Kush ia vodhi votat Ilir Alimehmetit? Kandidati i PD tregon abuzimet, flet dhe për “luftën” me Tabakun

10 Qershor 2025, 09:09Politika TEMA
Kush ia vodhi votat Ilir Alimehmetit? Kandidati i PD tregon abuzimet, flet dhe

Procesi i numërimit në zgjedhjet e 11 majit pati parregullsi të mëdha. Kështu u shpreh në A2 CNN, kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Ilir Alimehmeti. Kjo sipas tij bazohet edhe në faktin që KAS vendosi rinumërimin e votave.

“Numërimi kishte dy procese; i pari ishte numri i mandateve që shihej me kujdes nga subjekti politik se edhe interesi publik është më i madh, nuk ka rëndësi emri. Dhe momenti i dytë ishin kandidatët e listës së hapur që hynin në lojë në një moment të dytë. Ne kemi patur vëzhguesit tanë. 

Dhe nga këta njerëz ne kemi indicie të parregullsive të mëdha. Unë rrugën time e kam institucionale dhe i jam drejtuar KQZ-së me një sërë vërejtjesh e provash, të cilët ato kanë gjykuar që të mos i shohin po të rrëzojnë kërkesën me një artificë ligjore, dhe nuk kanë folur asgjë për provat në vetvete. Por fakti që u rikthyen dhe kërkojnë rinumërimin do të thotë që është mbështetje e plotë nga ana e PD për këtë gjë dhe nga an tjetër patjetër që ka parregullsi. As ne nuk do të kishim ankesa, po të mos kishte parregullsi. Janë shumë më të qartë njerëzit se institucionet”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti u përgjigj edhe për raportet me deputeten e Partisë Demokratike, duke qenë se ishin në garë me njëri-tjetrin në listën e hapur të Tiranës. Për këtë ai fajëson sistemin që synon garën e brendshme dhe jo atë me kundërshtarin.

“Nuk ka asnjë lufte mes meje dhe zonjës Tabaku. Unë jam kundër termit luftarak. Kjo është një lloj gare mes njerëzish. Gara është për kundërshtarin politik se ky sistem politik duhet hedhur në kosh. Është prodhuar që t’i kthejmë sytë jo mes kundërshtarëve, por brenda shtëpisë sonë ne, dhe brenda shtëpisë së saj PS. Kjo nuk duhet të ndodhë se nuk është e mirë për njerëzit”, tha ai.

11 Komente

  1. r
    rezari

    Keni per te dale te dhjere nga rinumurimi.Pse kot ishte PS qe ra dakort per rinumurim.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirons i mërzit fort

      Dy tironsa të mrekullueshëm, me pak fjalë e shumë punë, të zotët në fushat e secilit prej tyre. MEGJITHATË, nuk më rri shpirti rehat pa thënë që u përsërit përralla e vjetër, domethënë, dy qytetarë safi hynë në sherr për kush je ti e kush jam unë. Pse? Se i shkojnë mbrapa Salës, jabanxhiut plak shkërdhat, që ishte komunist me hanxhar në dorë kur këta sy rrushat, Jorida dhe Iliri ende nuk kishin lindur. U vërtetua për të njëmiliontën herë që kur fle me qen gdhihesh me pleshta, dhe që tironsave të shkretë gjithmonë ua ka marrë bukën nga dora i pari qen rrugësh që kaloi aty afër. Nuk janë bërë për të komanduar tironsat. Kjo e drejtë u përket vetëm malokëve. Kjo teoremë e ka vërtetimin lart.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alzini

        Po boll o doktor se na hape barkun. O dil e thuaj kush ti vodhi votat se kështu herë këtej e herë andej do shqyesh dhe nuk do të fitosh gjë. E ke bër vehten baltë që të ka vën nën thundër Saliu komunist dhe ti vazhdon. Unë them mos fol prit rastin se Belindi është gati të të thot ik, se ti i bën karshillëk.

        Përgjigjjuni
        1. Tirona.

          Alimehmuti djali mediut kryetari bp te spitalit kur saliu ishte sekretar ppsh Dhe ky cuni duket si leve e ppsh as mish as peshk Cfare doktorri ky shkoi 10 vjet shkolle dhe u bej dr halesh

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paloqja

            Ky ështe një oportunist i vogel. Mos prisni gjë nga ky se nuk ka këllqe për këto punë.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasani i biri Hysenit

              Alimehmeti,eshte i rrezikshem,sa S.Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. M
                MEMEDHETARI

                Hasan,ke plotesisht te drejte!...

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tirona

                Alimehmet, je nje fende e ftohte

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  101

                  Doktot Alimuti i Saliu orgjinen tende si familje e sigurimit te shtetit e pelqen vetem Sali Mortja komandanti i spiunave te sigurimit te shtetit. Alimemutimehmeti it je Dibron jo Tironas...... Alomutimehmeti dhe kaka Tabkja ose Nafija e Dybekut..vleni vetem per Sali Kermen .

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    101

                    Doktot Alimuti i Saliu orgjinen tende si familje e sigurimit te shtetit e pelqen vetem Sali Mortja komandanti i spiunave te sigurimit te shtetit. Alimemutimehmeti it je Dibron jo Tironas...... Alomutimehmeti dhe kaka Tabkja ose Nafija e Dybekut..vleni vetem per Sali Kermen .

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Ky Alimuhmuti eshte edhe me i neveritshem, mos e keqkuptoni se eshte me i mire se gjallesat e tjera ne ate kenete vetem se flet gjoja si i permbajtur.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje