Basha ‘shigjeton’ Berishën: Me kë do ta luftojë korrupsionin? Me Ilir Metën, Elvis Rroshin apo prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu

6 Maj 2025, 13:55Politika TEMA
Basha ‘shigjeton’ Berishën: Me kë do ta luftojë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet, Gazmend Koduzi dhe Egert Haxhiu, zhvilloi një takim me fermerë të Baldushkut në Tiranë.

Basha shënjestroi Sali Berishën, për të cilin tha se bërtet se do të luftojë korrupsionin, ndërkohë që pranë tij ka persona si Ilir Meta e Elvis Rroshi apo me ish-prokurorë e gjyqtarë, duke iu referuar Arjan Ndojës dhe Gjin Gjoni, që janë në listat e PD.

“Me cilin do luftojë korrupsionin? Me Ilir Metën apo me Vis Roshin, apo me prokurorët dhe gjyqtarët që i ka hequr vettingu për korrupsion. Ça mendoni ju që do vij Ilir Meta deputet dhe do luftohet korrupsioni?”, tha Basha. 

Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik dhe numri 4 është realisht në mbështetje të drejtësisë dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë.

3 Komente

  1. D
    Diaspora

    JE I QARTE O LUL DHE SUKSESE E FITORE KOALICIONIT EUROATLANTIK PER NJE QEVERISJE NORMALE DHE EFFICIENTE, TE ORIENTUAR E VETEKUSHTEZUAR NGA NEVOJAT E POPULLIT DHE TE VENDIT, QOFSHIN NEVOJAT E DITES QOFSHIN ATO STRATEGJIKE, TE PERSPECTIVES.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli i vocer me gjysme opinge

      Basha bravo shume e vertete eshte por tani gjithekush nuk ta kane ditur fare sepse nuk i ke dhene firore te PD-se por kame mendimin time qe ti i duhesh PD-se dhe kryetare partie sepse je shume i qete dhe fushatat i oganizon shume mire jo me sharje dhe ofendime si keta te tjere pranda te uroj fitore

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Ne kete prag mortje te PD Basha duket me i pershtateshmi per ta ringritur PD. Por do kohe gjersa kaqolet e berishizmit te kuptojne se jane nje kufome politike e ordinere.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje