits////// ", është femër , nga ato bushtrat që po kalojnë fazën biologjike të menopauzës dhe ka crregullime hormonale e mendore . Ose , nqs është bur(r)ë, po kalon andropauzë prej pederasti dhe nuk i bën derman asnjë lloj huri në bythë . Prandaj leh si qen bushtor .

              Përgjigjjuni
              1. l
                loni

                eshte Ols Dado i kamufluar.. Jane pseudonimet e olsit, dire straits, nesti angoni etj etj..

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patronazhisteve cekic ballit

                  Olsi Dadon e dija idiot, ama nga komentet ketu, nqs eshte ai, po me duket shume inteligjent. Kjo do te thote se paska akoma shpresa per Drejtesine ketu ne vendin tone. Nuk me mbetet gje tjeter, vetem te citoj liderin global, qe duhet ti leme Gjykatat te bejne punen e tyre. As Roma nuk u ndertua per nje dite. Shpresojme qe Lali Dhjeri te marre nje denim mbi 15 vjet e lart, si edhe konfiskim te cdo qindarke pasuri.

                  Përgjigjjuni
            2. D
              Dado e ka vendin ne burg me 5 yje

              Erion Veliaj e ka fituar tashme gjyqin! Nje sondazh i fundit kete tregon, populli eshte kunder Spakut dhe Gjkko, populli eshte me Veliajn.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aba

                e kujt i plasi me ke eshte populli? Ti mbaj perceptimin, une do analizoje faktet qe do te paraqese prokurori dhe argumentat kunder nese do te kete nga pala e akuzuar. Pastaj kam mendimin tim.

                Përgjigjjuni
              2. G
                G

                Like floriri të paktën është ankuar për dosjen

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lymi

                  Nje kerkesen kam edhe ndaj gazetes, gjithshka e Ka nje limit, por qe te publikoni dhjetra e qindra komentet fake te ketij te semuri mendor me nik Dire eshte e papranueshne, e kthen kete gazeten ne nje gjethe fiku me te cilen katnaret fshinin bythen!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dire Straits../..//;;'/.../'';;

                    Po pra , ..... o Mero "te urdheroj" te me bllokosh !!!!! Urgjent sipas kerkeses se Lymit !!!!....................po a mundesh dot valle ????? Ka emra te tjere grupesh muzikore, ka mijera servera VPN .......eh , o Lymo bashkepuno me Meron dhe jepini drejtim !!!!!

                    Përgjigjjuni
                2. G
                  Gjergji

                  Cfare thua? Ti kujton se po u hapen provat aty dalin dhe mafiozet qe ti keep bashkepuniar dhe shpreson te kercenosh me ta gjyqraret? Eh, more shejtqn budalla!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aba

                    nuk te kuptova, sqarohu me mire, os shrehu me qarte.

                    Përgjigjjuni
                  2. R
                    Rrobt pra

                    Po ik o lali se na e shpife. A kuptoni qe ka shpetuar qyteti nga ky hajdut. Kane shpetuar te rinjte nga nje shembull korruptiv. Kane shpetuar femijet nga ky qe ngeli ne tv. Kemi shpetuar te gjithe por nuk e kuptojme se ka akoma shume hajdute ps-ja ne qarkullim

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Foni

                      Lalit mjafton t'i kërkosh matrikullin për çdo "një milion" peme të "mbjellë" nga bashkia, siç ka deklaruar dhe e mbyll brënda për jo më pak se 10 vjetë. Ky ka qënë etaloni si nuk duhet të jetë një kryetar bashkie, ka kërkuar gjithmonë të gjykohet nga ato që thotë dhe jo nga ato që ka bërë.

                      Përgjigjjuni
                    2. G
                      G

                      Mos u lodh kot z.Ndreca,di ndonje rast ti qe gjyqet politike te zbatojn procedural? Ky eshte gjyq politik I urdheruar nga Sali krimineli per kriminelet e tij Dumani-Dado. Nesti-Nasta jan prodhim made-in Dumani-Dado me urdher te Saliut

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        O

                        Horrat e Saliut ne drejtesi,si monstrat Dumani-Dado I kan shpall lufte qeverise,e filluan me arken e sardeleve deri te sutjenat dhe breket e Ajola Xoxes.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Na hape barkun

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Robert Laze

                            O diare tē shkērdheft qeni Sali Bajgēs çfar tē mban pragu derēs mor wc publike.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Ms.

                              Po ky flet dhe pretendon sikur te jete engjell dhe produkt , si gjithe te tjeret : nenpunes te te gjitha niveleve , drejtore , deputete , kryetar bashkish , ministra , kryeministra , president , avokate , vjyqtar , prokuror bashke me dreqin dhe te birin ne keto I ketyre 34 vjet " Demokraci " alias hajduteria .... ( Dhe Jo produkt...)

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patronazhist = Berishist

                                Ore, se nuk i marr vertet vesh keta patronazhistet qe marrin rroge per te trembur njerezit e per te shkruar tek TemA. Dje u kenaqet sa me s'ka kur e pate qe Meta ishte bere si i vdekur i pakallur; ferkuat barkun dhe ju shkendijonin syte nga gezimi. Po pse per Lal Fikun nuk vlen e njejta gje? Te dy fundja, te njejtat kushte burgosjeje kane, te dy te korruptuar gjer ne palce jane. Pse per Meten gezoheni qe eshte aty ku e ka vendin, kurse per Lalin hidheni perpjete?

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lali nga Durrsi

                                  Lali eshte keq nga menderja, majasell thote drejtoria e burgjeve. Pse mbahet e fshehte nderhyrja e djeshme ne nje klinike private?! Ndoshta duan ta heqin qafe?! Mero shkruaj dicka per shendetin e Lalit sa nuk ka perfunduar si Meta/j.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. <
                                    < >

                                    Dēshira e fundit e lali Erit ishte tē mos shkarkohej para pērfundimit tē mandatit si Kryetar Bashkie, tani qē PS ka kandidat deputetin Erjon Braçe, mendoj qē ēshtē humbje kohe tē meresh me tē.Erjoni ka nēnēn nga Vlora dhe babain nga Berati, mund tē jetoj atje me Anjola Xoxēn pas pērfundimit tē dēnimit.Me paturpēsi lindi fēmij gjatē kohēs sē burgosjes, qē tē shpētoj gruan nga dēnimi dhe tē rrisē numrin e popullsis nē kryeqytet.E kewja nuk i ka arrdhur nga kryeministri Rama, por nga Belind Kēlliqi qē humbi zgjedhjet ndaj tij.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      lali RRENA

                                      Bravo Lali...ndersa ti Hape thesin e Rrenave qe nisen me shtatzanine e stisur per Griselden e der te ato 1 milion peme (1 000 000) qe betohet se i ka mbjelle neper Tirane!

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje