“Nuk pranoi të tregojë sa do paguhet” - Wall Street Journal artikull për Chris LaCivita: Berishën ‘non grata’ e krahason me Trump

6 Maj 2025, 15:20Politika TEMA
“Nuk pranoi të tregojë sa do paguhet” - Wall Street

Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump, i cili aktualisht po drejton fushatën e opozitës në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur amerikane “Wall Street Journal”.

“Gjatë një mbrëmje në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, një amerikan përshkoi një turmë të zhurmshme me mijëra vetë, u ngjit në skenë dhe bëri një pyetje: “Kush është gati ta bëjë Shqipërinë të madhe sërish?”, ky amerikan ishte Chris LaCivita, një nga arkitektët e rikthimit politik të Donald Trump-it në vitin 2024, pavarësisht dhjetëra akuzave penale.

Ai tani po përpiqet të përsërisë atë strategji për Sali Berishën, një ish-kryeministër i vendit ballkanik, i cili përballet vetë me akuza për korrupsion dhe është i sanksionuar nga SHBA.

Në Shqipëri, LaCivita ka folur në tubime të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive, ka marrë pjesë në disa thirrje Zoom me mijëra shqiptarë, ka udhëtuar tri herë në këtë vend, është shfaqur në ngjarje të ndryshme publike dhe është kthyer në një objektiv për kundërshtarët dhe përkrahësit njëkohësisht. Ai shpesh i zhvillon takimet nga zyra e tij në Virxhinia.

Gjatë këtij procesi, ai është bërë papritur një figurë qendrore në një vend me rreth 2.7 milionë banorë përpara zgjedhjeve,” shkruan gazeta.

“Ka një pjesë të elektoratit në Shqipëri që më pëlqen dhe një pjesë që nuk më pëlqen,” tha LaCivita duke qeshur në një intervistë të fundit.

Gazeta raportoi se Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke i cilësuar ato si mashtrime dhe përpjekje nga kundërshtari i tij për hakmarrje politike. Ndërkohë, LaCivita e krahasoi këtë situatë me ndjekjet penale ndaj Donald Trump.

“Të njëjtët njerëz që ndërmorën veprime të ngjashme kundër Donald Trump-it, gjurmët e tyre janë kudo në këtë rast,” tha LaCivita.

Ai nuk pranoi të thotë se sa po paguhej, por u shpreh se ishte “në përputhje me një fushatë politike kombëtare” dhe se do të bëhej publike nga partia shqiptare pas zgjedhjeve.

Për ta ndihmuar me fushatën e PD-së në Shqipëri, LaCivita ka rekrutuar edhe disa ish-këshilltarë të Donald Trump, si Paul Manafort dhe Tony Fabrizio. Manafort ka qenë menaxheri i fushatës së Trump në vitin 2016 dhe sipas LaCivita-s po jep këshilla strategjike të nivelit të lartë. Ai u dënua për evazion fiskal dhe mashtrim, por u fal nga Trump. Ndërsa Tony Fabrizio ka qenë personi përgjegjës për sondazhet në fushatën e Trump vitin e kaluar dhe është punësuar për të siguruar të dhëna për fushatën e opozitës shqiptare, shkruan WSJ.

Në intervistë, LaCivita tha se situata e Berishës është e ngjashme me atë të Donald Trump. “Janë të njëjtët njerëz që bënë manovra të ngjashme kundër Donald Trump, janë gjurmët e tyre gjithkund”, tha ai për WSJ.

LaCivita theksoi se do të dëshironte të tërhiqte më shumë klientë të huaj, por se do të ishte i kufizuar vitin e ardhshëm për shkak të angazhimit të tij me politikanë amerikanë në zgjedhjet afatmesme.

13 Komente

  1. s
    sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

    mos. u mundo. o latif. se sali berisha. eshte krimineli. ai ka vrar. ka vjedhur. e ka shkateruar shqiperin nga. themelet. ai duhesh kalbur. ne burk. te gjitha. ato qe premton. i ka. per te shpetuar. koken e vet. nuk e duam. kriminelin sali. sikur. 1000 ero ne muaj. te na i bej pensjonet poshte. sali krimineli. me nok dhe shok

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Sa ndikim ka nje manaxher fushate, e tregoi rezultati ne Australi, ku LaCivita manaxhoi fushaten e atyre qe humben thelle. Manaxheri fushates ben ca ndryshime ne menyren e paraqitjes, ceshtjeve qe duhet te flitet, por nuk ka cfare ti beje nje njeriu te korruptuar si Saliu me familjen, me vila ne gjithe Europen.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Historia jone...

      Po cben mor Chris LaCivita! Krahason Trampin me Saliun dhe te gjithe kete zollomahi e ben per para! Po ku krahasohet Trampi me Saliun, kete madheshtor qe do e beje Shqiperine "great again". Trampi ishte nje bashibozuk qe sulmoi parlamentin dhe per te u ngriten akuzat, ku ai fitoi. Per kete pike "politike" ti ke te drejte, por jo per gjerat e tjera ku Saliu eshte me lart se Trampi. Me sa dime ne Trampi nuk ka vrare dhe nuk ka vjedhur. Perkunder, Trampin desh e vrane, por zoti e shpetoi per te mire te Amerikes. Saliu ka vrare sa i ka dash bytha dhe asnje nuk ka ngritur pushken kunder tij, sepse Saliu eshte me i mire se Trampi dhe urrejtja kunder tij nuk eshte ne nivelin e urrejtjes ndaj Trampit. Bile Saliu dergoi aeroplanet ne Vlore per te sulmuar vlonjatet qe nuk jane shqiptare, por italjane dhe greke, por pilotet e tradhetuan dhe u arratisen ne Amerike. Kjo eshte nje poshtersi qe Amerika i ka bere Shqiperise. Po te kishte cfarosur jugun Saliu, Shqiperia do ishte bere "Great" qe ne ate kohe dhe kjo pune do ishte mbyllur. Trampi ka miqe te shumte ne bote, qe nga Putini e deri tek Xing Xi Xungu i Kines, kurse Saliu eshte puntor operativ i Serbise. Ku e ku Trampi me Saliun! Ne shqiptaret jemi popull vital dhe jo si amerikanet qe pjellin lider si puna e Trampit. Lideri yne i math Sali Katunar Berisha eshte gati ta hedh ne tym e flake Shqiperine, por shyqur qe planet e UDBES, qe trembet nga Trampi akoma nuk e kane dhene nje urdher te tille. ETJ...etj...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sela

        Akuzat ndaj Tramp dhe akuzat ndaj Birishit nuk janë të njëjta ,prandaj nuk krahasohen,Birishi është i vdekur i pa kallur

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latifi dhe Bufi

          Asgje intéressante , paguhet nga Bufi dhe do ti beje elozhe Bufit. Eshte keshilltar , asgje me shume te jep nje alternative per fushaten por nuk eshte keshilltari qe vendos fitoren , eshte vota e shqiptareve...... Bufi nuk e donte Latifin si keshilltar por ta shfrytezuar si trompolin te présidenti Trap. Nje ves i keq i fshatarve shqiptar.....

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigrant 97

            Keta jane mafiozet e Amerikes, mashtrues dhe genjashtar. Njerez qe per para japin bythen. Nuk jam apasionant i Rames, por Berisha si kriminel dhe i mbaruar natyralisht, duhet te largohet, ndryshe socialistet do e mbajne pushtetin jo kater por edhe me shume vjet.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Strateg i madh ky Laçileshi! Pēr punët e Shqipërisē ai nuk merr vesh nga pjerdh gomari, aq më tepër që ia ka treguar gabim Sali Serbi. Kë ka vrarë Trump-i në Amerikē që t'i lindë e drejta Laçingitës ta krahasojë me Berishën? Ka bërë Gërdec Trump-i? Ka urdhëruar vrasje në bulevard si Berisha? Ka vrarë mbi 200 veta në Tropojë? Ka shembur shtetin si Berisha në '97-tën? Trampi është shumë-shumë prapa Berishës.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Satër

                Epo latifi kot nuk i mori ato 6 miljonët e dollarve, do blejë gazeta dhe gazetarë do blej dhe shes intervista sipas interesit të lobit greko -shqiptare në shërbim të familjes mafioze!.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O Lacivita, të hyftë në bythë Lakaçavida Shqiptare

                  Me pyetjen që paska bërë ky rracë-qiri Amerikan, Lakaçavida, në mitingun e Sali Berishës, "se kush është gati ta bëjë serish Shqiperinë e madhe", tani e kuptoj dhe ja mbashtes totalisht idenë..!! Shqiperia, jo kjo e 30 viteve të fundit, ishte e madhe, e bukur, e paster, biologjike, pa krime dhe krejt ballkani sidomos Jugot dhe Greqirêt dhienin në kule nga frika e Shqiperisë, dhe kjo provohet me faktin, që Greqirët, që nga viti 1944 e deri në vitin 1992, nuk kanë guxuar kurrë të ëndërrojnë për të diskutuar për çeshtjen e detit....!! Pra, derri Amerikan Lakaçavida, po don me na kthye në komunizmin e xhaxhit Enver, duke thirrur ata që duan t'ja kthejnë madheshtinë Shqiperisë....!!! O Thiu Lakaçavida, pa qi nanen Shiqere nqse je i sigurtë që na kthen edhe njiherë madheshtinë e hubur të kohës së xhaxhit Enver, që neser votoj per spermen e Shkaut Vuk, kopilin e kurvës Shiqere të Viçidolit, Sali udb-ash Berishen. Lakaçavida, ndihmona bre që të na kthersh edhe nji herë ketë madheshti, duke e ditur që kjo madheshti duhet ta trazhgojë me drejtesi, komunisti, spihuni i sigurimit dhe sekretari i organizates bazë të PPSH-sê të spitaleve të Tiranês dhe djali adoptiv i xhaxhit Kadri, Sali rracë-kurvë Berisha.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Prt go.m te dale bar

                    Saliu mbas 97 duhet te ishte zhdukur nga faqja e dheut, kete qe kemi duhet te jete?....secili duhet te vendose si shqiptar patriot ,te paktën ne qe s'jemi te implikuar direkt dhe jetojmë me djersën e ballit .një herë ne 4 vjt na jepet mundësia te vendosim,per te ardhmen, se mbas 11 nuk na pyet kush me ,VOTONI KE DE ARSYETONI DHE PASTAJ ANKOHEMI TE PRESIM 4 VJET TE TJERA, KEMI 46 VJET DIKTATUR DHE 34 VJET CTHURJE KEMI KOHË

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sala

                      Lekat qe te pagoje qelbesira shpellak, kopili I vicidolit

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Linza

                        Palaço, klloun bastard! Çfare i kujton shqiptaret more legen? Si injorante dhe do ti genjesh. Ne 12 Maj do marresh ate qe meriton ti dhe llumi qe te shoqeron. Nese Amerika ka njerez si ti dhe ekipi jot faqezi, atehere ajo ka marre fund. Kina dhe Rusia do tallen me te. Ju rrofshin parate! E çuat emrin e Amerikes ne kenete. Turp te keni! Nuk e kuptoj kjo gazete merret me nje buf kenete shqiptar qe do ti marrin leket ca aventuriere amerikane. Edhe kjo gazete per para! Turp edhe per te.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Universi shpresa ime

                          Qē kur e krahason me Trump e ke dhjer muhabetin.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje