Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

28 Prill 2026, 20:02Politika TEMA

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Nga Ylli Pata

Katër vjet më parë, dy termocentrale lundrues që prodhonin energji me gaz të lëngshëm u ankoruan në Triportin e Vlorës. Edhe pse ishte një zhvillim jo shumë voluminoz, ngjarja pati impakt mbulimi të nivelit të lartë, si nga qeveria shqiptare, ashtu edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë. Ishte vetë ambasadorja Yuri Kim në aktivitete, më shumë se njëherë.

Pati mjaft zhurmë në mjedisin politik dhe mediatik shqiptar, të cilët akuzuan si gjthmonë krerët e mazhorancës dhe kryedipolmaten amerikane si seksere private. Sipas komenteve të ndryshme ishin të ndara anijet, njërën e kishin krerët e mazhhorancës dhe tjetrën sorroistët.

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Në fakt situata sillte mjaft dyshime, ngase një vit përpara se këto termocentrale lundruese të vinin në Shqipëri, u firmos një marrëveshje e bujshme me amerikanët për gazin e lëngshëm.

“Pagëzues”  së cilës ishte as më pak e as më shumë por vetë Mike Pompeo, ish-drejtor i CIA dhe ish-Sekretar i Shtetit i Donald Trump në mandatin e parë. Zoti Pompeo, me firmën e tij kishte shpallur Non Grata dy zyrtarë të lartë të mazhorancës, megjthatë ai u prit mjaft ngrohtë nga socialistët. Ku përveç Edi Ramës dhe qeveritarëve të kohës, u takua dhe me Taulant Ballën, kreu i grupit parlamentar të PS.

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Në vitin 2021, qeveria shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me firmat me seli në SHBA, Excelerate Energy dhe ExxonMobil LNG Market Development Inc, për zhvillimin e një terminali importi të LNG-së në portin e Vlorës, rinovimin e termocentralit për të funksionuar me LNG dhe krijimin e një rrjeti për shpërndarjen e LNG-së në Shqipëri dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Por zhvillimet në fushën energjetike si gjithmonë sa të vrullshme janë edhe enigmatike, të ndërlidhura në radhë të parë me gjeopolitikën dhe të mëdhenjtë e globit. Në kohën kur ndodhi incidenti i Nord Stream 2 në brigjet gjermane të Balltikut, amerikanët nxituan të kapnin tregun e pamatë të lokomotivës së Europës,  cila ka shumë uri për gaz e hidrokarbure të tjera. Projekti i Vlorës u duk se ngëci kur thonë vlonjatët dhe dy termocentralet u kthyen si karikatura të humorit, romuzeve, por edhe material për mjedisin e frustuar politik e mediatik që janë kundër Edi Ramës.  

Ndërkaq përveç shkrimeve e postimeve, dy termocentralet u kthyen në skenografi të impasit energjetik të Portit të Vlorës së bashku me Termocentralin dhe petroliferan, që edhe ata ishin fryrë shumë kur u bënë gjatë qeverive të Fatos Nanos dhe Sali Berishës.

Koha ikte dhe siç ndodh te ne zhurme zëvendësohet nga “bombat” e përnatshme dhe e "frikshmja" Yuri iku nga Tirana, natyrisht si të gjithë kolegët e saj me mjaft nostalgji.

Shkoi me ngritje në DASH, madje mjaft me ngritje. Zgjedhjet në 2024 i fitoi Donald Trump. Edhe njëherë si 8 vjet më parë, në Tiranë nis dalldia; Rama me helicopter, Rama me ushtarë, që vijoi deri te Ramaduro. Por paralel me temat paralele për të masakruar kreun e qeverisë shqiptare, nuk reshtnin “bombat speciale” për Yuri Kim. Jo iku sot, jo ua them unë ajo ka ikur, por po rri sa t’i dalë vjetërsia në punë, thoshte njëri, kurse tjetri ja priste se pret lejen e zakonshme se nuk ja jep Marco Rubio.

Po pikërisht në këtë zulëm, Yuri nxorri një foto në restorantin e Departamentit të Shtetit, ku po takoheshin të mbushnin pjatat nga kazani mensës. Inati momental sërish u shua me anti-inatin e njohur: ka mbaruar ajo punë në shtator.

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Po shtatori iku e një ditë Yuri Kim nxori një ndryshm në statusin e saj në X, ku theksnte se ka nisur punë si drejtore e madhe në një nga “Shtatë Motrat” e naftës së Amerikës; përkatësisht Exxonmobile, ku me Trumpin e parë, CEO historik i saj, Rex Tillerson u bë Sekretar Shteti. Iku sepse ishte natyrë e qetë dhe nuk mund të rrinte në një mjedis stresues dhe teatral siç është kuzhina politike dhe ajo mediatike e Donald Trumpit.

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Pas ca kohësh, “Yuri ha colpito ancora”; në nëntor publikon një takim të madh në Athinë, ku Sekretari i Energjisë së SHBA, Chris Wright firmos një marëveshje me shuumë zero për gazin në detin Jon. Aktori: E kush tjetër përveç Exxonmobile të drejtoreshës Kim. Në foton e postuar nga Yuri shfaqet edhe ambasadorja e re e SHBA në Athinë. Një gazetare e njohur e kontroverse nga San Francisco, e cila kisht drejtuar Konventën Republikane të nominimit të Donald Trump për mandatin e dytë. Ish-demokrate e thekur dikur por tani një përkrahëse e zellshme e MAGA. Të cilën mediat amerikane e konsderonin shumë të afërt me rrethin e Trump.

Sfondi grek i marrëveshjes amerikane për gazin me Shqipërinë

Ambasadorja quhet Kimberly Guilfoyle. E cila, sa shkeli këmbë në Athinë bëri bujë e natyrisht kryeartikull mediatik. Qëndrimi më i fortë i ambasadores ishte kur kërkoi që grekët duhet të largonin kinezët nga Porti i Pireut.

Pak kohë më vonë Kimberly Guilfoyle, pas Athinës u kthye në kryelajm edhe në Tiranë, pasi erdhi në një natë të ndezur politikisht këtu dhe takoi Edi Ramën në kryeministri, gjithë përzemërsi. Takimi u përsërit dhe në Delfi, për të ardhur në ditën e sotme, kur u firmos në Tiranë marrëveshja e famshme e gazit të lëngshëm. Deri tani disa qarqe mediatike flisnn për porte lundruese gazi në Devoll, ku natyrisht s’kishin lidhje fare.

Ngjarja është se marrëveshja e 2021 u ringrit dhe u ripërforcua, për të ndërtuar një terminal të LNG-së Made in USA në Vlorë.

Pikërisht në ditën e sotme, në Dubrovnik u firmos një marrëveshje ndërmjet kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministres së Bosnjës, Borjana Krishto për pjesëmarrjen në gazsjellësin Rryma Jugore, që do të lidhë Balltikun me Ballkanin për të furnizuar me LNG Made in Usa. Këtë gazsjellës do ta ndërtojnë amerikanët dhe për ta bekuar atë ishte vetë Sekretari i Energjisë, Chris Wright. Pikërisht ai që ishte në Athinë në nëntor, që e postoi Yuri Kim. Aty ndodhej si "rastësisht" dhe Presidenti shqiptar, Bajram Begaj. 

Në Kroaci, përkatësisht në ishullin Krka, do të ndërtohet një terminal i madh gaz LNG Made In USA.

Pra, kemi të bëjmë me një mega plan jo thjesht të Trump, por të aparateve të SHBA për një ofensivë energjetike në Europë, duke pëërfshirë të gjithë Ballkanin.

Po përse këtë punë të Shqipërisë e ka marrë në dorë ambasadorja amerikane nëë Greqi? Këtu mund të ketë shumë shkaqe e hipoteza, por e mundshme është se meqë ajo po ndjek një dosje të madhe të nxjerrjes së gazit nga deti Jon, ujrat e të cilit lagin edhe Shqipërinë, ku janë angazhuar amerikanët, të ndjekë edhe çështjen e terminalit të LNG-së.

Ky angazhim, gjasat janë, nuk sjell asgjë të keqe për ne. Aq më shumë se përfshrja amerikane e bën çështjen e kontenstimit ndërmjet Tiranës dhe Athinës për ndarjen e detit më të amortizuar. Ku nëse do të nxjerrë gaz Exxonmobile apo dikush nga “6 motrat” e tjera, interesi kthehet në gjithëpërfshirje dhe me një siguri afatgjatë. Çka edhe pse mund të duket si teori konspirative, por nuk është çudi që është përzgjedhur një general i trupave speciale si ambasador në Tiranë. Gjithë ky gaz e kaq shumë asete, gjënë e parë që kërkojnë janë siguria. Tek e cila përfituesja direkte është Shqipëria.  Kjo nuk ësht fare pak…

TemA

 

14 Komente

  1. A
    Andreas

    I ke pire ilaçet vella? Na zuri maqina duke te lexuar!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

      Si zakonisht thua shume fjale por pak gjera me vlere. Ambasadorja Guilfoyle eshte bere pjese ashtu si u be pjese ne bisedimet me Bullgarine dhe vende te tjera. Eshte udhezuar nga Trumpi te punoje per shitjen neper rajon te gazit amerikan nepermjet impianteve te rigazifikimit ne Greqi.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        "Si zakonisht thua shume fjale por pak gjera me vlere"-është mormale kur nuk të del nga zëmra dhe kur do të mbulosh mutin me shurrë!pata më duket se po kërkon patok!!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muli

        Nuk e di sa përshtatet me projektet turistike në jug po... ky është investim për sigurinë kështu që merr përparësi ABSOLUTE...!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bariu ne mal

          Per gazin qe do nxjerre gaz e morem vesh sa u beme per paracetamol duke lexuar, por per ate "Paqeten e Maleve" ke gje te na thuash?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paska lojtur nga fiqiri Pata

            Pata duhet te mos flase kot se koti, se Pata dhe patat e tjera te Rames, kane hapur megafonet e bertasin se 6 miliarde dollare do vijne investim ne Shqiperi; nderkohe qe 6 miliardet jane investimi total i amerikaneve per 20 vjet per te gjithe projektin!!!

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qiforti

              Re teneqe Ylli re ne sy qe te pelqen suvlaqi ose to puco greke... Permbahu pak

              Përgjigjjuni
              1. P
                Penelopaa

                Amerika ka rezerva kolosale në shtresat (shistet) argjilore,ato janë të zbuluara. dhe tregëtimi i tyre nuk është një befasi,përkundrazi është një lufte dhe zgjidhje e planifikuar bashkë me zbulimet nëntoksore që dikur nuk njiheshin dhe nuk kërkoheshin masivisht. Por musette specifike nëruajtje dhe transport si dhe infrastrukturë nuk janë të njëjta me gazin e lëngët të naftes,apo gazin natyror që kemi përdorur në djegie apo industrinë kimike Zbulimi ka koston e vet por kosto ka edhe mbajtja në gjëndje të pa shfrytëzuar ,Me ç’po dëgjohet brigjet perëndimore nga Greqia në Kroaci do mbushrn me tankera me gas natvror të lëngëzuar që ka nevojë për kohe përgatitjeje për shfryfezim ,por kur dëgjojmë miliarda te shpenzuara për luftra kjo kosto ka nevojë për xhepa të mëdhenj,fitimi në se nis puna herët dhe do të jetë frontale tek ne sjell mjaft avantazhe plus. energjitikës sidomos në plan të dytë rrit dhe krijon mundesite për zhvillimin e industrisë kimike,,TAP konsolidohet dhe i hapen mundësi të reja dhe konkurenca do të kthen shumë shpejt sytë nga mundesitë e zbulimit të rezervave të hidrokarburëve të lëngët dhe të gaste,industri të tjera do gjejnë hapsira për zhvillim turizmi vet zhvillohet etj etj dmth lum kush të rrojë se Shqipëria bëhet tamam zonjë por pa tipa si pojitikanët që na mbinë në derë të cilët _____qeshni pak tani, Në një fshat ishte një grua e moshuar që nuk dëgjonte mire nga mosha e madhe por punonte ,kishte tre djem të mirë dhe të gjitë banonin bashkë sepse vetëm njëri prej tyre ishte i martuar dhe nuk mjaftonin të ardhurat ,kështu që edhe Nënë Ail,ika punonte me tjerrje apo qepje etj punë të vogla por të përshtarësme për moshën Fqinji i saj bënte humor me të periodikisht dhe në një rast ,e gjen atë të ulur para shtëpis së saj dhe e përshëndet me zë të lartë - Mirmëngjes nën Aiiika i thotë -Mirmëngjes i kthen përgjigjet ajo -Ç’po bën i thotë fqinji ,mbete me furken në dore nuk u lodhe ,ajo nuk e dëgjoi dhe vazhdoi të tirrte leshin që mbante në furkë Fqinji nuk e ndërpreu bisedën,edhe pse nuk mori përgjigjie , vazhdoi me zë më të iarte i thotë - U bëre si Penelopa që qepte ditën dhe shqepte natën duke oritur nurrin Ajo pèrsèri e dëgjoi keq dhe për të mos e lënë pa përgjigjiei thotë -Jo a të keqen me lopën merret Fiqriu ,unë jo, me këtë furkën bëj ndonjë punë dhe me shtizat ndonjë çorape të leshtë për dimër, dhe vijoi punë E shkreta nuk e dinte historinë e Penelopës ,pak më vonë fqinji i tregoi historinëe ODISESË DHE PENELOPËS ,dhe nga që i pëlqeu deri sa u nda nga kjo jetë nuk reshti të tregonte historinë e hukur që i tregoi fqinji

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kris

                  Tani shqiperia per inat te greqise do te kete jo vetem gazesjellesin TAP por dhe gazesjellesin TRAP te dyja investime strategjike per USA dhe AZERET. Do te kemi dhe nje poligon per anijet kozmike.Kot i bleu satelitet Skenderbeu?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lushi

                    “Ahahha iku me Ngritje dhe çfare ngritje Yuri”, pjese nga shkrimi i patokut

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      FU

                      Rroberi! Shyqyr qe na erdhi dhe kjo baxhella e Greqise te na shpetoje! E di dynjaja qe ka qene e dashura e djalit te Trump kjo? Dmth eshte me date skadence dhe as nuk i rruhet gopi per ne! Shite kete vend o i madh dhe nxirrja tymin!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pellemba e dores

                        Pata i lodhshem kur e lexon, por faktet jane kokeforte dhe ajo qe shkruan komentuesi sa me siper.per 6 miliardet, duhet te jete shume e sakte se e ka ne pellembe te dores situaten 20 vjeçare ????????????????????????

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mashtrime si TAP

                          Ne Shqiperi nuk ka asnje industri me LNG . Gazi nuk kalon tranzit se nuk Jane Gomare te blejne nga Shqiperia kur e blejne nga Amerika direkt.. nje mashtrim I madh.. Populli do paguaj Silikonin e mumjes ambassadore dhe Hajdutlliqet e Ramutit kaq 20 miliarde Jane ato . Greket e dijne qe Rama ka mbet keq dhe ja kapen koken

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            NO PASION

                            SITUATA ME SHQIPERINE ESHTE ME SHUME SE DRAMATIKE SI REZULTAT E POLITIKES KAOTIKE TE TRAMP. QE BAZOHET TEK BLEJ ..SHES.....DHE PAPERGJEGJSHMERISE QEVERISESE TE ZOTIT RAMA...I CILI ESHTE KU THERRET QAMETI PAS SKANDALIT BALLUKU ..GOJET E LIGA THONE SE DETI NA LA SHENDENE...DHE SIPAS ASAJ QE ESHTE RENE DAKORT SHQIPERIA KA AKSES EDHE ME PAK SE MARREVESHJA E DETIT TE SALI KOLERES ....KUSH DO TI DAL ZOT VENDIT TONE NE KETO CASTE DRAMATIKE.... ASKUSH VEC PATRIOTIZMIT KOSOVAR DHE ZOTIT.....SEPSE PER NE SHQIPTARET E SHQIPERISE TOKA ESHTE PA VLERE SEPSE VLEREN E KA NE DORE VEC EDI RAMA ME BANDEN E TIJ RILINDJE DHE MBESHTETUR TEK LLUMI INJORANT DHE BASHIBOZUKEVE TE SALI BERISHES....

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje