Kallëzuan kandidaten e PS për korrupsion zgjedhor, SPAK rrëzon Flamur Nokën dhe PD: Nuk provohet vepra penale

6 Maj 2025, 16:44Politika TEMA
Kallëzuan kandidaten e PS për korrupsion zgjedhor, SPAK rrëzon

Prokuroria e Posaçme deklaron mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Flamur Noka në emër të PD-së, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, në lidhje me pretendimet për korrupsion zgjedhor, kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik.

Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe i marrë nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, konkludon se në materialin filmik të pretenduar dhe dorëzuar, nga emisioni i televizionit të familjes së Sali Berishës, në asnjë rast nuk provohet se Çaushi kërkon votën për PS-në apo të ketë konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsonit pasiv, që është kompetencë e SPAK.

Për veprat e tjera materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit që të bëjë verifikime të mëtejshme.

Kllapi konstaton se bazuar në denoncimin e PD-së dhe Nokës me numër 145, i datës 5 maj të këtij viti, “nuk gjenden elementë të veprës penale të pretenduar” nga PD dhe Noka.

Më tej i detajuar në këtë konkluzion juridkik jepen shpjegimet e nevojshme mbi filmimin dhe bisedën telefonike, ku nuk provohet se Zegjine Çaushi ofron apo kërkon votën për Partinë Socialiste.

2 Komente

  1. K
    KALEC DEGA

    Ja sa shpejt vepron SPAK..Pranaj, tkini besim....ne Aleancen Rama Berisha, 2025!LOL

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Bravo Zeqine! E meritonin edhe kete pshurrje plehrat e Saliut.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje