Në dëgjesën e radhës të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëkohësisht anëtare e këtij komisioni, ngriti shqetësime të forta mbi mënyrën se si funksionon sot pushteti vendor në Shqipëri.
Duke sjellë në vëmendje eksperiencën e saj si pjesë e reformës territoriale të vitit 2014 dhe si ish-nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Tabaku theksoi se problemet aktuale janë pasojë e një reforme të ndërtuar mbi baza të njëanshme dhe me një qasje politike, e cila ka prodhuar pabarazi dhe mungesë funksionaliteti.
Ajo nënvizoi se sot pushteti vendor vuan nga mungesa e përfaqësimit real dhe nga një centralizim i theksuar financiar. Sipas Tabakut, 61% e të ardhurave të shpërndara nga pushteti qendror përqendrohen vetëm në 10 bashki, duke krijuar një hendek të madh mes njësive vendore dhe duke penguar zhvillimin e balancuar.
Deputetja demokrate kritikoi gjithashtu mënyrën se si përdoren të ardhurat nga bashkitë, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e rritjes së taksave shkon për paga dhe jo për shërbime ndaj qytetarëve. “Bashkitë nuk mund të jenë ndërmarrje punësimi, por institucione që ofrojnë shërbime”, u shpreh ajo, duke shtuar se pesha e pagave në buxhetet vendore është rritur ndjeshëm krahasuar me të kaluarën.
Në vijim, Tabaku theksoi nevojën për një reformë të vërtetë që garanton decentralizim real, duke u dhënë bashkive më shumë kompetenca dhe të drejta mbi të ardhurat që gjenerohen në territorin e tyre. Ajo solli si shembull rastin e Elbasanit, duke argumentuar se pasuritë dhe aktivitetet ekonomike të një zone duhet të reflektohen drejtpërdrejt në buxhetin e bashkisë përkatëse.
Në përfundim, Tabaku kërkoi që reforma e re territoriale të mos udhëhiqet nga madhësia e bashkive, por nga aftësia e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. “Bashki më të mëdha nuk do të thotë bashki më të forta apo më pranë qytetarëve. Shqipëria ka nevojë për bashki europiane – dhe sot nuk i ka”, përfundoi ajo.
Te degjosh leksione prej Tabakut,vrit veten me mire.
prape kjo biba ?? o Mero , na merove fare....
Një vërejtje e vogël, dhe jo aq e madhe sa duhet. Kjo, Tabaku, megjithëse ka qënë zyrtare e lartë e pushtetit vendor, edhe në këtë drejtim nuk paska mësuar asgjë. Me aq sa del nga ky njoftim, znj. Tabaku nuk e kuptoka, se për ta ditur hiç, po hiç fare, se ofrimi e shtimi i shërbimeve shoqërohet edhe me rritjen e të punësuarve. Rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara, ndreqja dhe mirëmbajta e siprfaqeve më të mëdha të rrugëve, shesheve e trotuareve, kërkon edhe rritjen e punonjësve që merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre, etj. Kur ta rrobotizojmë shërbimin, atëhere, ndoshta, nuk do të ketë nevojë edhe sepse shtimi i shërbimit do të bëhet nga këto mjete, atëhete pushteti vendor nuk do të jetë vend punësimi, "që sjell edhe vota", sipas sikletit të saj. Po nuk është vetëm këtu qederi i znj. Tabaku. Me decentralizim të mëtejshëm dhe rritje të kompetencave, zonja nënkupton kthimin e shërbimeve që ofrojnë bashkitë, siç ishte para krijimit të "ndërmarrjeve të bashkisë" dhe kalimi i tyre tek privati; premisë për korrupsion të gjallë, që bashkia të paguajë edhe punëtorin e privatit, por edhe privatin, që të shpërblejë znj. Tabaku kur të marrë bashkinë. Shtet me shtet është më vështirë për të përfituar; kurse shtet - privat, ura e përfitimit të paligjshëm është e hapur (tenderat e shërbimit). Shoh gjithashtu që Tabaku, paska probleme me kuptimin e strukturës së fondeve që u jepen në mënyrë të centralizuar, 61%, 10 bashkive: popullsinë, shtrirjen territoriale, numrin e qendrave të banuara etj, që kanë lidhje korrelative me fondin, dhe i vjen më për mbarë të relativizojë problemet. Thuajse të gjitha bashkitë e mëdha janë të socialistëve dhe s'ka ç'thotë për politizim të shpërndarjes së fondeve. Ngelëse, Tabaku, edhe këtu.
Po ku ka qeveri e bashki e njeri qe nuk do me shume te ardhura e autoritet.. kjo eshte kurve por tyfyfycke. Turke e zare e Sali Rames e Rame Saliut ... Ben te mencuren nje qs asgje nuk ka te veten ne shkrime. Chatgpt artikuj shkruan kjo.
te vjen per te dhjere kure te jep mend edhe kjo qafka
Kesaj i shkon 100 % ajo shprehja tiranase " me ka cu nana me la gojen".