Lufta e “B”-ve brenda opozitës: Betëjë apo parodi?

5 Tetor 2023, 19:42Politika TEMA
Lufta e “B”-ve brenda opozitës: Betëjë apo parodi?

Nga Ylli Pata

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar Kuvendi dhe deputet i Partisë Demokratike, prej kohësh e ka mënjanuar veten nga zhvillimet e brendshme në opozitë, duke ofruar le të themi “kronika” të lehta e parodike nga brenda sallës më të rëndësishme të Republikës.

Megjithëse ka zgjedhur Gaz Bardhin si partner politik, në një rreshtim pak a shumë politik, në pamfletin e radhës sarkastik, Gjekmarkaj në fakt ja qëlloi me titullin. E quajti “Kronika e betejës Bardhi-Basha”, që sot është realisht një zhvillim politik në kuptimin e plotë të kësaj fjale. E si i tillë duhet të trajtohet, të raportohet e analizohet. Gjekmarkaj, në kronikën e tij gjen një mjedis surealist, që sipas gjasës kërkon të godasë një fenomen, por mungon të na sjellë nga afër, aty ku ndodh kjo përplasje, kronikë sa më të pasur nga ajo që ne, dmth publiku nuk e vë re në transmetimin live.

Zoti Gjekmarkaj, natyrisht na e sjell një kontekst, një atmosferë, por aty mungon realiteti politik i kësaj beteje, që është në fakt sot për sot, lajmi në opozitë. E cila si nxënësit e klasës së parë, pasi e kanë mësuar shkronjën A, kanë mbetur te B-ja. E duke ecur me logjikën parodike të Gjekmarkajt, kanë 30 vjet që rrijnë te B-ja, duke u rrotulluar sa te Berisha, Basha, apo Bardhi.

Ceka, Pashko, Zogaj apo Hajdari? O zotëri, jemi te B-ja! Sfiduesi i fundit i Berishës vite më parë sërish kishte B si shkrojnë të parë: Butka Uran.

Si për të furnizuar bllokun e kronikës alegorike të Gjekmarkajt, edhe pushteti ka mbetur te E-ja, pasi F-ja, I-ja dhe P-ja u shpallën armiq.

Për PD-në përdoret metoda nga e djathta në të majtë, pasi është forcë e djathtë e përdor systemin hebraik e arab, ndërsa e majta, atë latin.

E kjo fantazi mund të vazhdojë e vazhdojë në gjetje e mbetje sa të ketë robi forc e buxhut, por në fund njerëzit që janë aktiv në opozitë do thonë: “ta boft zoti marë”!.

Pasi në realitet e gjitha kjo është një betejë politike, madje e fortë, e ashpër, reale, me interesa dhe synime të qartë. Por ka një problem shuumë të madh. Bëhet në vendin e gabuar.

Ç’punë ka Parlamenti i Republikës me inatet e Gazit e Lulit, problemet e ambicjet e tyre. Ata janë votuar si deputetë dhe udhëheqës madje të Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës.

Atë betejë, B-asha dhe B-ardhi, por edhe B-erisha, duhet ta bëjnë në fushën e PD-së. Në mejdanin e demokratëve ; e të votohen. Lulzim Basha e bëri dhe arriti të fitojë votën e atyre anëtarëve që janë regjistruar si të PD. Bardhi ju frikësua atij votimi, pasi e di se të gjithë që votuan Lul Bashën i ka kundër. 

Bukur. Të kërkojë që të votohet nga ata që nuk e duan Lulzim Bashën por që e ndjejnë vetën brenda opozitës. Ja mban B-ardhit të bëjë një sfidë me B-erishën? Diçka duhet të bëjë! Fundja edhe Selami Jenisheri ja hodhi dorashkën Armando Dukës, duke i shkuar edhe në zyrë me biçikletën e tij rozë…

11 Komente

  1. n
    niku

    A di ndonjoni nga eshte politikani i djathte me fame europiane Kujtim Gjuzi qe ti jape zgjidhje ketyne problemeve te Ballkanit,Europes dhe Shqipnise e Kosoves?Sepse na iku ky tjetri, Selami Jenisheri,qe mbasi e ndriti ne politike i qeka fut futbollit.(Nje pyetje kisha,si ka mundesi qe keta ishin deputete,kush i gjeti dhe nga i gjeten mer jahu)

    Përgjigjjuni
    1. B
      Basha Dorzoj Vulen Kryetarit G.Bardhi

      Mos e tepro se do ju kushtoj shtrenjt marrja peng qe po ban PD-s . KOha jote maroj . Je i deshtuar . Cfar do me ne Politike ? Te dha boll kohe saliu , dhe ti deshtove ne gjithcka . Shkrujate edhe Librin Misioni nji Bytheci dhe tani fshij bathen me ate .Pasuri bere .Hik tani e na ler ne shqiptareve te bejm Opozite .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokratet e arsyeshem , Thirrje bashes :

        z. Basha mos e degradon me tej PD-n sepse nuk eshte ne interes as te opozites ,ao mponikes mikeshes tate ,qe deshtut per turp ,as te ktij poplli Liridashes e demokrat . DORZO VULEN sepse ti s'ke asnji kontribut ne PD e jo me ta mbash ate . Thirri arsyes , para se te jet shume vone .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kavaja ka nevojë për hoxh

          Shikojeni si rri pedo si ata qentë kur i hedh ndonjë kockë,ka mar kot më kot ky koqa pa koqe

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Të tre B=të me nder janë për në hale.Opozitë me këta langaraqë nuk do ketë kurrë.Të tre dhe ata që ju shkojnë mbrapa janë plerat e Shqipërisë.Por ne si popull jemi fajtorë që nuk i zëmë me gurë se na maruan 33 vjet.Po si ka mundësi njerzët më injorantë i futen politikës?Dhe me e keqja nuk ka edhe ndonjë të ri që të na premtojë ndënjë gjë të re...

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Të tre B=të me nder janë për në hale.Opozitë me këta langaraqë nuk do ketë kurrë.Të tre dhe ata që ju shkojnë mbrapa janë plerat e Shqipërisë.Por ne si popull jemi fajtorë që nuk i zëmë me gurë se na maruan 33 vjet.Po si ka mundësi njerzët më injorantë i futen politikës?Dhe me e keqja nuk ka edhe ndonjë të ri që të na premtojë ndënjë gjë të re...

              Përgjigjjuni
              1. B
                Black Jack

                PD , parti parazit e sumatrice, hajn qyl ng taxapagusit Shqiptar, kon 30 vjet qe hajn mut e shkatrrojne Shqipnin, e thone mileti skemi, ja kta ju a morrin paret qe ju jeni ne dite te qametit , asgjo nuk afron kjo mut parti, vecse sherre mes vedit she Shqipnis . Pd duhet te dali jashte ligjit dhe ti jepet drejtesise per mekatet qe i ka bo shqipnise, dhe atij populli .

                Përgjigjjuni
                1. b
                  basha ky Tru Peshk qelbes

                  ja thau beshtymen ne Gurrmaze Bardhi borat veshgjatit basha ,nji nder plehrat me te neveriteshme ne Politike ,qe i ka sherbyer gjate gjithe kohes ,maskarades Politike te dyshes se Kermave Antishqiptare [ saleh - mutaj ] Ashtu si hyn ne Politike ashtu edhe del ,si Vez e Prishur

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Grand

                    Ky Bardhi nuk e di se sa I neveritshem eshte bere ne syte e publikut te thjeshte, we pa's dyshimit per vrasjen ne Elbasan. Tallja e madhe e SB, per ta bere "KM" ishte mjafte argetuese.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emiljano

                      Ec Luli ec,mbasi pallove argiten dhe karminen,tani i erdhi rradha bardhines

                      Përgjigjjuni
                      1. o
                        opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

                        B-ja majtas ne foto opozitar? Mos se na shkrite, kur ti gjeni ndonje deklarim prej opozitari ndaj qeverise Rames mos ngurroni te na lajmeroni!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje