Spartak Braho: Rama në pushtet edhe pas 2030, PD është e copëzuar

5 Tetor 2023, 16:45Politika TEMA

Spartak Braho: Rama në pushtet edhe pas 2030, PD është e

Ish deputeti i PS-së dhe i LSI-së Spartak Braho parashikon që Edi Rama të qëndrojë në pushtet edhe pas 2030. Shkaku? Opozita e dobët për të cilën dhe atë e bën përgjegjës.

“Tani kryetari i maxhorancës, si regjisor i madh i realizimit të intrigave politike e ka kthyer PD-në në një trupë estrade të tallet mileti. Bëhet Bardhi kryetari i grupit parlamentar (Qesh) Gaz Bardhi përfaqëson ata që sot po rrihen e shajnë njëri tjetrin dhe që do të vazhdojë gjatë.

PD është e copëzuar. Nuk ka më bashkim. Ky është fati i Edi Ramës dhe i atyre që përbëjnë maxhorancën sot se do të qëndrojnë gjatë në pushtet” thotë Braho në intervistën për Report Tv.


Edhe përtej 2030?

Spartak Braho: Patjetër. Edhe më shumë se nuk kanë rivalitet.


Braho nuk mund të lërë mënjanë kritikat. Ai thotë se PS duhet të reformohet pasi po humb kontaktet me popullin dhe realitetin.  

"PS duhet të modernizohet të heqë dorë nga disa vese që e kanë kthyer këtë forcë politike jo shumë popullore. Vendi po kalon probleme ekonomike shumë të forta. Këta nuk e dijnë se nuk shikojnë poshtë, çfarë bëhet me pensionistët.

I ka mbërthyer euforia se kanë zbuluar naftën në Shpirag. Nafta në Shpirag është zbuluar më përpara nga gjeologët e naftës shqiptarë. Rama ti mbledhë e të marrin mendimin si duhet të veprojnë. Nuk i mbledh njeri. I shfrytëzojnë të tjetër por këtu nuk kujtohet njeri“, tha Braho. 

2 Komente

  1. R
    Real

    Doli ky miu i haleve te gjirizeve te diktatures te jape mend. Zhduku moj qelbesire se te vjen era mu…

    Përgjigjjuni
    1. U
      U shofshin zagaret e Lexhendes

      PeDe -ja eshte. .....nje Zot e di çfare eshte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje