Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka deklaruar sot se i bëri shumë përshtypje fakti që askush nga Partia Demokratike nuk shkroi një fjalë apo nuk foli asgjë për dy çështjet që ngriti aleati Ilir Meta në sallën e GJKKO-së. Ai shtoi se kërkesat e tij duhet të kishin marrë mbështetjen e politikës, por veçanërisht PD, si aleate e PL.
Edmond Spaho: Ajo që më bëri përshtypje është se askush nuk shkroi apo foli për dy çështje që ngriti me të drejtë Meta: çështjen e mbylljes në kafaz dhe për transmetimin live të gjyqit. Mendoj se janë dy çështje tyë drejta dhe duhet të kishte edhe përkrahjen e politikës, veçanërisht të PD, që ka qenë aleatja e PL. I ndoqa edhe emisionet e mbrëmjes dhe çuditërisht nuk pashë asnjë prononcim.
Mendoj se të dyja kërkesat janë shumë të drejta, jo vetëm për Metën, por edhe për të tjerë, edhe për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Pse duhet ta mbash në mënyrë të turpshme në kafaz? është turpëruese edhe për vetë sistemin gjyqësor. Tregon se çfarë mentaliteti primitiv kanë ata për drejtësinë.
Në të gjitha rastet, kur një i pandehur mbrohet në gjykatë duhet të komunikojë lirshëm me mbrojtësit e vet, me avokatët duhet të komunikojë aq sa ia lejojnë rregullat e trupit gjykues. Pa folur pastaj që një funksionar që i ka mbajtur të gjitha funksionet në shtetin shqiptar, President, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, e fut atje sikur të jetë ndonjë kafshë e egër dhe nuk e lejon që të rrijë në mënyrë dinjitoze në sallën e gjyqit. Është mungesë respekti për shtetin, është mungesë respekti për institucionet që ai ka përfaqësues.
Spaho shtoi se si Meta, ashtu edhe Veliaj apo Beqaj mund të hetohen fare mirë në gjendje të lirë.
“Këtu ka abuzivitet pafund. Edhe më shumë po përpiqemi të bëjmë shfaqje dhe ta tregojmë fajësinë e tyre nëpërmjet këtyre instrumenteve sesa po përpiqemi të bëjmë drejtësi. Në fakt, të gjithë mund të ndiqen fare mirë në gjendje të lirë. Kush mban përgjegjësi për shefin e komisariatit Roven Zeka, që u shpall i pafajshëm? Kush mban përgjegjësi për njollën që iu vu në opinion publik? Kush mban përgjegjësi që ai humbi punën? A përgjigjet njeri për këtë gabim të rëndë, që është bërë ndaj tij? Prandaj, edhe në këto raste, paraburgimi është kur kapesh për vepra shumë të rënda, vrasje, detyrimisht do të të fusin në paraburgim. Por të gjitha rastet e tjera mund të ndiqen në gjendje të lirë, sikurse e thotë dhe Këshilli i Evropës”, tha ai.
Per politikanet duhet kafaz hekuri te ndryshkur Fi 50 se kane prere ne bes popullin me via me makina lluksoze me ore Dore nje milion euro . Pas tyre dhe Dado dumani e kompani do ti mbyllim prej xhami te dhier me glass pulash . Nuk e Di a Jane te kenaqur ?
Per politikanet duhet kafaz hekuri te ndryshkur Fi 50 se kane prere ne bes popullin me via me makina lluksoze me ore Dore nje milion euro . Pas tyre dhe Dado dumani e kompani do ti mbyllim prej xhami te dhier me glass pulash . Nuk e Di a Jane te kenaqur ?
Nuk me shqeteson kafazi por milionat qe keta dythundrak grabisin dhe nuk kane as turp.Edhe me e turpshme eshte kur nje pjese iu shkojne pas avazit duke e ditur shume mire maskaralleqet e kupoles. Si mund te behesh me saraje me rroge shteti o koke qyp. Sa vite qendrove ne karriken e parlamentit ku ziheshit me njeri tjetrin si qente sikur nuk ishit Shqiptare dhe nuk zgjidhnit asnje pune vecse hajdutllek.