Kriza energjetike, Edi Rama në Beograd

17 Nëntor 2022, 10:10Politika TEMA

Kriza energjetike, Edi Rama në Beograd

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, që zhvillohet në Beograd, me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike.


Në konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë.

“Kryeministri Rama do të diskutojë në panelin “Perspektivat rajonale të energjisë dhe investimet norvegjeze në energjinë e rinovueshme në Ballkan”, me theks të veçantë në bashkëpunimin rajonal, i cili luan rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë dhe rezistencën e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në aktualitetin e krizës energjetike”, njofton kryeministria.

5 Komente

  1. L
    LOL

    Nga Dibra ne Paris, nga Berati ne Beograd..Po pse budallenj jane shqiptaret qe nuk veprojne si Kryeminisyri i tyre legen, vecse ikin nga halli me gomone.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito i Orneles se Varuzhanit

      Ne 7 dite te javes ky LEGEN 3 i ben jashte vendit.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        O lol qe nga emri dukwt qe je loqe me mire salen qe shkateron dhe grabit apo Edin qe mendon si te ndertoje nje te ardhme per shqiperine ?o idiot qe veç puplat te mingojne

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          O lol qe nga emri dukwt qe je loqe me mire salen qe shkateron dhe grabit apo Edin qe mendon si te ndertoje nje te ardhme per shqiperine ?o idiot qe veç puplat te mingojne

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adriatik

            O lol trapi,si thua ti te mos shkoje k.ministri ne takime rajonale.keto jane takime pune.Nejse aq dini aq thoni.mbani nongraten dhe like floririni.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje