Rrëfimi i ish kreut të SHISH - “Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit”, Klosi: Ja pse u vra Azem Hajdari

29 Prill 2026, 12:10Politika TEMA
Rrëfimi i ish kreut të SHISH -  “Berisha i kishte planifikuar

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë një analizë të sigurisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk përballet me rrezik të lartë nga terrorizmi, por nga krimi i organizuar në rritje.

I ftuar në studion e 'QUO VADIS', Klosi u shpreh se, ndryshe nga e kaluara, sot grupet kriminale janë më të sofistikuara dhe me më shumë burime financiare.

Ai u ndal edhe tek vrasja e Azem Hajdarit, duke nënvizuar se e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, se sa pala tjetër.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi: Shërbimi atëherë ishte i hapur, dilte policia, dilte shtypi. Sot është më e vështirë nëse ka gjëra të tilla. Shohim sulmet kibernetike. Ata që marrin për detyrë për të eliminuar një njeri të rëndësishëm apo për skup për bomba, në Shqipëri nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Dy herë është përmendur për atentat ndaj Azem Hajdarit, një herë në Parlament dhe një herë ai që e mori. Në të dyja rastet kanë qenë probleme personale, një herë me deputetin e Kukësit dhe një herë me Haklajt. Por nuk është se u përfitua diçka në politikë me eliminimin e tij ose për jetën e vendit. Praktikisht vrasjen e Azem Hajdarit e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, nuk e përdori pala tjetër. Pala tjetër, ku isha edhe unë, humbëm. Ishte detyra jonë për ta mbrojtur dhe nuk e mbrojtëm dot. Shqipëria është vend i vogël, pa shumë probleme. Sot, praktikisht, nuk ka interes për akte terroriste bota në Shqipëri. Aktet terroriste duan të bëjnë efekt te publiku. Terrorizmi në Shqipëri ka qenë i infiltruar nga jashtë, jo për të bërë akte terroriste, por për t’u fshehur.

Krimi i organizuar sot është më i avancuar. Është me më shumë para, ikin nga Shqipëria që të mos ekstradohen. Mundësitë e krimit të organizuar sot janë më të zhvilluara. Policia ka qenë e vëmendshme. Përballë nuk ke budallenj që gabojnë. Mjetet që përdorin janë më të sofistikuara dhe vështirë t’i zbulosh. Krimi është i favorizuar sepse i zgjedh ai mjetet që përdor. Policia duhet t’u shkojë nga mbrapa të zbulojë se çfarë kanë në mendje ata. Krimi është në avancë, kualifikohen më parë ata. Shqipëria është më e hapur sot. Problem në Shqipëri nuk është terrorizmi, por krimi i organizuar.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke pretenduar se dhuna dhe viktimat e asaj dite nuk ishin të rastësishme.

I ftuar në QUO VADIS ai u shpreh se ngjarja u zhvillua para syve të kamerave, ndërsa sipas tij pati përpjekje të qëllimshme për të zhdukur provat.

Klosi deklaroi se, pas protestës, u ndërmorën veprime për të fshirë gjurmët, duke përmendur fshirjen e serverit të Kryeministrisë dhe izolimin e Gardës për disa ditë.

Ai shtoi se edhe prokuroria u pengua në hetime, ndërsa prokurorja u sulmua publikisht pas lëshimit të urdhrave të arrestit.

Klosi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke pretenduar se situata ishte e parashikuar dhe se përdorimi i dhunës kishte si qëllim demonstrimin e kontrollit mbi sigurinë në vend.

Klosi: Për 21 Janarin, u zhvillua para kamerave. Unë kam qenë në shesh para Kryeministrisë. Nga Berisha u punua që të mos kishte prova për ngjarjen. U fshi serveri i Kryeministrisë. Garda u mbajt 3 ditë brenda. Pati të lënduar dhe u kuruan në Kryeministri. U quajt prokurorja me epitete nga më skandalozet vetëm pse lëshoi urdhër arreste. Është luftuar nga ata që shkaktuan ngjarjen që provat të fshiheshin.

Asnjë urdhër i prokurores nuk u miratua dhe u tallën me të. Ishte një pushtet absolut atëherë, jo si sot. Rama thotë që e mbështet prokurorinë. Nuk thotë që prokuroria përbëhet nga horra. Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. Çfarë ndodhi me Gërdecin, që u vranë 26 veta, me 21 Janarin, që u vranë 4 burra që ishin me duar në xhepa. Në fund të protestës, kur nuk kishte rrezik, u qëllua.

Atë ditë ishte e planifikuar të vriteshin. I shërbenin Berishës. Tek ndërkombëtarët kishte diskutime që çfarë është më e rëndësishme në Shqipëri, siguria apo demokracia? Demokracia është e ardhmja që do të futet në BE, që do të kërkojë një kohë të gjatë. Siguria është fenomen më delikat. Ne na ka ndodhur në zgjedhjet e 1997. U bënë me ndihmën e autoblindave italiane. Vrasja e tyre është humbje e sigurisë. Ky ka qenë një mesazh që na kanë dhënë dhe unë jam dëshmitar. Për partnerët, siguria është e rëndësishme, pastaj demokracia. Siguria bëhet me organizim. Berisha këtë gjë e dinte. Mua më kanë thënë që jemi me atë qeveri që garanton sigurinë. Berisha e dinte dhe donte të tregonte që unë siguroj sigurinë në vend edhe nëse duhen vrarë njerëz.

23 Komente

  1. D
    Dire Straits

    Interesante shprehja e Klosit "....vrasjen e Hajdarit e perdori me shume Partia e tij PD. "....edhe ne 21 Janar , 4 vrasjet e pafajshme i perdori me shume Palloshi qe i kishte nxjerre vete ata njerez ne proteste. Saliu i vrau , Palloshi "i qau me hipokrizi" dhe pastaj bashke me Like "kokelarin" e shkelen dhe perdhosen gjakun dhe blene karrigen e pushtetit !!!! Dhe ne te dy rastet kemi perkujtimore : ...Saliu te monumenti i Azemit , dhe Palloshi te vendi i krimit ne bulevard , tallin bythen me hipokrizi ...dhe pastaj vazhdojne shijojne jeten luksoze...ne pritje te perkujtimores se vitit tjeter !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eshte idiot ky dire

      Dilo Str. nuk zhgenjen per nivelin ordiner qe prezanton!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        Dire eshte nje sherbyes i rendomte i familjes vrasese, per nje pagese mujore, ai jo vetem qe eshte i gatshem te beje kete pune, po edhe mutin e Saliut mund ta haje me garuzhde!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits

          Cila fjali tregon se jam sherbyes i Saliut ???

          Përgjigjjuni
          1. I
            I rrohituri

            Ky nje here thot nuk flas pa folur gjykata nje here thot vrau saliu kur ska as akuze nga prokuroria????

            Përgjigjjuni
            1. G
              G

              Zoteri Dore straits këta janë war room I atij të fiqve nuk e shikon që nuk pranojnë asnje fjalë! Vetme Saliu saliu t'i po flet me murin i nderuar

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1997

                ah ah ah, G si gore qe i theret plakut kurve Dire, zoteri, ah ah ah, ju meritoni me Tironen e kohes se Sales me kioskat ku shurronin gjithe maloket e zdryp pri peme, po te sopstume ne Vicidol, yyyytttt kurva zgjebarake!

                Përgjigjjuni
          2. T
            Tualet Palla

            Ky Fatosi duhet futur ne burg se paska pasur gjithe keto "prova" dhe nuk I ka denoncuar per tu vendosur drejtesia. Ose ky edhe njehere provon qe eshte nje debil I vonuar qe perfiton nga qe debila te tjere e marrin ne interviste. O shoku Fatos gruan si e ke?

            Përgjigjjuni
            1. R
              Role karderri

              ti Wc tualeti, ky Fatosi i ka denoncu te gjitha, pranej shko e arresto Dumanin qe nuk hap hetimet per krimet e vampirit e mos ha mut, idiot!

              Përgjigjjuni
            2. G
              Goni

              Bravo koment i qelluar

              Përgjigjjuni
            3. F
              Forster

              Ore Fatos ke gjith ato here qe thua:Saliu keshtu,e Saliu ashtu,por zotrote shefi i shikut ishe,pse nuk i zbulove me pare keto fenomene dhe ti parandalonje,mja dhe intervista boshe se sa here del te njejtat gjera thua dhe te bie vlera.Po ai Sali Kurva qe ishte, ai kurve eshte prap, djeg e shketerron sa here qe i do qefi dhe qeveria e mban sehir pse nuk e futin ne kafaz?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lymi

                Ne kafaz nuk te fut qeveria, te fut Spaku, pra mos shkruan idiotesira!

                Përgjigjjuni
              2. T
                Trojan

                Rame Sali kane rene dakord qe te ndodhte. Njeri do kryente aktin tjetri do ia fshihte dhe nuk do ta gjykonte kurre! Rama me kete rast vinte ne pushtet sic erdhi Saliu me te tijet pasuroheshin! Sherbimet sekrete kryeminister i kontrollon dhe ata bejne sic u thote kryeministri. Kur kapen me presh ne dore thone e bene sherbimet e huaja! Ai ka qene dhe mbetet pazar me gjakun e shqiptareve mes Sali serboboahnjakut dhe EDVIN vllehut! Te huajt? Po, sehir duan dhe nuk duan qe PD e PS ti udheheqin shqiptaret. Kaq. Por ti klos luan keq. Perdoresh si ai idajet beqiri. Ske faj, ke gjithe familjaret ne pune shteti dhe biznese. Ndaj je nje Bervinist ordiner.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mahipi

                  Ty o babam te ka ngel sahati te berisha! Ti ke ik per lesh kari o Tosi.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    spartak

                    Fatos KLOSI. Nuk besoj se versioni juaj për vrasjen e Azem HAJDARIT do ishte ai që duhej nga Kryetari i SHIK-ut i asaj kohe dhe në lartësinë e nivelit Tuaj intelektual dhe erudit. Do ju sugjeroja të lexonit po këtu tek gazeta TEMA komentin ndën emrin spartak të shkrimit të Kreshnik Spahiut me dt.15 Shtator 2019 " Ishte shumë ftohtë Azem me 14 Shtator, unë isha atje kur dhe arkivolin ta shkallmun " . Për Sali Berishën, po deshe, 2 minuta, po këtu tek Tema mund të lexosh edhe një koment tek shkrimi Edi Rama: Sali Berisha është kokrra e budallait, jeni katandisur .....

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Messerschmitt

                      Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. je ca pusht ti Fotaq je .......

                      Përgjigjjuni
                      1. ¿?

                        Epo kur flasin akoma keto fosilet si puna e Fatosh Klosit...

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sotaf

                          Akoma me Berishen ky kokeqypi ? Rrezik edhe ne shtepi kur ti thote gruaj me hidhe edhe nje cike groshe, i thote me hidh edhe pak Berishe. ka edhe fjale te tjera shqipja or qyp. Pastaj nese ishte ashtu per cfare e more rrohen e majme ti si shef i SHISH.Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyytt

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bobi

                            O Klosi po behesh me keqe se Artan Hoxha,

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kujt I duhen

                              Ku ishe ti Adam? Kujt I vlejne keto qe thoni tani? Pergjegjesia eshte edhe e juaja qe popullit shqiptar I late mbi koke kriminelat e te korruptuarit. Cdo fjale e juaja pas te velash, eshte pa vlere.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tung i qiri "dirje stratis"

                                Qirje " dirje stratis", në një dikutim të nxehtë alla-Shqiptarçe, ka dy kategori kaubojsash : Një qê qellon e diskuton pastaj, dhe nje që diskuton dhe qellon pastaj. Unë i perkas rastit të parë dhe si i tillë, po qëlloj sêpari dhe po diskutoj pastaj : Qirje "dirje stratis", të shkerdhefsha rracen dhe krejt lagjen ku ke lindur dhe ku jeton sot. Me ngordhjen e Azem Hankarit si një derr i shpuar, ka perfituar veç kopili i Shiqeres, Sali UDB-ashi. Pra, ti karuci grek dirje-stratis, megjithse e din ketê histori, po bëhësh nji rracë-qirë duke mohuar të verteten.

                                Përgjigjjuni
                                1. f
                                  fiqiri ismaili, demokrat part time.

                                  sikur dikush te kishte mundesi te tregonte dhe bente publik foton e ketij palikari te tastieres qe e therret veten Tung i qiri "dirje stratis"

                                  Përgjigjjuni
                                  1. f
                                    five company

                                    Ehe.. Ehe... Sigurimi??! Aaaaaa......Boom Democracy??! Boom........Aaaaaaa Nqs do i petmbidhja te gjithe aktoret dhe Klosi i di shume mire kush jane sepse ka qene kryetar i SHIK jane: Kur Aleksander Arvizu, ishte pjesemarres dhe mbikqyres i nje skene 24 oresh te zgjedhjeve ne njesine 5 ne Tirane, te gjithe aktoret ne skene jane hartuesit e krimit politik dhe ekonomik... Gjithmone nese Klosi, deshiron te jete " open" dhe i sinqerte dhe i kursejme ..veglat

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje