VIDEO/ “Unë gjallë jam, po Luli?” - Rama thumbon Berishën: Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur

10 Qershor 2025, 09:07Politika TEMA
VIDEO/ “Unë gjallë jam, po Luli?” - Rama thumbon

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë për Lulzim Bashën teksa po i përgjigje një ndjekësi në rubrikën “Sy m’sy”.

Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky?”, Rama reagoi me humor: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”

Kryeministri nuk la pa ironizuar opozitën dhe Berishën, duke thënë komentuesve shikoni në ç’derexhe janë katandisur pasi sipas tij marrin lehtë popullin.

“Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep unë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh.

Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull”, u shpreh Rama.

4 Komente

  1. X
    Xhepisti gjate

    Je i mbaruar thjesht nuk e di o hajvan.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "BOHOTINA"

      Per mua je aset kombetar qe u ndodhe ne kohen e duhur, ne vendin e duhur. Shih perpara jo mbrapa. Ka te tjere qe e bejne mire ecjen mbrapsht. Vazhdo sheno kosha. Leri qent te lehin. Mos u kthe as pergjigje se u duket vetja qe jane te vleresuar.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cubel Breca

        Kan shkuar per lesh bubi o Cubi. Jo luli e sali qeni por zoti te zbres nga qielli su ben derman. Do zoti e darling te pavlefshme zgjedhjet e te perseriten e te marresh mbi 100 mandate pastaj zhduken fare muterit.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cubi

          Ti xhepisti gjat mbaje me shkum,se ne fakt I mbaruar komlet eshte. Shkoni e degjoni plakun mere cdo dark se ju duhet,se mbase nga viti 2040 mund te vij ne pushtet I ngrati.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje