Deputetët e PD kundër përjashtimeve nga Kuvendi/ Plas sherri në komsion, Bushka: Mbylleni lidhjen në FB. Demokrati: Na pushkatoni

8 Shkurt 2023, 10:52Politika TEMA

Deputetët e PD kundër përjashtimeve nga Kuvendi/ Plas sherri

Me debate po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës, ku po diskutohet kërkesa e 7 deputetëve të PS-së për përjashtimin e deputetëve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare pasi bllokuan Foltoren.

Teksa deputetja e PD-së, Albana Vokshi është lidhur live në Facebook, pasi në mungesë të mediave ka kërkuar që mbledhja të jetë transparente, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka i ka kërkuar ta mbyllë regjistrimin. 

REPLIKAT:


Bushka: Mbylleni lidhjen në Fb


Vokshi: Nuk jemi në diktaturë. E duam live komisionin. Nuk jemi në diktaturë. Duam që media të ishte e pranishme. Nuk jemi në diktaturë ne këtu!

Bushka: Nuk është normale kjo


Vokshi: Po si nuk është normale, të bësh mbledhje të mbyllur kështu


Bushka: Po bëj detyrën


Ballbati: Si e bën detyrën pra? Na pushkatoni pra. Nuk çuditemi. Mos ndërprisni fjalën


Bushka: Po me kë po flet? Me një gjyqtare?


Nallbati: Po ashtu po flet. Ne nuk jemi në shkollë e të na mësoni ju se si të flasim.

Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Lini një Përgjigje