Lobimet e Metës dhe Kryemadhit: Historia me paratë ruse nisi që nga investigimi i gazetës austriake "Kronen Zeitung"

16 Mars 2023, 20:04Politika TEMA

 

Lobimet e Metës dhe Kryemadhit: Historia me paratë ruse nisi që

Dhjetë muaj më parë, “Kronen Zeitung” media më e madhe austriake publikonte një artikull ku sipas një dëshmitari shqiptar që strehohej në Austri, Ilir Meta përshkruhej si thelbësisht i korruptuar.

Artikulli mes të tjerave citonte dokumentet e siguruara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për lobimin ndër vite të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Uashington.

Gazeta referonte edhe një pagesë prej 700 mijë dollarësh të bërë në 2016-të dhe fillim të 2017-s përmes kompanisë Dorelita Limited, e regjistruar në Qipro.

Sipas kontratës së dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë, qëllimi ishte mbrojtja e interesave të personave dhe klientëve të kompanisë qipriote, që përfaqësohej nga avokati Iraklis Fidetzis, i cili dyshohet në njohje e Vangjel Tavos, ish-deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës.

Dokumentet tregojnë se janë paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”.

Pyetja që nuk merr përgjigje në artikullin e medias austriake është burimi i këtyre parave. Dyshimet u ngritën në dy pista, ose janë para korrupsioni, ose financim nga vende të treta si pjesë e fushatës së tyre për influencë në Ballkan.

Përgjigjen për me sa duket e ka artikulli i EuReporter, media e themeluar që në 2001 me bazë në Bruksel.

Në një artikull të ditës së mërkurë, EuReporter solli dokumente të siguruara nga inteligjenca amerikane, që tregojnë transaksione monetare të Monika Kryemadhit me kompani guaskë të regjistruara në parajsa fiskale. Pagesat janë marrë nga kompania offshore “Holdem Holdings”, e cila kontrollohet nga oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.

Monika Kryemadhi dyshohet se është aksionere në kompaninë offshore të kontrolluar nga rusët, pasi në mandat pagesat thuhet se shuma prej 13 mijë e 500 euro është marrë si divident për aksioneren.

Kryemadhi gjithashtu ka bërë një pagesë për një kompani offshore, “Vradus Holdings”, e cila kontrollohej nga Vitaly Savvin, një oligark rus nafte, që sikurse u zbulua nga Forbes ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Putinit.

Investigimi i EuReporters ngre dyshime se dy kompanitë në fjalë të regjistruara në parajsa fiskale nuk kanë asnjë aktivitet, por shërbejnë si maskim në këtë rast për të shpërndarë paratë ruse për politikanët e korruptuar në Evropën Lindore si pjesë e strategjisë së Moskës për të rritur influencën në këto vende.(TCH)

 

 

15 Komente

  1. G
    Gerdeci

    Kuçke e peshtire.

    1. D
      Dakord

      Kuçka eshte ne opinion tani dhe sapo e mohoi pa ju dridhur qerpiku. Tmerr

      1. k
        k

        SPAKU të rri i qetë dhe të luaj domino ose të kapi ndonjë plakë që ka "vjedhur" një tufë majdanoz ke fshatarët.

        1. M
          Mero in action nuk ja kalon dot pollinos

          Dokumenti tregon se eshte pagese Dividenti per aksioneret e kompanise gjermane UBS AG, Holdem Holding Limited. Te genjesh ne nje media kaq hapur dhe te tregosh dokumentin si odiot kjo eshte tema. Njerez lexoni dhe verifikoni lajmet po ju genjejne me sy hapur!

        2. M
          Mara emigrante ne Itali

          Prokuroret dhe gjyqtaret i hengershin gjak rrogat qe marin nga taksat tona ,Zoti vonon por nuk haron ,do te shkoni ne ferr o qelbesirat e kombit .turp ptu .

          1. T
            Tallavaja

            I ka bere Sorosi, OR TEEEJ. Agushi eshte i paster si qelibar, mos e kruani se te keput ne mes. Edhe me Monicken, mos e kruani se ta vervit me cizme, or tej, merrni vesht.

            1. F
              Fjale ne "Demokraci"

              jo eshte gENJESHTER E MADHE:::Like Flrori eshte i "Paster"..pa le Kurva Kryemadhi.. ne kemi Shetet muti...Ngrihu Enver nga Varri dhe Qiju Motren dhe Nene..Berishes, Metes, Monikes..Mediu, Flamur Nokes dhe eDI rAMES..lol

              1. U
                UNE

                O Zot, sa me fat me bere; nuk me dhe per grua nje femer kokemadhe ( kryemadhe).

                1. V
                  Vezet Rehas

                  A ka Spak apo jo? Shqiptaret duhet te çohen ne Protesta para Spakut ,ndryshe sbehet ky Shtet.

                  1. t
                    te vertetet

                    kerkese: ilir meta, sali berisha dhe edi rama te bejne nje teabele se cfare pasurie kishin kur hyjne ne poltike per here te pare dhe cfaare pasurie kane ata dhe femijet e familjaret e tyre sot, keshtu te bejne e dhe per enver hoxhen e nexhmijen e ramiz aline. te ngrihet nje komision parlamentar per kuriozitet e te shofim sa kane bere populli e sa per vete . psh cka ula nexhmija femijeve cka po u len iliri e monika, edi e linda dhe saliu e liria. monika diku ka thene se kur eshte martuar me ilirin hanin buke me djathe e flinim ne konvikte. kerkese e vecante per ilir meten te detyroje moniken qe te transmetoje interviste me sonila bechetin per vilen ne lazel. burrash a do ta beni krahasimin e mesiperm

                    1. r
                      referendumi

                      nqs i thoni ilir floririt se te beje referendum te pare ne popull me pyetjet : a duhet te largohet nga politika EDI RAMA, a duhet te largohet nga poltika ILIR META, dhe a duhet te largohet nga politika SALI BERISHA me pergjigje PO, JOdhe kjo pyetje te shtohet ne zgjedhjet lokale te 14 majit, shume e lehte te realizohet. ky referendum do shtonte shume votuesit. a ua mba bytha?

                      1. S
                        Sapa

                        Popull i vjedhuri nga te gjithe politikanet e demokracise.....

                        1. G
                          Gerdeci

                          Ti qe çon "fjale ne demokraci" ç'ke qe krruhesh me Ramen? Mblidhi ato dy pale lecka qe ke ne koke e ftilloju se shume po na e perflet ate bashke me vrasesit e ketij kombi.

                          1. P
                            Popull

                            Jo parti kurve...kjo parti pl...kjo parti bastardesh qe flet ne emrin tim...u shofte nga faqja e dheut...mos gezofshin asgje!

                              Lini një Përgjigje