Jorida Tabaku: T’i japim fund tranzicionit duke hapur dosjet për të gjithë!

28 Korrik 2022, 20:57Politika TEMA

Jorida Tabaku: T’i japim fund tranzicionit duke hapur dosjet për

Fill pas detajeve të bujshme të publikuara nga dosja e Ilir Metës në komunizëm si spiun i sigurimit të shtetit, është hapur debati mbi çeljen e dosjeve për të gjithë. 

Me këtë ftesë, deputetja demokrate Jorida Tabaku apelon për t'i dhënë fund tranzicionit. 

Postimi i plotë

Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD. Sot nuk kishim një ndryshim rutine në qeveri, por ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë, nga rindertimi tek energjia e integrimi.

Me një tweet të kryeministrit u njoftua.

Është e papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Është e prapanueshme që të mos bëhet debat për këto tema kaq të rëndësishme!

Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, doja të diskutoja mbi gatishmërinë e qeverisë dhe strukturave për procesin e integrimit!

Besoj se ndryshimi i zëvendëskryeministrit pa sqarim është i papranueshëm.

A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Zëvëndëskryeministri ka dhe një padi në SPAK nga PD për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve!

Kryetarja e Parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë.
Ne ldhje me çështjen e dosjeve:

E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike, por përfaqësues të Partisë së Punës nuk mund të na bëjnë moral ne për dosjet, pasi kanë refuzuar ndryshimet që ne kërkuam në kigjin e vitit 2015.

Partia Demokratike është për hapjen e të gjitha dosjeve dhe për transparencë. Pas 30 vitesh ne duhet të shkëputemi nga e shkuara.

Ja detyrojmë familjarëve tanë që janë dergjur në burgje e që janë internuar. Unë ia detyroj te parëve të mi. Kam bërë amendime e propozime që në vitin 2015 për këtë çështje.

Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve për të gjithë pa asnjë përjashtim, me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit.

Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Çështjen e Dosjeve për luftën e brendshme politike.

Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin.
Ashtu siç dinë të bëjnë, këta e përdorin Parlamentin si noter, ashtu siç e kanë përdor për 9 vite!

10 Komente

  1. A
    Arian

    Ha mut ha

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Bravo Jorida tabaku: ka ardhur koha qe nuk mban me: te hapen te gjitha dosjet e politikaneve te larte te pushteteve ne Shqiperi!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Perse nuk e bëtë kur ishit në pushtet ? Apo dilnin horrlliqet e berishes me shpellarët ?

        Përgjigjjuni
        1. Dosjet dhe dosjet e VILAVE .

          Jo vetëm dosjet , por dhe VILAT ne LALEZ , ato te gjimnazit “Sami Frashëri” .

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti i vertete

            Duhet veting total: dosjet nese egzistojne, pasuria qe ka cdo politikan bazuar ne rrogen qe merr ne shtet burre e grua, rponat qe ka trasheguar para se te hyje ne politike, vilat dhe Lalezat si i kane krijuar, konfiskim total pa medyshje etj. Shume e lehte per t'u verifikuar, nese duan. Keshtu nderrohen kellirat ne politike dhe drejtesi e hapet rruga per te rinjte.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patrioti i vertete

              Duhet veting total: dosjet nese egzistojne, pasuria qe ka cdo politikan bazuar ne rrogen qe merr ne shtet burre e grua, rponat qe ka trasheguar para se te hyje ne politike, vilat dhe Lalezat si i kane krijuar, konfiskim total pa medyshje etj. Shume e lehte per t'u verifikuar, nese duan. Keshtu nderrohen kellirat ne politike dhe drejtesi e hapet rruga per te rinjte.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mihali

                Ka ardhur koha qe te hapet edhe dosja e vilave neper Shqiperi dhe bregedet.asnje politiqen te mos kandidoj pa u perballur me pasurimin e pa drejte.Kjo te jet takksative per kedo pa dallime partiake.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mihali

                  Ka ardhur koha qe te hapet edhe dosja e vilave neper Shqiperi dhe bregedet.asnje politiqen te mos kandidoj pa u perballur me pasurimin e pa drejte.Kjo te jet takksative per kedo pa dallime partiake.

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    labi

                    Dosjet e fakireve se berisha dogji me mijera perfshire te tijen Per mendimin tim te hapjen dosjet e gjithe deputeteve ,gjyqtareve ,prokuroreve

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bardha

                      Laraska trego parat qe bleve vilen ne Lalez,si shkoj puna me shkollen Sami Frasheri se e kishe me marak

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje