Elisa Spiropali ka reaguar pas debateve të djeshme në grupin e PS.
REAGIMI
Më përjashto
Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.
Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.
Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas.
Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.
Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto.
Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron.
Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.
Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.
Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.
Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.
Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.
Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto.
Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto.
Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.
Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto.
Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.
Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë.
Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë.
Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.
Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.
Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.
Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër tësaj.
Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?
Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.
Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës.
Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.
Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes.
Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit.
Tremb jehona që i bëhet frikës.
Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto.
Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto.
Sa e forte qe u be kjo Elisa more , aman !!!! Gjate gjithe KAR-ieres qe i dha Palloshi , deputete , kryetare parlamenti , ministre e jashtme ......ne cdo fjale qe thoshte , Palloshin kishte "ne goje" , e quajti deri Skenderbe ......kurse tani... !!!! Ore po nga i erdhi gjithe ky guxim ??? Mos ka gjetur gjekundi ndonje "dosje" shantazhi per Palloshin , qe nuk ia ben syri tert ??? .....o Elisa kujdes , se , Bela shpetoi nga burgu , por....qelite bosh jane , edhe akuzat e shumellojshme ne dore i kane gjykatat e Palloshit.....me mire rri urte , he xhan , mbaro edhe sa vite te kane ngelur nga mandati si deputete....dhe kthehu prape ne rruge fshi qurret....ose prit sa te lirohet idhulli yt Lali , se mbase te gjen ndonje sistemim !!!!!
A ka Statut Partia Socialiste? - - - - - per ekzistencen e mirefunksionimin e saj, sipas standarteve Euro-Atlantike? - - - - - Statuti eshte akti i pare Ligjor i themelimit. - - - - - Ai eshte Kushtetuta, Rregullorja themelore, eshte ushqimi e testi baze per vitalitetin e shendetshem te ketij Organizmi Politik, si i gjalle e jo i fosilizuar, me l(l)angosjet e pashtershme me se 25-vjecare, gjithnje e me shpesh e me rende poshteresuese e denigruese, nga ana e ketij NeoOtomani, per cdokend qe guxon te marre fryme e/o te shikoje jashte perimetrit me 'tela me gjemba', te bashkengritur prej tij e Salih Rame Berishesne groteskun 'migjenian': "Vetem Perpara - Per Shqiperine Madheshtore"! - - - - - Kur do te cohen ne Gjykate ceshtje parimore e/o thelbesore nga ana e individeve e/o grupeve, antare te Forumeve te zgjedhura ose nepunes te Partive Politike, te cilet jane cenuar ne te drejtat e tyre elemntare nga sjelljet NeoOtomane te dyshes Edvin Kristaq Rama e Salih Rame Berisha ne Partite respketive? - - - - - e te mos degjojme e lexojme tallava fjalimesh / mesazhesh / intervistash / batutash te mirekodifikuara per logjiken e organizatave mafioze e jo per ate funksionale te partive politike te nje vendi Kandidat i Bashkimit Europian, ne proces te mbylljeve se negociatave, me objektiv per antaresimin ne vitin 20230 ...., te cilat mbahen e ushqehen nga paraja publike, e zyrtarizuar ne sasi e shperndarje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. - - - - - Kontrolli i Larte i Shtetit i ka audituar ndonjehere keto Parti? - - - - - Sa here ne 18 vitet e fundit (nga 2008, pas ndryshimeve Kushtetuese e deri sot) dhe cilat kane qene rezultatet? - - - - - A kane abuzuar strukturat drejtuese te ketyre partive edhe me fondet partiake, ashtu si me ato shteterore?
Më në fund doli një femër kurajoze dhe e vërtetë! I lumtë! Vetëm duhet ta heqë atë shprehjen "Më përjashto"! Se e përjashtuara do të thotë të zëvendësohet me një tyryfyçkë tip Zengjine!
Problemet që trajton ish deputetja e G 99 dhe "Mjaftit" Spiropali , janë të vërteta . Ato nuk lindën tani që zonja nuk ka më karrike të lartë , përveç asaj të deputetes në sallë . Ankohet Spiropali për ministra pa kontribut politik dhe "drejtorokraci" të administratës së lartë ! Po çfar kontributi politik pati kjo zonjë kur u bë deputete e PS-së , apo ishte aktiviste e "Lëvizjes Mjaft" duke protestuar e thyer xhamat e selisë së PS-së me sloganin "Nano ik"! Me këto merita Spiropali u bë drejtoreshë e përgjithshme e Doganave , deputete , ministre shteti , kryetare kuvendi dhe së fundmi ministre e jashtme . Në këtë kohë të bukur të saj , Rama për Spiropalin quhej Skënderbe , ndërsa tani që nuk ka karrike të lartë i vihen në dukje gjithë ato mangësi të cilat nuk lindën sot por janë shfaqur kohë përpara në PS .
E kam respektuar intelektin e zonjes Spiropali edhe kur ishte ne sherbim te plote te monstres. E kam kritikuar ashper, e kam denuar qendrimin e saj, e megjithate e kam respektuar sa i perket intelektit. Eshte vone, por i mirepritur ky qendrim, perndryshe me te vertete dinjitoz. Nuk e fsheh se ndihem mire kur sjell ne mendje komente te hershme ne adrese te zonjes, kur e paralajmeroja se Rama nuk eshte Berisha; nuk ka bese, nuk ka empati; eshte i zbrazur shpirterisht nga te gjitha ndjenjat njerezore; e kam paralajmeruar pra, se ne rastin me te pare, qe do te krijonte dyshime tek sociopati, do ta pesonte; dhe ja ku e pesoi. Dinjiteti i zonjes Spiropali del ne pah, sidomos, po ta krahasojme me rastin e spurdhjakut Salianji; megjithese pati kohe qe pat nisur, hapur, krejt hapur, njelloj "kryengritje ne pallat", Berisha beri gjithcka qe ta afronte; i kujtoi statutin dhe rregulloren; i kerkoi qe ta linte aventuren. Por spurdhjaku i Sumes, bente bythzgjuarin, bente sikur nuk kuptonte; sepse e kishte vendosur qe kur mbillte floket ne koken e tij si qysqi se cdo te bente; shkurt nuk i la asnje mundesi doktorit qe te mund ta mbante brenda PD-se; keshtuqe ay i tha: ok, vazhdo punen tende! Pra, shkurt dhe me pak fjale: njeri (doktori) ben gjithcka per ta mbajtur brenda, tjetri (monstra Rama) ne dyshimin me te pare te flak jashte!
Skypion! Pirdh pirdh por fort ama! Plaku nongrat nuk mbrohet keshtu!
Totalisht kafafile, zhulaqe femer
Kjo filozofja ka lindur vetem per te qene ministre e larte se partija dhe vendi nuk ben para pa mamicen. Ti vetem me nje servilizem ndaj skenderbeut mbajte postet me te rendesishme,por kjo nuk do te thote qe te mos zbresesh nga kali. Formo partine tende me ben malajn,ben ahmetin e ca gjytyryma qe pretendojne se u eshte ngrene haku....e te shikojme se sa vleni. Saliu po te lavderon dhe po ta heq akuzen e vjedhjes
Edhe kaq e kane zgjatur shume me ty. Cfare te duket vetja, cdo pozicion qe ke pasur nuk e ke nga merita, por ka dashur shefi. Mosmirenjohese pa vlere. Ti as prish, as ndreq pune. Je nje numer nga 83 mandatet. Jane te tjere ata qe mund te prishnin pune dhe prap PS fitoi thell me 11 maj
Ju keni mendimin se pozicionet që zonja ka patur në shtet nuk kanë ardhur si rezultat i aftësive të saj, por kanë qënë dhuratë nga udhëheqësi i Partisë? Me këtë, mos keni dashur të vini në dukje mënyrën se si zoti Kryeminister vepron në emërimet që bënë duke mos marrë fare në konsideratë aftësitë individuale të të emëruarve, por thjesht bënë qoka për arsye që vetëm ai i di? Kështu mendon ti se Kryeministri ynë e drejton shtetin? Çudi! Paske mendim shumë të gabuar për Kryeministrin tonë!
Zonjë do ishe shumë e sinqertë po ti ngreje këto (probleme) shqetësime para shkarkimit tashti bën mirë mos të përjashtohesh por të jepni dorëheqjen MJAFT është MJAFT
Problemet i ka ngritur shume kohe me pare, ne fakt e shkarkuan per kete, mbasi Beu i Surrelit nuk i pranon zerat e kundert, Veliajn e dergoi ne parburgim te perjetshem. Se shohim me vemendje te gjithe ministra e deputete ne Ps per hir te postit qendrojne si te dhjere. Pastaj po te vesh edhe qendrimin e militanteve si ju, zera kunder diktatures te Beut nuk do te kete kurre. T'u rroje partia e Beut qe nuk ka shume ndryshim nga Pd-ja e vrasesit te Vicidolit.
Jo. MJAFT eshte G99.
Ku ishe moj zonje ti Kur ne luftonim per kete Parti ? Kjo zonja bridhte rrugeve te Tiranes tok me lali Erin dhe çi rreshin Nano ik , se Mjafti donte pushtet .
Doli kjo nevojtorja e fundit e Mjaftit.
Po ti nga dole, nga nevojtorja e Surrelit?
Si ka mundesi, pasi mori cdo gje nga Partia Socialiste, sot ulet ne prehrin e Saliut. Turp
katundar o zemer gure, qytetar nuk behesh kurre
Elisa, fantastike. E gjithe argumentimi, me thelb te qarte politik dhe filozofik. Te lumte. Ajo parti ka marre fund, me Balluken e tenderave ne krye. Kellirezim total.
Bravo Elisa. Tani jep dorheqjen. E partia do te ndjeke nga pas, e sigurte kjo... Edi do ngelet vetem - tamam si jetim. Se mos kujton se po tallem me ty?!
E keqja më e madhe është kur vjen nga asgjeja, dhe te ndihmojne që të rritesh, fillon dhe beson se ti ke qënë aty edhe pa ndihmen e shokve dhe miqve që të kanë mbeshtetur. Zonjë! Absolutisht Jo. Që ti e ke bërë vetë fatin tënd ashtu siç shkruan, është nji genjeshter e madhe. As e ke bërë vetë,dhe as ke për të bërë gjë më tej. Ne që të kemi të zones, të njohim mirë se kush të çoji deri aty.Mos mirnjohja është vesi më i keqë i njeriut. Zgjidhja gjendej ne forumet e forces që ti bënë pjesë dhe jo ne gazete. Që je vetëm ti kundra,do të thotë që e ke gabim ti. Që një parti ka gjëra për të rregulluar,kjo dihet,dhe një si PS që ka kaq vjetë ne pushtet, por rruga që zgjodhe tregon që ke qënë pa meritë aty.
Po Beu i Surrelit erdhi nga gjeja apo nga ura?
Ne nje moment qe ben nje zgjedhje, nje "rruge" jo konform udheheqesit... je pa merite!? Po te zgjidhte ate te udheheqesit?! Do kishte merite.... ma vai a fare in culo! Llogjike gjel deti... ta shpifni o dumbabiste te lindur.
Elis e habiteshme se si keto probleme qe ngre ti te cfaqen menjehere sa te hoqen karrigen qe te kishin dhene.Kurvta japin eshte e kollajshme per te ta mare, kur e fiton zor se ta mer kush.Ku ishe deri dje ti kur ishe ne karrige, apo te pelqente butesia e ngohtesia e karriges dhe tani qe nuk e ke tjetersohesh.Une nuk jam me ate qe te mos evidentohen e mos te vihen ne dukje mangesite e dobesite,por jam kunder menyres se kur dalin ne dukje keto dhe ku dalin ne dukje. Nuk ta kam degjuar me perpara kur flisje per " Skenderbeu" e kur te thoshnin " Mamica",apo atehere nuk ekzistonin keto probleme.Ti nuk eshte se nuk ke patur mundesi neper struktura te ndryshme si te PS e te qeverise per ti ngritur keto probleme e dukuri.Mua me le nje shije te hidhur koha kur ti rreagon dhe me le te kuptoj se do kesh shkelur vete ne derrase te kalbur dhe marjen e kesaj mase nga PS per te shkarkuar e shoh si mase me teper per te te mbrojtur ty per kontributet qe ke patur ne PS qe ti mos te zhyteshe me tej.
Kjo eshte tarallake e madhe, mos harro te therrasesh kadarene dhe lasgushin....... hahahahah
Po ta kish pare Meten ne gjyq se si ishte bere , ndoshta Elisa nuk do behej kaq trime, se edhe Meta thoshte jam cun pazari e jam vojo Kushi e Avni Rustemi, por kur iu kundervu KM e pame se cfare i beri KM. Nuk ka lojra me miell te gjermanit.
O ti mik, dhe kjo eshte per tu lumtuar a si? Apo ke ndjesi patronazhisti ti? PS eshte konvertuar ne nje parti birbosh, drejtorucash te korruptuar dhe e paafte te artikuloje teza politike. Kaq e thjeshte.
kush del kunder Skenderbeut eshte armik i partise dhe i popullit.Te varet ne litar.
Lësho mandatin! Atë bëj!
Mos ia prish terezine Palloshit se militante e dun fort!
Student, meso shqipen me pare, pastaj filozofine. E kur t'i kesh bere keto, eja e jep mend. Une jam me tete vjecare, dhe gjuhen shqipe e kisha 8,por kur shoh nivelin tuaj... o Zot!
Ka dy pergjigje per guximin e Elises. Ose kjo eshte pararoja e nje grupi te pakenaqurish me ne kryee Lalin ose ndoj tjeter per ti bere presion KM e ndoshta per te krijuar ndonje parti te re si dikur LSI , ose Elisa ka hypur ne majen e nje shkembi dhe kerkon te beje harakiri. Ndoshta dikush duhet ti tregoje videon e Metes ne gjyq per ta kuptuar se cdo te thote ti dalesh kunder KM.
Edhe pse vonë, pas pilafit - siç i thonë - parimisht problemet që ngre janë të drejta, të sakta dhe logjikisht të pakundërshtueshme. Për këto raste populli nga nxjerrë aforizmëm: "Më mirë vonë se kurrë". Që PS, sa i përket rolit absolut të kryetarit dhe shuarjen absolute appo përdorjen si dekor të rolit të organeve kolegjale është bërë plotësisht e ngjashme me PD e Saliut, dhe dihet se ku e ka shpurë partinë personale Saliu. Në çfarëdo trupi të ndodhet koka - sado e rëndësishme që është për rolin që ka - nuk mund të veprojë sikur e ka pronë trupin, por, siç është në realitet, si një pjesë e tij. E tëra funksionon mirë vetëm kur të gjithë përbërësit e saj janë në harmoni me njëri-tjetrin pa nënvlerësuar dhe pa mbivlerësuar askënd.
Sigurisht edhe zorra e trashe si pjese e te teres eshte shume e rendesishme. Nuk qendron krahasimi???
Qenka trollake fare. Si e ka mbajtur per 4 mandate kete idiote te kompletuar, se ne 4 mandate duhet te ishte pjekur sadopak politikisht, kjo s'ka mesuar asgje nga politika. Dhe, nese ka pak ndergjegje, duhej te jepte edhe dorheqjen si deputete. Por nuk ia mban, do te bej kollonen e peste brenda PS. Kesaj manovre nuk ia dolen as Meta, Islami, Dade, Malaj e sa e sa te tjere. Jane aq te varfer politikisht se nuk kane kuptuar qe elektorati i PS voton ata qe delegon PS, si per deputet ashtu dhe per kryetar bashkish. Te tjeret jashte radheve te PS mund te marrin nje grusht votash te fisit e shoqerise, por ngelen deshtake.
Edi Rama po e TEPRON kur i thote Spiropalit :ketu ka vetem dy ngjyra bardhe e zi, o me ne o kunder nesh... kjo te kujton: o me ne o me ata, rruge te mesme ska. Ti ketu nuk e merr fjalen... etj etj. Keto jane OK po ti thoshte saliu, jo Edi Rama. Partia e nje njeriu u be PPSH, u be edhe PD. Mesa duket qenka MALLKIM per shqiptaret, PS ja duhet te degjoje te GJITHE edhe kur jane gabim. Liberal demokracia po kthehet ne autokraci edhe ne PS. Nga se druhet Edi Rama? Perse kaq I irrituar me Spiropalit n?! Ky qendrim i Edit nuk tregon force... jo! Elisa ka gjynahe po, i shoqi i vellai, kunata kane perfituar dhe egzagjeruar, Por Edi Rama duhet te ruaje VLERAT e PS si ASET i popullit shqiptar, jo vetem i socialisteve. Nuk kemi nje grupimet te hajrit... Edi Rama...Mos u be autokrat, diktator ne parti, Mos e dhit edhe PS, se ajo eshte me e mira qe kemi. Ti e bere, por mos e prish, mos e bej si lopa.
Edhe kur thua " me perjashto" ta kuptojme se ty nuk te behet vone apo se ka frike Rama e nuk te perjashton dot.. Kur thua "me perjashto!" si do ta besh luften tende vetmohuese per te rregulluar punet e partise e qeverrise?! Eh moj gruacke je vone per te na treguar se je shpresa e te ardhmes ne PS. Ti sebadhku me gjithe te " perzgjedhurit e PS-se( parlamentare weveritare drejtora e pjestare te administrates) jeni te gjithe vemje, shkaktare e bashkefajtore qe PS ka mbrritur ne kete derxhe. Fajin e ka ZOTI qe nuk merr Saliun pa e shihni mire ju sa ju vlen lekura.
Spiroskenderbeu u konvertua ne spirihamzai,pa as nje vlere intelektuale e sociale,identik si ministreshat e sulltanpiktorit,manastirzeza,kumbaro,e shume te tjera qe thirren nga drejtesia cdo dite!?
Nje kone pa vlere .Mllef cupeline .problemi eshte se nuk ka te ngopur me hajdar e do deri ne gryke..Vafsh prapa Diellit.
Elisa veteperjashtou! Nese Rama nuk te vetperjashtln! Thuaj Sals Ai e ka ne dore te te vetoerjashtoj.
Po filloi dhe ky t’i nxjerrë kartona antarësisë, nuk do e ketë të gjatë. Nuk i merr dot njerëzit për budallenj. Ndoshta nuk guxojnë ende të shprehen, por do t’ja ruajnë për tek kutia e votimit. Çfarë të mbjellësh do korrësh!
Duket se ka filluar te rreshkase, djathtas! Ka filluar te filozofoje qe te tregoje se cfare do te humbe PS nese e largon! Keta lloj njerezish qe te mjelin mire e mire dhe pastaj te bejne harram, nuk i duhen asnje partie. Lanet! Rama ka dy rruge: ose ta lere te lehe dhe te mos ja vare fare, ose ta perjashtoje dhe le te shkoje tek SB. Sigurisht qe edhe PS ka probleme, sidomos pas 13 vitesh ne pushtet, pasi pushteti te konsumon. Por, problemet duhet te ngrihen ne vendin dhe kohen e duhur, me nje fjale ne forumet e partise dhe kur duhet. Berja e tellallit nuk i vlen as PS dhe as permiresimit te qeverisjes. I sherben vetem ambicieve te semura dhe etjes per karrige, te nje personi te zakonshem, pa histori dhe vlera ne PS. Problemet qe ka PS dhe qe Rama i di me mire se kushdo duhet te adresohen ashper prej tij ne parti dhe qeveri, me qellim qe gjendja te permiresohet dhe vendi te ece perpara. Kushdo e kupton se Spiropali nuk ka asgje te perbashket me socialistet dhe mund ti bashkohet partise se shpartalluar te SB. Perfundimisht, sjellja e saj nuk e demton, por e forcon PS!
Një bravo te madhe Elisa sinqerisht! Një ze qe uleret per mire. Valle do kuptoje dikush. Duhet me I thirre kujteses. Kundervenia e Edi Rames ndaj Fatos Nanos para kongresit,gjate konferencave ne org.baze te PS ne kryeqytet,gjate kongresit(kritikat per menyren e drejtimit te PS,duhej diçka ndryshe) dhe ja doli. Ja doli se kishte te drejte,PS-ne e kishte mbytur "bari I keq" monotonia,vetekenaqesia,konformizmi e problemet te tjera. Por qe te thuash hesht,sta jap fjalen,do te perjashtoj nuk jane shenja te mira. Rama mund te dije me teper,por çmund te dije kur nuk lejon tjetren/in te jape një ide,një kritike qe vetem shendet quhet,nuk po shan,injoron apo po del kunder. Ti leme EGOT.
Perjashtoheni, vertet. Nuk ia vlen te flasesh mbasi te jane prishur takemet, dhe me perpara nuk kishe asnje problem. Hajde, ne te semes, se nuk kemi kohen te merremi me tekat e tua.
Aron Balluku, si ke qene? Mire Balluku e tenderave? Ptu, maskarenj, hajdute.
Balluku sateme, as nuk me kercet fare per Balluken, por Spiropalit po i thuhet qe ato problematika qe ka duhet ti thote ne keto mbledhje te partise, sepse ndaj mblidhen, ndersa ajo del dhe ne te njejten kohe qe ben "carcafet" neper statuse po qurravitet se po e perjashtojne publikisht, kur nxjerr breket neper publik. Duket qarte qe ate qe po ben e di qe eshte e mabruar politikisht mbasi u kap qe bente "politikat" e saj dhe nuk raportonte sic duhet dhe sic e do statusi, dhe sapo iu prishen pazaret e saj filloi te hedh vickla, jo se i kercet prapanica se kush vodhi, se eshte akuzuar edhe vete per vjedhje kur ka pasur poste qe kishte fonde.
E lexova mbi 5 herē shkrimin e deputetes Spiropali, dhe me shēnime e nēnvizime, por problemi nuk qendron te kryetarllēku i parlamentit, apo te ministerllēku i punēve tē jashtme., duke cituar jo maturi por durim, por te mungesa nē votimin pēr heqjen e imunitetit tē znj Balluku, ku me sa duket Znj. Spiropali ka patur ciklin atē ditē dhe ēshtē keqinterpretuar nga Sali Berisha, duke e deformuar me dashje pēr inat të Dash Sulēs ( kryeinspektor).Dua ti kujtoj Elisēs se ti ke bērē për PS-nē mē shumē se PS bëri me ti.Dua ti kujtoj Elisēs se dhe kryetari aktual i Parlamentit z.Niko Peleshi ( korça) ,ishte ministēr mbrojtje nē Rama III, u bē kryetar grupi i PS ,po nē Rama III ( pa dijenin e tijē) dhe tani ndodhet kryetar i Parlamentit, gjē qē e habiti dhe vetē atē , ky ndryshim i karrikeve muzikore ēshtē e drejt eksluzive e kryeministrit dhe s'duhet komentuar.Duhet ti jeni mirēnjohēs votuesit qē ju ka dhēnē 4 herē rradhazi pushtetin.Dua ti kujtoj Znj Spiropali qē dhe Ogerta Manastirliu ishte kandidate pēr bashkin e Tiranēs nē zgjedhjet e parakohēshme tē 2025-ēs, por sot ēshtē pēr PS (Tiranē) z.Erjon Braçe, pasi optika kryeministrit ka bindjen e fitores sē tijē.Flitej qē Kryeministri Rama deshi t'ju besonte detyrēn e Presidentes sē Republikēs pas pērfundimit tē mandatit tē Presidentit z.Bajram Begaj, por mendoj qē s'do e kesh zemēruar shumē me kētē sjellje tē nxituar keqkuptimi kohēt e fundit.Elisa tē duam si nga bukuria dhe nga profesionalizmi politik.
Mamica nuk na the pse te shkarkuan nga ministre qe te ka ngel kaq sume qefi si me e afta e partise!!!! Nuk mjaftuan ato milionat qe bere ne dogana bashke me burrin injorante,ik harxho ato qe mole partine me servilizmin ndaj Skenderbeut
“Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen”…?!!! O Rameeeeee???
Pavarsisht se këto që thua janë mëse të vërteta,seç m'u kujtua Ylli Rakipi kur tha " nuk ka me rëndësi se kush je në PS e sa ke luftuar. Rëndësi ka që të thuash Skënderbeu...dhe nga hiç fare...si rasti i Elisës...bëhesh ministër,njeri me pushtet..."( dhe ti Elisa aprovojë këto që tha rakipi duke buzëqeshur) Edhe një herë,shumë e shumë të sakta këto që thua por ke qenë problemi moj Elise e jo zgjidhja( njësoj si berisha sot)
Film i pare dhe i shkruar aq here ne libra historie sa nuk perben risi edhe sikur te vriteni me njeri-tjetrin. Pune bythqirash qe kane shitur shpirtin e kane vjedhur nje popull te tere! Ti zonje mund te thuash disa te verteta qe qendrojne! Shume mire ben, ndonese e vonuar! Sidoqofte, fillimisht kerko falje pasi je kontributore per krijimin e ketij pushteti dhe modeli! Me pas deklaro ne organe perfitimet dhe vjedhjet bashke me bashkeshortin dhe fiemen ku eshte pjese me nipin e Fidel Yllit! Bej burg sic te takon, e pastaj thuaj serisht disa te verteta!
Dështimi fatal i Ramës është futja e kurvave si puna kësaj me shumicë në poste të rëndësishme....
E ke fjalen per Ballukun, besoj?! Se ajo, ne mungese te intelektit mendor, trajtojne pajisjet poshte rripit. Parti e sakatuar ne kulm. Turp. Palloshi i Gjate
Nuk di si funksionon partia ku bëni pjesë, kjo zonjë, por çdo parti ka forumet e saj të veprimtarisë partiake. Ka edhe Forume që vendosin për politikat qeverisëse dhe që mblidhen periodikisht, ku anëtarët japin e kërkojnë llogari, por edhe ankohen, qofshin këta edhe antarë të qeverisë. Pa ka edhe ato të jetës së brendëshme më parti, ku përcaktohen të drejtat detyrat e çdo antari si dhe funksionimi i partisë në përiudhën që drejton qeverinë. Të gjitha sa thotë mund të jenë të vërteta dhe mund të jetë ashtu, siç i trajton ajo dhe siç i kupton e sygjeron ajo, dhe një parti e heshtur, ç'është e vërteta, është një parti e falimentuar dhe shpejt ul influencën në masat e zgjedhësve (kjo është e gjithë redondanca e shkrimit), por të gjitha këto vërejtje për përmirësim të jetës së brendëshme të partisë, bëhen me durim dhe këmbëngulje brenda forumeve, - duke siguruar edhe përkrahës të tjerë që tash për tash, siç po thotë, janë gojëkyçur dhe servilë të njëshit, se ndryshe, nuk u jep poste dhe "rroga të denja", - por nuk bëhet me letra të hapura dhe fletrrufera ndaj kolegëve "gojkyçur". Të tillë "kolegë partie" që janë "jesmen", nuk kanë ideale politike, veç qëllime për të përfituar në kurriz të partisë, janë çvatës, kontigjent i korrupsionit dhe përfitimit të jashtligjshëm, nëse u jepet rrasti pas një karriere të pamerituar "vuvi"; nuk janë antarë të vërtet (militantë, po të duash) partie, por rrodhe parazite që partia duhet t'i mënjanojë me kujdes, jo duke i përjashtuar apo "vetpërjashtuar", nëse nuk kanë bërë shkelje të statutit. Partia është një grupim vullnetar dhe, nëse nuk e gjen veten brenda saj, atëhere largohesh dhe mund t'i bashkohesh a krijosh një grupim tjetër politik, anëtarët e të cilës t'i dëgjonë mendimet dhe kthehen në jesmenët e tu në një kuptim tjetër, ose të heqësh fare dorë nga karrjeta politike. Partia, që të jetë e qendrueshme dhe të ngjallë besim në masat, duhet të ketë unitet mendimi e veprimi politik, duke shnangur sa të jetë e mundur "mendimin ndryshe" në sensin politik të vendimmarrjes, sado i llogjikshën dhe denoncues qoftë ky mendim idividual. Vendimi ndryshe proklamohet në publik kur kërkon të marrësh një drejtim ndryshe politik dhe organizativ. Gjithsesi, nëse qeveria vendos të veprojë në kundërshtim me vendimet e forumeve partiake, kur njëshi imponon vullnetin e tij politik dhe jo të partisë, të shprehur në statut, atëhere, nis funksionimi në bazë të Statutit, "Kanunit" të Partisë, për zëvendësim të drejtuesit të qeverisë, a të partisë (meqënëse janë të përbashkuar) dhe vendosjen në vend të tij, të më të flaktit dhe më të kthjelltit anëtar. Kërkohet deri në rrëzim të qeverisë, që nuk e dëgjoka mendjen e partisë të tij, që e ka zgjedhur a u është imponuar, të mbushur me "jesmenë torrollakë". Këtu e keqja është në ndarjen dhe bashkërendimin e pushteteve (parti - shtet) që, dikush duhet të drejtojë partinë, duke kontrolluar politikisht shtetin, dhe një tjetër të drejtojë qeverinë. që kontrollon dhe menaxhon shtetin, por që kontrollohet nga partia, për axhendën politike të vendosur në forume. Qeveri apolitike në programin qeverisës, nuk mund të ketë! Kjo është një tautologji mashtruese për opinionin publik. Teoritë e funksionimit të partive dhe demokracisë të brendëshme të saj janë të shumta, që nga ato më populistet apo fraksioniste dhe deri tek ato më strikte që nuk i njohin ato. Sidoqoftë, të gjitha, fërkimet e brendëshme mundohen t'i zgjidhin brenda bashkësisë politike që përfaqësojnë, të fshehura nga publiku dhe i hapin kur është e pamundur të gjejnë njëmendësim parimor.
Rrugen e paska gjetur, jep dorheqen shif punet e tua mos u bej qesharake.
Nuk e besoja që Spiropalla të ishte një idiote dhe debile e klasit të parë, një karrieriste e shëmtuar që kujton që PS ka nevojë për të. Shko në prehrin e Saliut me Nokën dhe Vokshin se ta rregullojnë qejfin mirë ato. Ti Elisa je një njeri I lig dhe i ndyrë. Vaj medet të kishe gjë në dorë de çfarë do bëje. Nuk e di si do veprojë Rama por me sjelljet e tua fëminore realisht nuk je më pjesë e PS. Je një njeri i vogël, promovuar pa merita në poste të larta, mirë që Rama e kuptoi se çfarë njeri i vogël je që të tregoi vëndin. Mos ta pafshim më surratin, mosmirënjohës!!!!
Rrugen e paska gjetur, jep dorheqen shif punet e tua mos u bej qesharake.
Nuk eshte koha per keto debate, kur Shqiperia ka hap kapitijt dhe kerkon ti mbylle sa me shpejt .PS dhe Rama kane mbi supe peshen e madhe te integrimit dhe nuk kane kohe te merren me jo e lagu jo se lagu. Qe PS eshte ne pushtet prej 4 mandatesh dhe me gjase edhe 4 te tjera, eshte merite ekskluzive e Rames, kurre PS nuk ka qene kaq e fuqishme kaq e begate se sa nen udheheqjen e Rames. Fale lidershipit dhe vizionit te Rames sot KM ka gjitha pushtetet, gjitha institucionet, gjithe ekonomine , gjithe shtetin nen kontroll te plote, fale punes disa vjecare sot e gjithe administrata eshte pastruar nga elementet e opozites apo pa parti dhe eshte e gjithe me anetare e simpatizante te PS e qe jo vetem zbatojne programin e vizionin e PS por edhe jane nje hambar i garantuar i votave pasi ata e shumefishojne veten se paku 3-4 here, kesaj administrate qe eshte njehohesisht vete anetaresia e ps, km, jo vetem u ka punesuar edhe familjaret shepesh akoma pa mbaruar shkollen , jo vetem u ka rritur rrogat dhe shperblimet por u ka lene edhe dore te lire per te marre bakshishe nga qytetaret. Vec kesaj, KM fale aftesise se tij perrsonale ka siguruar nje mbeshtetje nderkombetare per pushtetin e PS. Cfare duan me teper elisat qe nga hici e beri depudete e , ministre e kryetare kuvendi? Dhe jo vetem elisat, por edhe nje anetare e simpatizant i thjeashte i ps gezon mundesi dhe privilegje nga shteti qe qytetaret e tjere do ta kishin enderr, dhe e gjithe kjo per merite te Rames qe ka shkrire kufijte e PS me shtetin. nga kujton Elisa dhe elisat se u vijne gjitha ato para e favore qe as sheiket e naftes nuk i kane nese PS do ish e ndare nga shteti dhe nese funksiononte shteti ligjor? me thjeshta e me e parendesishmja do ishte qe mbledhjet e qeverise te beheshin ne ndertesen e keshillit te ministrave dhe mbledhjet e PS te beheshin ne godinen e PS. Por nuk eshte njelloj si te besh nje mledhje ne zyre e te shkosh te gatuash groshen ne shtepi per darke, si ta besh ne hotel me me gjithe te mirat perpara me shpenzimet e shtetit. Rama ia beri te qarte Elises , o bardhe me ne, dmth me gjithe te mirat ose zi perballe nesh.Dhe cdo te thote perballe PS nuk ka nevoje te shikohet si eshte katandise Meta, por edhe si eshte katandise populli opozitar qe nuk i mbijeton dot varferise dhe arrogances se shtetit dhye ka marre po merr rrugen e emigrimit masiv.
Edhe Dash Sula ka qene nje militant i thekur i PS qysh ne oret e para te revolucionit bolshevik.
Keto qe thua i ke nga eksperieca jote . Ti je ARROGANTE dhe te ka hyre VETJA NE QEJF . SHKODRANET kane nje shprehje kur dikush flet korr e mos lidhe e sillet si puna jote i thone TE HYFTE VETJA NE QEJFE .
Keto qe thua i ke nga eksperieca jote . Ti je ARROGANTE dhe te ka hyre VETJA NE QEJF . SHKODRANET kane nje shprehje kur dikush flet korr e mos lidhe e sillet si puna jote i thone TE HYFTE VETJA NE QEJFE .
nuk di a ka lexuar kjo ish kryetarja parlamentit nga historia boterrore e partive ne bote. Nuk behesh i madh se te duket vetja partia te ngrene po po devijove nga programi dihet fundi eshte i parashkruar.
Nuk me pelqen t'ju drejtohem me ju, por se cju duket vetja. Kjo PS te beri kjo qe je, e pasur sa nuk I ke merituar ato poste. Shqiperia ka me te zonja se ty, se Balluku, e se te gjithe grate e PS. Ju qelloi shansi te punoni me skenderbeun, qe ju vleresoi sa nuk e meritonit. Por nuk ka me keq kur mendon se cdo post e ke merituar. U rritet me pa te drejte. Si do qe te jete puna, eshte shume e ulet te peshtysh, atje ku ke leper. Heshtja ne kesi rastesh, eshte kapak floriri. Ne PS apo ne cdo parti tjeter mesuat te punoni duke vjedhur djersen e popullit qe u rriti me taksat e cmendura qe nuk ju shkoi mendja kurre sa I varfer eshte ky popull. Por populli ka nje shprehje te bukur: "Dardha e ka bishtin prapa ". Ju dalte per hajer kjo kryeneceri.
Uaaaa, po çpate keshtu, qe more kot moj Elisa??? Ti shume mire ben qe kritikon, se te gjithe bejne gabime. Kete ka bere dhe Erion Braçe dhe mire ka bere, se keshtu e ndihmoni partine. Por ti duhet te kishe folur me kohe moj zonje, kur ishe edhe ne krah te kryetarit dhe "Skenderbeut" kryeminister. I gezove gjithe ato ofiqe qe deshe, dhe tani qe nuk i ke me je bere kritikuese, e pakenaqur, se helbete, te iken disa privilegje, se je deputete, ke akoma. Dhe pse tani po kerkon te perjashtohesh. Kujtoje se gjithe jeten do ishe ministre, kryetare, etj. Ja humbe vlerat vetes, kisha shume respekt per ty. Me zhgenjeve. Keshtu nuk ndihmohet partia, vetem e dobeson duke i bere qejfin Berishes e te tjereve pas tij.
Nxorre një fletërrufe për PS dhe Ramën dhe kalove në delir të gjithë pdistët duke të thënë bravo, bravo. Për këtë duhet të të vijë turp.
Problemet qe ngre Znj.Spiropali mund edhe te qendrojne.Duhet te jesh keqdashes te flasesh me siguri.Sipas pretendimit te saj ,i eshte bere padrejtesi dhe nuk po zbatohen parimet e partise. Mendoj se divergjenca lindi pas mungeses ne mbledhjen ku u diskutua mandati Znj.Balluku. Parimet e ligjet nuk u shkelen ne ate dite por,duhet te kishin kohe.Pse kjo Zonje nuk shkoj ne mbledhje dhe te thoshte mendimin e saj?Pse kerkon qe ceshtje qe duhet te analizohen brenda forumit duhet te zgjidhen me deklarata "trimerie"?Kaq e dhimsur qenka karikia e ministrit ?Mendoj se duke folur jashte forumeve tregon qe nuk ke kurajon e nevojsme.Nuk ke as mbeshtetje nga koleget."Aftesit" e tua si politikane e zonja dolen kur tu dha dora dhe u bere pjese e nje strukture.Me keto dacibao nuk ndryshon asgje,vec turbullon ujin pa pasur fuqi ta pastrosh. Dhe se fundi,po nuk je e kenaqur,largohu.Askush nuk te mban te lidhur vec interesave te tua.Sot nuk eshte pjesemarrja ne parti si dikur ne PP-n e dikurshme.Atehere ishte e veshtire te beheshe pjese e saj por,ishte e dhmbeshme e me shume pasoja te largoheshe.Do te sugjeroja te pergatitesh mire per kundershtite,se po qe e "paster"asgje nuk te ndodh.
Po ca i duhet kesaj qe kruhet me sulltanin. Ca demokracie pretendon kjo ne nje parti ku kryetari eshte eshte shefi gjithckaje. Rama ja kaloi dhe enverit per diktator se salen e ka kaluar me kohe
Na mallengjeve, o Spirrapali. Diten e dhene, ne foltoren e Saliut do ta ngre zerin per keto qe ben KY i gjati I Lubise. Do ta demaskoj fort qe te kerkon te mbyllesh gojen. Hic Mos merr pjese ne ate parti. Eja te ne dhe minimum do te behesh presidente e Republike. Ti è meriton.
Mendimi ndryshe duhet të dëgjohet, kurse votimi në grupin parlamentar , është detyrim të jetë i njëjtë!
Qendrimi I Elises qe hiqet si parimore ndaj partise se saj pasi i hoqen karriken eshte njelloj si trimi pas betejes apo si i dituri pas kuvendit. Te metat e qeverisjes nuk ngeli Elisa tja tregoje popullit shqiptar se per to flet opozita çdo dite e disa here edhe vete pozita, pa folur se populli ka sy e mendje vete. Fjalet e Elises kane vlere vetem per opoziten ti perdore kunder kundershtareve politike dhe per komentuesit partiake e fanatike ne media. Thenia e disa te metave te ditura nuk e ben Elisen me te mire sepse ajo ka qene numuri 2 ne partine qe ajo tani kritikon duke mbsjtur pergjegjesi te madhe per te metat kurse koha kur I tha tregon se ajo eshte e pamoralshme e aspak parimore. Por edhe menyra si i thote tregon se eshte e papjekur, nje kokete femije e perkedhelur, qe i duket vetja si shpetimtarja e shqiptareve dhe e partise se saj. Elises si ka dale akoma dehja nga pushteti e priviligjet duke bredhur me avion ne çdo cep te botes, semundje e pergjithshme e politikaneve te majte e te djathte shqiptare.
More po cfare shkolle ka bere kjo? Ka diploma te shkolles larte dhe per cfare eshte diploma? Se ne Google kam gjetur se ka bere nje shkolle 1- vjecare anders nga Amerika e Veriut per lidership !?!?! O pika lidershipin e ketyre majmuneve qe duan te rrine vetem lart ne pemen e pushtetit.
More rrugen per misire , Qaj maro , Qaj moj bije , bashke me karapaxhine , Qaj maro , qaj moj bije , more me qafe brace te zine , Qaj maro , Qaj moj bije ......!
Arabà i thonin karroces dhe Ai qe e drejtonte quhej arabaxhi.
Ke te drejte e kuptova kur e postova , fjala e duhur arabaxhine ? Me duket se eshte fjale Turke ? Respekt vetem per humor e bera .