Ish-deputeti demokrat: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte ministër, Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së

28 Janar 2023, 09:14Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj ka folur në Report Tv për lidhjet e Sali Berishës me Agron Nezën, i cili përmendet si personi A në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së Chales McGonigal, të cilit i ka dhënë hua 225 mijë euro. Sali Berisha ka mohuar se ka lidhje me Agron Nezën, ndonëse është publikuar një foto mes tyre.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj thotë se Berisha sa herë që ka probleme thotë se nuk e njeh, por në fakt ai ka pasur lidhje të ngushta me Nezën. Sipas Haklajt, Berisha i kishte premtuar Agron Nezës se do ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar.

 “Djali i sekretarit të parë në rrethin e Tropojës. Djalë xhaje me Sami Nezën, zv.kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike. Zëdhënësi i Jozefina Topallit. Miku i Azem Hajdarit, miku i Sali Berishës. 

Sa herë ka probleme thotë nuk e njoh. Ka mbrojtur Berishën, ka qenë pjesë e shërbimit informativ në një periudhë të shkurtër të zotit Berisha. I ka thënë që do jetë pjesë e kabinetit qeveritar”, tha Haklaj në Report Tv.

Haklaj thotë se Neza ka punuar edhe që të vinte në krye të PD-së, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, pasi këtë të fundit Neza e kishte mik.

“Agron Neza ka qenë mik i Azem Hajdarit. Mik i Rudinës, ka bërë të gjitha përpjekjet për ta bërë kryetare të PD. Do ndihmonte vajzën e mikut të vet”, u shpreh Haklaj.

Në këtë histori, Haklaj përfshin edhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, për të cilin thotë se ka takuar ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal. 

Pra përveç Ramës, Haklaj thotë se edhe Meta është takuar me McGonigal. Sipas Haklajt, Berisha, Meta e Rama kanë punuar sëbashku për të asgjësuar politikisht Lulzim Bashën.

"A e ka takuar Meta, McGonigal? E ka takuar. A e ka takuar Ruçi, Balla, Gjiknuri? Pyeti publikisht. Mimi Kodheli, biznesmenë, financierë shumë të rëndësishëm të Shqipërisë. Tani heshtin. Do dalin të tjerë. Biznesmenë, politikanë. Meta ka shkuar në SHBA dhe ka shkuar në një shtëpi që e servirin vetë çajin. Ta mohojë Meta", tha ai.

4 Komente

  1. t
    tata luigji

    Kete Agronin nuk e njeh Berisha ai ne krah te tij djali i sekretarit pare te teopojes qe kur ikte ne tirane Salih bin laden i dilte ne kmbe tek jra e tapizes dhe e shoqeronte nga mbrapa sSalihi eshte kriminel i lindur

    1. S
      Shqiptari

      Kur qenka takuar edhe me Meten kot lodhen. Leket ja ka dhene ai nepermjet Duckes se halles.

      1. S
        Shoku Zylo

        Te kthehemi mbrapsh ne kohe-Funksionari i l'arte i FBI,i shoqeruar nga ishi i sherbimit sekrete(Pra oficer i sigurimit te shtetit),mbereiten ne shqiperi .Takohet me Berishes.Feste e madje,nder i madh,"Miku in i shquar",etj.Takohet me trapajone dhe dekorohet,me Mbeten "eshte nder i madh per mua"...Foto feste nderim nga te gjithe.Statusi?Funksionari i larte i FBI vjen,ndihme konkrete e SHaBAnit per reformen ne drejtesi.Gezim e krenari,SHaBA Miku une i madh.Entuziazem ne gazeta.Paska takuar Edhe Ramen dy minuta e gjysem.Kohe shume e madje.Sa Pak e Ka pritue Berisha Nezen,ish-in trapajan,dy ore.Dhe te keqen e Ka bere Rama...(Po' sikur ato para lobimi tia kete dhene Berisha,per te rrezuar nga fiku Bashen?). Dhe Ja ,sot doli e verteta,nje qeflie,Ka pare qesen e parave dhe Ka pare se eshte takuar me ramen.Sot keto Jane te vertetat Ai ish-in qe thote se ia dhashe me vullnet te plote si borxh genjen.Pranon qe Jane parate e tija,por .. genjen.E Sigurtà,parate i Ka dhene Rama...Dhe Saliun fonte ta bente Ministero,pikerisht se ishte...ish...se ishte qytetar amerikan,Mik me Funksionarin. Mire thone...Ka media Kazan plehrash,Ka dhe gazetare e analiste pleraxhij qe thone vetem te verteta plehrash,ne interes te pleraxhinjve Berisha e Metà,kushuririt te personit B,Mik i ruseve ,si perfaqsuesi i Leshit te likes.Dhe lidhjet Jane te forta.Edhe zv kryetari i Leshit te likes ishte Mik i putinit E priti miqesisht ne Kremlin zedhenesit e Likefloririt,Luan Ramen.Pra,vetem Rama eshte i keq,e Ka pritue Funksionarin dy minuta.

        1. Z
          Zina sallaksja gjyqtarja

          Ka ikur koha jote Sali krimineli! Shume shpejt do te vije dita e gjykimit per vrasjet dhe vjedhjet qe i ke bere popullit shqiptar. Une Zeqineha do jem ajo qe do gjykoj krimet e tua, plere e ndyre. Lavire e pushtetit

          Lini një Përgjigje