VIDEO/ Kryebashkiakia e Roskovecit, Majlinda Bufi nuk jep detaje pas daljes nga SPAK: Kur të flasë drejtësia

23 Qershor 2025, 10:41Politika TEMA
VIDEO/ Kryebashkiakia e Roskovecit, Majlinda Bufi nuk jep detaje pas daljes nga

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u paraqit sot në SPAK. Ajo qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa pas daljes nuk pranoi që të flasë për gazetarët, duke thënë shkurt “kur të flasë drejtësia”.

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj, por kujtojmë se kjo është hera e dytë që Bufi paraqitet në SPAK, pasi ajo u thirr nga prokurorët e posaçëm edhe më 22 maj 2024, për t’u pyetur për një kallëzim që është bërë ndaj saj për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Bufi është kallëzuar në SPAK nga PD për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

1 Komente

  1. c
    ceni

    Kafshët e SPAK nuk kanë bythë të meren me krimet e Sali non gratës apo me vrasësin Fatmir Gërdeci apo milioneret Kryemadhi,hajdutin Noka e plot maloka dhe gjen ndonjë viktimë në provinca të vogla të pa rëndësishme......merrni me peshqit e mëdhenj o plera mos bëni sikur punoni për të justifikuar milionat që merni pa drejtësisht që Zoti ua ngecte në fyt dhe helm ju bëfshin....mbani në burg Erin që e shkëlqeu Tiranën me një letër anonim më keq se Enveri po bëni.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje